| E shtune, 19.01.2013, 09:46 AM |
Gjyshi i ëmbël Janaq.
Mendime dhe përshtypje për krijimtarinë poetike në vite të poetit për fëmijë Janaq Pani.
Nga Kristaq Turtulli
-Takohemi
nesër në stacionin e Finçit. Me sa di unë aty pranë ka dhe një mjedis të
përshtatshëm për ne, për të pirë kafe dhe biseduar,- dëgjova në telefon një zë
të ngrohtë dhe që më la përnjëherësh përshtypje të mirë.
-Detaje
qysh dhe tek për tu njohur nuk ka shumë nevojë, shqiptarët e njohin me lehtësi
njeri tjetrin kudo qe të ndodhen,- shtuam pothuajse në një gojë dhe qeshëm me
përzemërsi.
Dhe ditën e nesërme ne stacionin e Finçit e
gjetëm shumë shpejt njeri tjetrin dhe u takuam. Burri me trup mesatar dhe
energjik Janaq Pani shtrëngoi
Letërsia
për fëmijë është shumë specifike dhe në vite janë evidentuar krijues të
talentuar me profil të veçantë e që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në
letërsinë shqiptare për fëmijë, si Odise Grillo, Bedri Dedja, Gaqo Bushaka,
Naum Prifti, Bardhyl Xhama, Skënder Hasko, Dionis Bubani,Shpresa Vreto, etj.
Letërsia për fëmijë është nga më të kërkuarat nëpër biblioteka dhe kjo është
lehtësisht e provueshme, por jo fort e
lëvrueshme dhe cilësore në poetikë kohët e fundit. Letërsia shqipe për fëmijë
dhe të rinj është në kulmin e lexueshmërisë së saj, ndryshe nga letërsia për të
rritur që është në krizë për shumë arsye objektive dhe subjektive. Jo pa arsye
shpesh flitet me zë të ulët, se ka më shumë që shkruajnë se lexues. Nejse...
Nuk e
mohoj se ka vend edhe për kritika në letërsinë për fëmijë, se prurjet e një
viti mund të jenë të pakta, se mosha e shkrimtarëve po shkon drejt pleqërisë.
Një pjesë prej shkrimtarëve më në zë nuk janë mes nesh, ndërkohë nuk po hyjnë
sa duhet në krijimtari forca të reja, dinjitoze, sepse letërsia për fëmijë të
lë zbuluar... po të mos dish ta përdorësh siç duhet penën....detaje për të
cilin duhet pasur parasysh e duhet trajtuar herë tjetër me përgjegjësi dhe
kujdes të veçantë.
Këto po
mendoja kur morra në dorë dhe fillova të shfletoja librat e dhuruara të mikut
tim, Janaq Pani, të botuara me shije, paksa të ngucura në faqe, dhe jo
/ Koshat
na i mbush vjeshta,/ plot me fruta lloje- lloje,/ Gjyshi xhepat zbraz me
vjersha,/ Të ëmbla si mjalti me hoje,/ dhe të bukura si ti doje./
Gjyshi
poet Janar hapi shportat, çeli zemrat. Dera e larmishme e fëmijëve u hap
lehtësisht përpara meje. Pa shumë ceremoni eca në të, por me thjeshtësi dhe
bukuri, menjëherë përjetova një lirshmëri të bukur, të ëmbël dhe mu duk sikur
mu hap përpara bota e gjerë e madhe e pafundme e fëmijëve:
/Ç’është
mirë dhe ç’është bukur?/ Krahët kur i rreh një flutur,/ kur flladit një fllad i
hollë,/ kur i çel lulet një mollë,/ kur aromat i shpërndan bliri,/ kur fëmijës
i qesh syri,/ kur këngën e ndez gjinkalla,/ kur vjen gjumi mbi qepalla,/ kur në
krahë të merr nëna,/ kur trokasin bashkë të dy zemra./
/Kam një
nip dhe kam një mbesë,/ më të bukur nuk i gjen,/ gjyshi për ta mund të vdesë,/
dhe ta dini, keq nuk i vjen./ Dhe ta dini miq një fjalë,/ kur qesh mbesa/ kur
qesh nipi/ gjyshi,/ hop na behet djalë,/ lart më pemë mund të hipi./
Poezitë
dhe poemat e ngrohta, të bukura, të rrjedhshme ndjekin njëra tjetrën, trokasin
lehtë me sinqeritet në zemrat e brishta fëmijërore. Janaq Pani ka një
krijimtari të bollshme, poeti me
aktivitetin e tij krijues është një ndër poetët më të spikatur të letërsisë për
fëmijë.
Mua më
vjen vetë ashtu natyrshëm në mendje vargu dhe rima, të cilat ndjekin njëra
tjetrën, më tha Janaqi. Ndoshta ka të bëjë këtu dhe tradita jonë e hershme,
shumëshekullore e polifonisë dhe e vargëzimit. Unë e dua shumë botën e
fëmijëve, shton Janaqi, sepse është një mrekulli më vete, por jo vetëm kaq,
krijuesin, autorin e bën ti rreh zemra në kah të çiltërsisë, thjeshtësisë dhe
bukurisë.
Poeti
Janaq Pani ka lindur në Qeparo të Himarës në vitin 1941, ku kreu edhe shkollën
shtatëvjeçare. Shkollën e mesme e mbaroi në Tiranë për gjeologji, pas mbarimit
të shkollës punoi gjeolog në ekspeditat e Kukësit, Gjirokastrës dhe Vlorës.
Në rrugën
e bukur e plot me vështirësi të letërsisë për fëmijë Janaqi ka nisur te merret
qysh kur ishte nxënës dhe krijimet e para poetike i botoi në fillim të viteve
80, në revistat për fëmijë të asaj kohe si: revista ‘Ylli’, ‘ Fatosi’ e
‘Pionieri.’
Profesioni
i gjeologut sigurisht mund të thuhet se është shumë larg prej pasionit letrar,
poetik sidomos të letërsisë për fëmijë. Por ndoshta ky profesion i bukur i
kërkimeve dhe zbulimeve është dhe shumë pranë, ngaqë je gjithnjë pranë natyrës
së bukur shqiptare, ajrit të freskët dhe të fshehtave të nëntokës, njëlloj si
bota e pasur e papërsëritshme e fëmijëve. Të gjithë ne e kemi kaluar fëmijërinë
por pak janë ata krijues dhe artistë që i kthehen dhe e ngrenë në art.
Pra,
krahas këtyre elementeve gërshetohet, natyra
si dhe bota e gjerë e ndjeshme, ëndërrimtare dhe me talent e Janaq
Panit.
Librin e
parë me titull: Yje mes yjesh’ e botoi në vitin 1980 (poemë), që u prit mirë
nga kritika e asaj kohe. Më pas vijnë botimet e tjera poetike, me tematikë të
pasur dhe të larmishme duke hyrë në brendësi të botës së pasur të fëmijëve, me
temë nga lufta, heronjtë dhe temë të ditës, si: ‘Lajmëtari i pranverës’:(poemë).
‘Tufëza me lule.’( vjersha). ‘Baladë për njëmbëdhjetë heronjtë.’’ Shamiza e
kuqe, ’ Përrallat e zogut Cërr (përrallë kjo në vargje).
Në
krijimtarinë e këtij autori, bota shumëdimensionale e fëmijëve herë
Në
vjershat e poemat e Janaqit vijnë me freski dhe origjinalitet tema të reja, me
muzikalitetin e vargut, duke operuar me figura të gjetura e të komunikueshme
për botën e fëmijëve. Gjithashtu autori mbështetet fuqimisht në traditën më të
mirë dhe në folklorin popullor.
Poeti
Janaq përjeton ngjarjet dhe momentet tronditëse që kaloi populli ynë, si
eksodin e dhimbshëm, të paligjshëm dhe pasojat e lënguara të saj, si p sh tek
poema e bukur dhe e dhimbshme: ‘Pse qan Otrantoja’:
‘Për ku
nget kjo anije/ deti thellë hungëron./ Dallgë, o dallgë ku i shpie,/ atje tej
vdekja përgjon./
Sa bukur
e paraqet autori me vargje të kursyera, gjithë tension dhe njëherësh shumë
komunikuese për botën e fëmijëve, shtegtimin e pasigurtë, të pashpresë, në mes
të dallgëve të mëdha. Ikin të kërkojnë fat, me thjeshtësi dhe mallëngjim, të
drithëron kjo fjalë, dhe më tej shkon në rrëqethje, përtej detesh në harrim.
Revolta e
poetit është e pafundme ai bërtet me gjithë forcën e shpirtit dhe troket në
botën e fëmijëve çiltërsisht për të lënë gjurmë dhe vërtetësi:
Eh, o det
i Otrantos,/ u thafsh e të daltë fundi,/ nëm me zemër sot Sazani/ nëm me zemër
Karaburuni./
Më tej
poeti shkruan: /Det, o det, pa shtroji dallgët,/vrullin tënd një grimëz ule,/
për të dashurit e largët,/ endëm një qilim me lule./
Janaq
Pani ka një krijimtari të pasur, të
bollshme mbi tridhjetë vjeçare. Janaqi është autor i mbi njëzet tituj librash
poetikë, të cilat ndjekin njeri tjetrin
me larmishmëri dhe cilësi të lavdërueshme.
Karakteristikë
e krijimtarisë së këtij autori është sinqeriteti dhe bukuria e vargut,
figuracioni poetik është spontan, lirizmi i të rrëfyerit, vlera, çka e kanë
bërë këtë autor të jetë i shumë i dashur dhe mjaft i lexuar nga fëmijët e
moshës parashkollore dhe cikli i ulët i shkollave. Por edhe ne të rriturit kur marrim në dorë librat poetikë, i lexojmë dhe
i shijojmë me kënaqësi krijimet e poetit, kjo gjë vlen për tu a transmetuar më
bukur fëmijëve.
Janaq
Pani përgjatë krijimtarisë së tij i ka kënduar dhe i këndon me bukuri
vendlindjes, atdheut, trimërisë, festave të ndryshme. Miqësisë së sinqertë,
shkollës, mësuesve. Dashurisë ndaj mamasë, babait, nënës dhe gjyshit. Vlerat e
larta morale, patriotike, artistike, edukative përshkon pothuajse të gjithë
krijimtarinë e Janaq Panit.
Zemra ime
nuk ka krahë,/Por dhe mund të fluturojë,/ apo/ Me gji dhe me këngë/ mami më ka
ritë,/ Sa shpesh e ka trembë,/ Gjumin nën qerpikë./
Janaqi në
poezitë, poemat dhe librat e shumta poetike i ka kënduar me dashuri natyrës,
jetës, pyllit.
Janaq
Pani është fitues i disa çmimeve letrare artistike në vite për vlerat e tij të
larta letrare. Vargjet e strofat e Janaq Panit me muzikalitetin e tyre të
ndjerë, plot mesazhe e kumte dashurie na krijojnë neve të rriturve një ndjesi
të bukur, gazmore dhe kënaqësi të veçantë
Në
mbyllje të këtij shkrimi modest për krijimtarinë e Janaq Panit i cili me artin e tij, luan një
rol të rëndësishëm sot në letërsinë shqiptare për fëmijë dhe zë një vend të
lavdëruar.
Janar 2013