| E shtune, 19.01.2013, 09:13 AM |
Figura poliedrike që ndërlidh
kulturën shqiptare me atë amerikane
Nga Agron Shele
Eshtë
impresionues dhe befasues portreti intelektual i të riut Peter Tase, i cili me
punë dhe përkushtim ka krijuar një perfomancë të shkëlqyer në të gjitha sferat
e shoqërisë amerikane, duke u bërë shëmbëlltyrë e qartë e gjithë atributeve të
shqiptarëve sot në botë. Falë cilësive të veçanta dhe prirjeve në rritje,
figura e tij është shndërruar në potencial vlerash, ideshë dhe cilësi që me
devocion të plotë i ka vënë në shërbim të kulturës dhe integritetit
panshqiptar.
Peter
Tase ka lindur në Qytetin e Beratit, në Tetor të vitit 1982. Në Vjeshtën e
vitit 2000 vendoset familjarisht në qytetin e Milluokit (
Në Shkurt
2007, fillon shërbimin si Vullnetar i Korpusit të Paqes në Republikën e
Paraguay-it (Amerika e Jugut), duke ushtruar funksionin e këshilltarit për
politikat e Shëndetit Publik në Zonat Rurale. Gjatë kësaj periudhe ai do studionte
dhe përvetësonte edhe gjuhën Guaraní. Pas shërbimit në Korpusin e Paqes (U.S.
Peace Corps), në Qershor, 2009, kthehet përsëri në
http://www.speroforum.com/
Ka botuar
një sërë artikujsh në faqjen elektronike të lajmeve:
http://kosova.info/
(http://kosova.info/2011/12/presidenti-xhejms-polk-dhe-lufta-teritoriale-me-meksiken-1846-1848/)
Aktualisht
ai sot vazhdon studimet për gradën Master of Arts në Institutin e
Një
biografi e pasur që nuk ka nevojë për koment, por shpreh më së miri dhe qartë
ecurinë dhe rritjen individuale të këtij poligloti, përkthyesi dhe
personaliteti të ardhshëm. Figura e Peterit është shumëplanëshe, por ne do të
ndalemi tek përkushtimi, dhe evokimi i vlerave shpirtërore letrare në shërbim të
përnjohjes dhe njehësimit të letrave shqipe në lëmin e literaturës amerikane.
Komponentët kryesorë të përkthimit: kompozicion, ruajtje mesazhi, ruajtje forme
dhe përmbajtjeje janë elementët bazë që udhëheqin përkthyesin, dhe me këtë
metodologji ai ka përcjellur orgjinalitet dhe autentitet të veprës shqiptare
poetike. Pasioni, dashuria për kulturën dhe gjuhën amtare, prezantimi i saj në
Amerikë, kanë për mision dhe qëllim publikimin dhe njohjen e vërtetë të kësaj
kulture sa ornamentale po dhe kaq të lashtë, e cila fatkeqesisht zë një vend
relativisht të vogël në Ansamblin e letërsisë botërore.
Autorët e përkthyer nga Peter
Tase:
Ndue Ukaj
me dy vëllimet poetike : "
Jeton
Kelmendi me vëllimin poetik: "How to Reach Yourself (Si të shkosh tek
vetvetja). Jeton Kelmendi vjen nëpërmjet përkthimit brilant të përkthyesit Tase
me veçoritë dhe specifikën e veçantë që ka ky autor. Stili, beftësia,
moderniteti, lojëra e fjalëve, pjekuria e lartë artistike dhe estetike,
muzikaliteti i tyre dhe ndjenjësia e poezisë, prekin dhe krijojnë një atmosferë
të thellë mendimi dhe hapësire. Poezitë në vëllimin "Si të shkosh tek
vetvetja", shprehin më së miri konceptin relativ rreth vetë fjalës,
mendimit, nuancës dhe ndërthurjes së saj, drejtpeshimit dhe ngritjes në art;
përbrenda këtij vizualiteti këto poezi vijnë sa shprehëse po kaq dhe
performuese, duke përbërë risi për gjetjen dhe stilistikën edhe në gjuhën
angleze.
Anton
Gojçaj si poet, shkrimtar dhe studiues me banim në Tuz të Malit te zi vjen nga
përkthyesi Tase për lexuesin amerikan me gjithë patosin e tij poetik, dhe me
një art të patjetërsueshëm, por të mbështetur thellë në traditën shqiptare dhe
të pasuruar me elementët e poezisë më bashkohore sot në botë. Pas nje pune prej
disa muajsh, Peter Tase perfundoj se perkthyeri librin me poezi te Anton Gojçaj
titulluar: “Dëgjohet një violinë në suferinë” dhe e botoj ne gjuhen Angleze, ne
SHBA tek shtepia botuese (online) Lulu Enterprises, Inc., me titull: "A Violin
is Heard Flowing in a Torment", Nëntor, 2012.
Remzi
Basha me vëllimin poetik: "Fire in my Hands" (Zjarr në duart e mija)
Në këtë vëllim poetik ka një bosht të mirëpërcaktuar, ku spikat ndjeshëm dhe
dukshëm ritmi patriotik, gjallimi i momenteve të tij historik, plaga e
emigrimit dhe atdhedashuria e shfaqur nga UCK dhe forcat mbrojtëse të Kosovës.
Autori Tase nëpërmjet këtij botimi ka ndikuar dukshëm në përnjohjen dhe
sakrificat e popullit kosovar për flamur, pavaresi dhe liri, prezantuar në
shoqërinë amerikane dhe aureolës intelektuale të saj. Vetë poezia është një
lajtmotiv që i thur lavde atdheut dhe shpirtit të tij të pamposhtur, e ngre atë
në piedestal dhe e pasqyron para opinionit mbarë-ndërkombëtar si një komb që
është djegur dhe masakruar në shekuj dhe se meriton shumë më tepër.
Një vend
të rëndësishëm në plotësimin e potencialit të tij intelektual dhe interkulturor
zë dhe studimi me baza dhe njohja e shkëlqyer e gjuhëve të huaja, perfomancë
kjo që jepet me botimin "Fjalor Simultan me Pesë Gjuhë". Shkrimtari
Shqiptaro- Belg, Skënder Sherifi shkruan këto fjalë për këtë fjalor të botuar
në vitin 2010: “Një Fjalor që shënon një urë afrimi e bashkëpunimi mes 5
popujve e kulturave botërore. Një mjet komunikimi i nevojshëm në mes tyre është
natyrisht gjuha: se si shprehet e artikulohet në bazë të psikologjisë e
historisë të këtyre popujve specifik. Projekt fantastik, ndoshta edhe
surrealist pse jo ...çka përbën Guaranishtja, gjuha e indianëve të Paraguajt
... që mund t’i imagjinojmë nga injoranca, si figuranta në një film
western-spaghetti të Sergio Leonës : " Na ishte një herë Amerika",
porse kanë në realitet një botë e një thesar kulturor të pa imagjinueshëm me
gjuhët internacionale të njohura si anglishtja e spaniollishtja. Këtu qëndron
pra fisnikëria e autorit ... që nuk i përjashton apo nënçmon kulturat e
quajtura minoritare.”
Kompleksiteti
i figurës së Z. Tase ndihet fuqishëm dhe në anën publicitare, ku shkrimet e
botuara tek faqje të ndryshme interneti me fokus në lajmet botërore përcjellin
lajmin rreth problematikës dhe progresit të vendit të tij. Shkrime të tilla si:
"Arsimi dhe kultura në Myzeqe – Historia Arsimdashëse e një Krahine të
Shqipërisë" botuar në faqjen e informacionit http://kosova.info/ apo
"Prenk Pervizi: Gjenerali i Monarkise Shqiptare" ka bërë që vëmendja
e kombit të madh amerikan, por dhe e një opinioni më të gjerë të kthehet edhe
drejt panoramës së pasur shqiptare në Shqipëri dhe diasporë. Z. Peter Tase,
shkruan rregullisht artikuj te ndryshem te cilët janë botuar ne faqe të
ndryshme informacioni në Internet, si dhe në shtete të ndryshme të botës.
http://www.5dias.com.py;
www.speronews.com; www.coha.org ; http://en.mercopress.com/;
Peter
Tase është qendra dhe referimi i gjithë përpjekjes shqiptare për një vend më të
përparuar, është ëndrra dhe realiteti i ri që kërkon të ndërtojë nje shoqeri te
lire dhe te pasur me nje dialog multi-kulturor, është ideja dhe botkuptimi i
thellë shpirtëror, është zemra e një patrioti që rreh për kombin e vet, është
fuqia potenciale dhe kreativiteti i një intelektuali të plotë, është
shëmbëlltyra e vlerave njerëzore që karakterizon një shqiptar të ditur sot.