Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Mulaj: Pishat alpine rriten

| E merkure, 16.01.2013, 08:41 PM |


Pishat alpine rriten

Cikel me poezi-hajku – nga dr Zef Mulaj, Itali

(Nga libri i tij i fundit “Sy të tjerë në horizant”)

Vështrimi im,
Thyen kufinjtë.
Njeriu i lirë.
***
Ortekët e borës
Malet i mbajnë.
Nga qielli nisen.
***
Zbritni nga kali,
Kalorësit e zi.
Njerëzimi ecën.

Djepi i drurit të ri
Në vatër përkundet.
Pishat alpine rriten.

***
Kalorësit e zinj në kuaj,
Mbi tokë vrapojnë.
Me dhimbje njerëzish.
***
Në fytyrë kanë natën,
Në dhëmbë përtypjet.
Njerëzimi ka shumë uri.
***
Nga poltroni dinak,
Nxjerr fjalë të ëmbla.
Rrugës mbijnë ferra
***

Harresa bëhet plagë,
Në trurin njerëzor.
Si korrupsion rri.
***


Vetmia mbështjell gurin,
Pemët përreth gjelbërojnë.
Guri pëlcet nga fortësia.
***


Kur ngjyrat e pemëve
Rrethojnë universin.
Dritare të reja hapen.

Në oborrin e shtëpisë,
Një mollë mbjellë kam.
Aty fole zogjsh, bukuria.


Kujtesë e harruar peng,
Lodhje motesh e stinësh.
Pleqëri, parakohe pezull.
***


Fllad bjeshke kudo.
Freskimi në rudina,
Krehë flokë vashash

Fyelli këndon poezi.
Në lashtësi del avull.
Diell’ i ripërtërirë nxeh.

Ju, që iket dje papritur,
Nga toka nënë e dashur,
Dhimbjet i ndjeni nesër

***
Shtrati i bardhë i nusërisë,
Neoni ndriçon përmbi të.
Hije puthjesh në mur rrinë.
***

E butësisht dashuria,
Si trup i bardhë rri.
Zemra ndërron ritëm.
***


Dy lule të reja lulëzojnë
Në dy kodrina, në Malësi.
Dielli i përbashkët i rritë.

Diku, në Lugun e Zi,
Rrezja e bardhë bjen.
Gjak i kuq, Flamur i zi.
***


Buzëqeshja fshihet diku, aty.
Mbrapa perdeve rri, si hije,
Hipokrizia për ta përpirë atë.


Freskia rrezohet atëherë,
Ndihet jehonë e shpirtit.
Lumi i Valbonës këndon.
***


Si shkëmbi e kam fytyrën,
Trupin si toka të fortë aty,
Ku kam lindur e rritur.

Eksodi mprehë dhëmbët,
Deti hap gjirin e valëve,
Me ngjyrë të kuqe vishet

Doktori zbulon sëmurjen,
Frymëmarrja është ndalur.
Ofshama paloset në salla.

Gjashtë shekuj n’arrati ikën,
Ngarkuar në shpinë dhimbje.
Shqipëri e Vogël, në Kalabri.

U përqafuan dy lule.
Me ngjyrat kuqe e zi,
Flamuri shqiptar valon.
***

Flamuri i ri po valon tash
Në Iliri, Dardani e Kosovë,
Shqipëria është kuq e zi.


Dridhen xhamat e natyrës.
Stuhitë e muranët vijnë.
I korruptuari nën perde

Nikaj-Merturi në shpate,
Me kulla guri e oxhaqe.
Kurorë lulesh në Malësi

Anijet e ngarkuara me halle,
Me njerëz me shpresa larg.
Era i burgos në thellësinë.

Yjet vështrojnë habitshëm,
Dallgët që rrokullisen keq.
Varkë e fundosur vajtohet


Lule kam mbjellë,
Emra brenda kanë,
Lot dhe dashuri aty

Besa, fjalë e burri të kohës,
Në vargjet e këngës rritet,
Fishta me Lahutën e Malsisë


Udhëtari i bjeshkëve ikë,
Në piskamë zanash rri.
Përkundet djepi i mallit

Betej’ e Skënderbeut,
Me otomanë e pashallarë.
Shqiponja kalë i artë lirie.

Preku gurët e shtëpisë,
Ishte në ëndërr e gjumë,
Zgjohet duke qarë shumë.

Më të bukurën grua,
Me emrin lulebukura,
E puthin të gjithë atje.

T’i kam krehur flokët
Me qerpikët e mi.
Ta fala shikimin.

Urë mbi valët e detit,
Barka rri me shpirtra.
Dallgët vallëzojnë
----------------
Per ZSh-në, Janar 2013.
(Percolli per botim  redaktori  Z. Lushaj)