| E marte, 15.01.2013, 07:59 PM |
 Në përkujtim të  14 – vjetorit të dëshmorëve dhe viktimave të luftës:
Në përkujtim të  14 – vjetorit të dëshmorëve dhe viktimave të luftës:
MASAKRA E REÇAKUT
Nga: Demir KRASNIQI
Po i këndoj me lot Reçakut ,
Ku s’ janë terë  gropat prej  gjakut,
Nga masakra ma   brutale  ,
Që banë forcat  kriminale !
Këtë masakër  mbi shqiptarë –
E bënë shkijet sllav barbarë
Me policë e me ushtarë,
Me çetikë , paramilitarë !...
Më 15 Janar , Nëntëdhjetë e Nëntë ,
N’ mëngjes  herët  , n’ gjumë të rëndë ,
Beogradi kishte urdhëruar –
Reçakun për ta  rrethuar !
Forca t’ mëdha  mobilizuan –
Shqiptarët n’ gjumë  na i  rrethuan !
Shkojnë me mjete të blinduara
Dhe ato t’ motorizuara ...
N’ mëngjes herët , në Reçak –
Mbarë lugina u mbush me gjak !
Na u mbush fshati zjarr e tym –
Mbi shqiptarë duke  bërë  krim !
N’ ora  gjashtë e tridhjetë –
Ndodhi krimi i vërtetë !
Me artileri të randë –
Granatojnë fshatin nga çdo anë !
N’ këto momente nga ky krim –
Bëjnë përpjekje të gjejnë shpëtim !
Kërkojnë vende për strehim –
Për t’ shpëtuar nga ky rrethim !
Por përpjekjet  kot iu shkuan –
Barbarisht u masakruan ,
45 shqiptarë  janë pushkatua  ,
Bashkë me ta edhe një grua !
Me t’ kuptuar për këtë tmerr –
Ambasadori Viliam Voker ,
Shkoj n’ Reçak, nën ato male ,
Për t’ pa ngjarjet  kriminale !
Sheh kufomat shtrirë për toke –
T’ vrarë nga armët afër koke !
Pesëmbëdhjetë  t’ vrarë në një gropë –
Këso masakre s’ është parë n’ Evropë !
Kur pa njerëzit e masakruar –
Keq Vokeri ishte trishtuar !
Ca minuta kishte kërkuar –
Çfarë do t’ flet për t’u  koncentruar !
Mbasi frymë mirë kishte marrë –
Mbajti fjalë për gazetarë !
Mezi fliste prej trishtimit :
“Ky  është krim kundër njerëzimit!”
Dha sinjale Perëndimit –
T’ marrin hapat e shpëtimit !
Ta shpëtojnë popullin shqiptarë –
Nga gjenocidi i pa parë !