| E marte, 15.01.2013, 08:40 PM |
(Nga Shqipëri e Re, Konstancë, 28 Nëntor, 1934)
Dita
e 28 Nëntorit është dita e çlirimit të popullit shqiptar prej tiranisë turke,
por ky çlirim nuku bëri efektin që duheshe. Patriotët e vërtetë që u përpoqnë
për çlirimin e Shqipërisë nuku mundën t’a vënë atë në rrugën e përparimit, disa
prej tyre vdiqnë prej mundimevet të kohës gjatë luftimeve dhe disa të tjerë të
lodhur prej moshës u hoqnë nga fusha dyke kujtuar se detyra e tyre është krejt
e plotësuar.
Ku
t’a dinë të mjerët patriotë se në ç’duar ka rënë Shqipëria dhe se sot vajtnë
mundimet e tyre, populli heq të zezën e hullirit prej qeveritarëve merçenarë,
populli e ka qojtur regjimin e sotmë “Regjimin e Gjakut” se me t’u çliruar
Shqipëria nisi vëllavrasja. Të gjithë elementet e mbetura të Turqisë Otomane,
që zgjetnë vend në Turqinë e Re, ardhë në Shqipëri, nisnë me një herë të
lëftojnë patriotët, formuan partinë e tyre me kryetar Zogun Merçenarin të
vetëpjtur Mbretin e Shqiptarëvet.
Partia
dyke i premtuar popullit shumë gjëra, si dhe me fuqinë e shtetevet të tjerë
mundi të marë frenat e shtetit. Aventurieri merçenar i ç’palli Republikë
Shqipërisë dhe populli u gënjye prej dinakërive të tij, ju bint, mirë po ujku
qimen e ndron, po zakonë s’e haron, këta njerëz vranë Avni Rustemin, Gurakuqnë,
B. Currin e shumë të tjerë dhe më në fund Hasan Prishtinën.
Populli
në këto vjete qeverimi është krejt varfëruar, tiranët sunduës jo vetëm i kanë
kufizuar lirinë, por edhe e kanë bërë skllav, aq që gjer dje luftonte për
lirinë e tij dyke treguar trimërinë e të Parëvet, tani i mpitë prej fatkeqësisë
së jetës pret prej rinisë ditën e shpëtimit.
Populli
ka shpresë që të çlirohet dhe këtë e pret prej rinisë e cila do t’a udhëheqë
atë gjer në çlirimin e plotë. Prandaj le t’ju bëhet një apel (thirje) gjithë
patriotëvet që të lenë më nj’anë gjithë mëritë e vjetra dhe të bashkohen për të
enkurajuar rininë në luftimin, për çlirimin e popullit shqiptar.
Istoria
e ç’do populli na thotë se popujt prej regjimit feudal ç’lirohen me anën e
revolucionit, si francezët më 1789, gjersa të fitojnë të drejtat e tyre,
prandaj dhe populli t’onë prej regjimit feudal do të dalë me do e mos me anën e
revolucionit i cili thyen zinxhirat e ç’do skllavërie.
Prandaj le t’i japëm besën njëri tjetrit dhe të ngulim në zemër fjalët “vdekje ja liri” dyke u lutur në organizimin e revolucionit, i cili do të apë independencën e vërtetë që prej regjimit të gjakut dhe të tmerit në regjimin e popullit të lirisë dhe të përparimit. (Athinë, 25.XI.1934). MANI