| E marte, 15.01.2013, 08:23 PM |
Shahin Ibrahimi
Ironi therëse
Shpesh ndëgjoj të njëjtën shprehje
Që thellë në zemër më gërvish
Ironia shprehet me tehe prerëse
Me buzë në gaz nuk mund ti rrish.
Dikush thotë nuk di të lexoj
Më ka vdek mësuesja në klas t`parë
Kjo fjalë zemrën ma përçmoj
Se ul shikimin e tij krenar.
Egoizmi nuk është trimëri
Të ulësh veten nuk është meritë
Revani i kalit sjell kënaqsi
Se shikuesi nuk sheh yzengjitë.
Fjala jote ma bëri ditën sakate
Fantazia fluturon si qyqe e vetmuar
Fjalët e nxituara drithërojnë hakikate
Ndërsa sytë kërkojnë falje të nxituar.
Shprehje të tilla na mbytin ne Poetët
Me gërma i presim litarët e tillë
Me ura zjarresh kalojmë netët
T`ju afrojmë pranverën dhe muajin Prillë.
Kalendari u bë portret
Në dritën e hënës shijoj hijen
Kur prej saj prisja ndriçim
Yjet më thanë se po krihet
Dhe fton një valë në përqafim .
Qiellin tim shpoj me shikime
Kur askush s`më qante hallë
Në imagjinatë u bëre ëndrra ime
Por hija kurrë, s`më nxirrte mallë.
Për mua ishe kalendar
Kur për çdo natë, shtoja një vizë
Kam qënë përherë ëndrrimtar
Kur ti më shihje mes qelisë.
Veç kollën time ndëgjoje
Në ato vite si mallëkim
Pa më njohur më gjykove
Ndofta nga sytë që më ndrijnë.
Dimri ikte dita zgjatej
Kalendari u bë portret
Me dritën tënde unë shpesh matem
Ikona ime e vërtetë.
Ushqej lumturinë
Lumturinë përkëdhel në krahët e mi
Nga vuajtjt njerëzore dua ta largoj
Me sytë e saj unë jap dashuri
Që te askush cmirë mos dalloj.
Çdo çast më fal kaq ngrohtësi
Dhe zëra këngësh burrërie
Pasqyra diejsh janë sytë e mi
Prologje stinësh dashurie.
Dhe rruga e saj ka shtigje pa sigurie
Që unë rrallë herë i kam provuar
Kafshatën japë kur është kohë urie
Që zemra tjetër të jetë e lumturuar.
Me ëmbëlsinë e fjalës e ushqejë çdo darkë
Që kënaqësitë e saj gjithmon të zgjasin
Por egoizmi i të tjerëve shumë e prek
E habitur pyet, pse duan të më vrasin?.
Kaq shumë të liq rreth nesh vërtiten
Dhe nuk e lënë aspak të qetë
Por unë se lë atë të vritet
Se kot poet, nuk jam në jetë.