| E diele, 13.01.2013, 10:51 AM |
Rrustem Geci
            
PORTRET MOLLËS
 
Rrënjët i ke  të dheut të zemrës
ushqimin e ke të dheut të tokës
ujin e ke  prej  shiut  të  bardhë
frymën e  ke  prej  ajrit  qiellor
Pemë e mollës, mollë  në degë
ke  emrin  më   të  pakufishëm
të tokës  që të ushqen e mbanë
të  tokës  që   vetëm  gjelbëron
Pemë e mollës, mollë  në degë
jetojmë  në   të  njëjtin  habitat
që nga lindja e njeriut  e  këtej
ti  je  pema  jonë  më  tokësore
Pemë e mollës, mollë  në degë
tregomë  diçka  nga   jeta  jote
nga  mendimet  tua  të  gjelbra
nga përjetimet  tua  prej  peme