Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Bac Adem Demaçi

| E diele, 13.01.2013, 10:36 AM |


Dedë Preqi

BAC  ADEM DEMAQI, SI NJË LLOJ  MELAQI

Bac Adem Demaqi
e mendoj një mrekulli,
do shkoj në kishë serbe
por, jo edhe  në xhami.

U zgjue herët baci ,
*Krishtlindjet* me i urue,
në kishën ortodokse serbe
në Prizeren kishte shkue.

Baci nuk e mendoi fare
se nuk ia qel derën popi,
edhe pse ishte ditë feste
të shkrepte edhe topi.

Nuk e lejonte urrejtja
Popin mjekërrbardhë,
me bë paqë për Krishtëlindje
me bac Demaqin shqipëtar.

Bacë Ademi i dëshpëruar,
unë tha, jam një paqësor
sot koha ka ndryshuar
nuk mendojmë për gjaksorë.

Lideri shumë vjeqar
i ilegalës shqiptare,
mendoj  t’ua zgjasë dorën
serbëve pa një pikë marre.

Bac Demaqi deklaroj
në media e televizione,
unë rrugën se ndaloj
në këto misione.

Por, serbët janë mësuar
të na përbuzin pa mëshirë,
historia nuk ka me harruar
të shënoj keq, e të shënoj mirë.

Pra, koha po dëshmon
se shqiptarët janë paqësorë,
dhe bac Demaqi po tregon
serbët, ende s’kanë heqë dorë.

Niset baci drejt Deqanit,
për të bërë një tjetër vizitë,
te Kisha e shën Stefanit
do ti mbyll edhe njëherë sytë.

Kjo është një iniciativë
dhe botës duam ti tregojmë,
nuk jemi ne, njerëz primitivë
edhe me armikun bashkëjetojmë.

Kjo nuk është hera e parë
që ballafaqohet bac Demaqi,
guximtar ndër shqipëtarë
po tregohet një lloj melaqi.

Edhe pse serbët s’kërkuan falje
për të gjitha ato krime,
bac Demaqin se zhgënjyen
nuk mbanë në zemër hidhërime.

Edhe atëherë kur ishte liruar
nga burgu serb shumë vjeqar,
„vëllezër“serbët i kishte ç‘muar
që e burgosën pse ishte shqiptar.

Bac Demaqi nuk e njeh urrejtjen
edhe se të tjerët ia tërheqin vërejtjen,
aty, këtu ngapak po e gabon provën
dhe atëherë kur e përbuzte  Rugovën.