| E diele, 13.01.2013, 06:08 PM |
Në shenj përkujtimi me rastin e 1- vjetorit të vdekjes së Gjeneralit Shaban Shala:
KOMANDANT SHABANI
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
S’ pari herë kur t’ pashë n’ ekran,
O, komandant Shaban,
N’ vijë të luftës për vatan,
O, komandant Shaban .
Me guxim kur bisedove ,
O, komandant Shaban,
Na dhe zemër, na trimërove ,
O, komandant Shaban .
Hije t’ kish kapela n’ krye,
O, komandant Shaban ,
S’ ka armik që mund me t’ thye ,
O, komandant Shaban !
Hije t’ kish shqiponja n’ ballë ,
O, komandant Shaban,
Rreze drite shkrepë mbi mal ,
O, komandant Shaban !
Hije t’ kish automatiku,
O, komandant Shaban ,
Seç tmerrohej gjithë armiku ,
O, komandant Shaban !
N’ uniformë si lis me rrema,
O, komandant Shaban,
T’ gjithë shqiptarëve na u rritë zemra,
O, komandant Shaban !
Me simbolet kombëtare,
O, komandant Shaban ,
Të Ushtrisë sonë Çlirimtare,
O, komandant Shaban !
Prijë përpara me furi ,
O, komandant Shaban,
Drejt fitores për LIRI,
O, komandant Shaban !
Urdhrat tuaja ne i presim,
O, komandant Shaban,
Për Kosovë të gjithë do t’ vdesim ,
O, komandant Shaban !
Gjilan, më 10.06.1998.
Nga libri autorial :”GJAKON KOSOVA” – Gjilan, 1998, faqe 33.