| E diele, 13.01.2013, 07:05 PM |
NJË
MIRËNJOHJE PUBLIKE PËR GAZETAREN LUMIRA KELMENDI
PJESA E TRETË DHE E FUNDIT E ESEUT
Nga Xhemail Peci
Lumira
Kelmendi është gazetarja që flet bukur. Me dhuntinë e saj, me prirjen e saj, me
kulturën e saj, me përkushtimin e saj, me admirimin që ka për artet dhe për
gazetarinë, ajo e ka formuar profilin e saj, sa origjinal po aq edhe
profesional. Duke e ofruar librin tek lexuesi, duke e hapur një kapitulll të ri
dhe një dritare të re në mënyrën e të vrojtuarit kulturor e të paraqitjes së
vlerave kulturore, ajo e ka bërë emisionin KULT një Himn për Librin. Me
dashurinë për librin, me intuitën për të përzgjedhur temat dhe rubrikat që ka
shtjelluar, ajo e ka artikuluar qartë ndjenjën për të bukurën dhe të
madhërishmen në art, në letërsi dhe në kulturë, duke shfaqur kështu tek
auditori një horizont të ri ku të konceptuarit e vlerësimit të veprave, qëndron
larg skemave dhe stereotiope të mëhershme, të cilat edhe e kishin ngulfatur
kulturën tonë në një hapësirë tepër të rrëgjuar.
Pavarësisht
se a ka raportuar nga Panairi i Librit në Prishtinë, nga përurimet e librave –
qoftë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, nga shfaqjet në
Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga galeritë e arteve apo në auditoret e kulturës
sonë, pavarësisht se a ka intervistuar apo a ka komentuar, ajo është shquar dhe
shquhet për një prirje krejtësisht individuale dhe origjinale, me një
përkushtim sa të veçantë po aq edhe të pafund, me një afinitet mahnitës
komunikimi me bashkëbiseduesin, me një lehtësi të çuditshme për t’i pri bisedës,
si dhe me një elegancë të rrallë për ta çuar ate deri në fund, gjithmonë duke e
zotëruar në tërësi intervistën dhe duke e përcjellur me një qartësi tepër
transparente mesazhin tek auditori.
Me një
shqipe të pastër, të dlirë, të rrjedhshme dhe po aq të kulluar, me një zë tepër
të veçantë në hapësirën audio-vizuele gjithëshqiptare, qoftë duke qenë në mesin
e shqiptarëve të Italisë – prej ku e ka nxjerrur nga harresa duke e shqiptuar
dhe nënvizuar me aq shije dhe me po aq admirim, fjalën e lashtë e aq të bukur
arbëreshe që nënkupton përshëndetjen për t’u parë sërish: OREMIRE; qoftë duke
përshëndetur dhe uruar për Vitin e Ri nga Ura e Argaut në Zvicër (vitin e
kaluar), qoftë duke raportuar nga Panairi i Librit në Tiranë, qoftë duke
shpalosur vlerat artistike dhe kulturore të bashkatdhetarëve në Zvicër, në
Gjermani, në Belgjikë e gjetiu, ajo e ka shprehur lajtmotivin e përkushtimit të
saj në fushën e gazetarisë profesionale: gjuha është njësia që e bashkon
kombin, letërsia është fusha që e formon ndërgjegjën e tij, kurse kultura e
zgjon këtë ndërgjegje, së pari duke e
ngritur në rrafshin e të bukurës dhe të madhërishmes, e pastaj edhe duke e
artikuluar në funksionin e të mirës së përbashkët.
Duke i
shërbyer me aq zell dhe me aq përkushtim kësaj të fundit, ajo i ka dhënë një
fizionomi të re emisionit për kulturën, ajo e ka rritur shikueshmërinë e këtij
emisioni, dhe padyshim edhe numrin e atyre që kërshërinë për librin, si dhe
kurreshtjen për kulturën e shuajnë përmes mediave publike.
Në mënyrë
të veçantë, duke e ngritur librin në stadin e një vlerësimi të merituar, të
drejtë dhe tepër objektiv, ajo është bërë kështu Sibila e Librit Shqip.
Veçanërisht, me Nderimin që i pat bërë Krye – Poetit Ali Podrimja, gazetarja
Lumira Kelmendi e hapi një kapitull të ri, i cili nuk na lejohet që të kaloj pa
u vërejtur, apo edhe në heshtje. Në një vend ku mjerisht ka pasur aq shumë
krime makabre e të llahtarshme, arti dhe kultura duhet doemos të shërbejnë si
balsam e si nektar për shërimin e këtyre plagëve të mëdha. Pra, mbi sfondin e
harresës dhe të triviales, u ngrit publikisht e me një qartësi transparente dhe
padyshim - nëpërmjet shprehjeve aq lapidare, një stad i ri Nderimi, u shpalos
një sfond i ri Mirënjohjeje, dhe u ndie hapur një Sens Krenarie.
Nuk ka
dyshim se një formulim i tillë Nderimi, është menduar thellë, dhe gjithsesi
është përjetuar gjithashtu: thellë. Nuk është thënë kot se veprat e mëdha janë
sinteza të mëdha. Kështu ndodhë edhe me përjetësimet e mëdha.
Është
thënë gjithashtu me të drejtë, se me vdekjen e Poetit të Kombit Gjergj Fishta,
letërsia shqipe u ndal. Prirem të them, sa me modesti po aq edhe me krenari, se
me Nderimin që gazetarja Lumira Kelmendi ia ka bërë Poetit Ali Podrimja,
Letërsia Shqipe u ngrit si kurrë më parë në Piadestalin e saj, ku Poezia i rri
si Kurorë. Them se edhe Poeti, por edhe Letërsia u ngritën në Paidestal, sepse
për aq sa e njoh dhe për aq sa e di kulturën dhe letërsinë e kombit të cilit
kam nderin t’i takoj, aq bukur dhe aq dhembshëm, aq mallëngjyeshëm dhe me aq
pak fjalë - por me aq shumë domethënie, nuk është përcjellur kush në letrat
shqipe.
Diçka
tepër fisnike dhe po aq bujare njëkohësisht. Diçka krejtësisht e kundërt me
harresën dhe nënçmimin, me përbuzjen dhe talljen, me vujatjen dhe mundimin.
Fjala vjen, Kolë Jakova nuk qe përcjellur kështu, e Mitrush Kuteli i shkruante
të shoqes nga burgu se letërsia i ngjante një fushe ku gëlonin gjarpërinjtë!
Në fushat
fisnike të mendjes dhe të dijes, të artit dhe të kulturës, lartësimi i vlerave
që e përbëjnë ate, si dhe nderimi i atyre që i kontribojnë asaj me veprat e
tyre letrare dhe artistike, është parakushti që e dëshmon se nderimi është një
prej shenjave më të shenjta që ka qytetërimi i një kombi.
Një
Nderim i tillë nuk ka se si të mos ma kujtoj thënien e njohur në letërsinë
botërore, të cilën Viktor Ygoi e ka thënë për një nga bashkëkohanikët e tij: E
pashë në profil! I ngjante
Perandorit!...
Në fushën
e artit të letërsisë, në fushën e kulturës, Fjala e ka misionin e vet të
veçantë, ajo e ka magjinë dhe madhështinë e saj, ëmbëlsinë dhe hijeshinë,
qartësinë dhe bukurinë, sepse mëton të prekë zemrat, sepse synon të zgjojë
ndërgjegje. Zogjtë e kanë cicërrimën e tyre, melodinë e bukur e ka kanarina,
lulet e kanë hijeshinë dhe pjalmin e tyre, yjet e kanë madhështinë e
shkëlqimit, fjala e ka fuqinë e saj të veçantë artistike, prandaj nuk është
thënë kot në Librin e Shenjtë: Në fillim ishte Fjala. Pastaj Drita. Nuk është
thënë kot se njeriu nuk ligjëron ndonjë fjalë, por se aty ka një engjëll
përgjues, gjithmonë gati për t’ia shkruar fjalët! Prandaj, filozofi i shquar
Martin Hajdegeri, nuk e ka thënë rastësisht, se: ‘Unë nuk e flas gjuhën, por
gjuha më flet mua’.
Profecia
e Fjalës është njëlloj si ajo e Sibilës së Kumes, e cila kur u takua me Eneun –
i kishte shtatëqind vjet! I kishin mbetur për të jetuar edhe tre shekuj të
tjerë, përkatësisht për të profetizuar në gjethen e palmes duke e shoqëruar
Eneun në botën e nëndheshme. Nuk ishte prandaj rastësi pse artisti gjenial i
Përlindjes Italiane, Mikelanxhelo i pikturonte Sibilat në shoqëri me profetët,
kurse Jeronim De Rada, në njërën prej kryeveprave të tij ‘Skanderbeku i Pafan’
(1870) shkruante se: ‘Edhe poezia është një privilegj si profecia. Nuk bëhet
sipas vullnetit të njeriut’.
Misioni i
Ali Podrimjes nuk ka dyshim se ishte ai prej Orakullit të Dodonës. Ai – Ali
Podrimja, do të mbetet në kujtesën tonë kulturore kombëtare, padyshim si
Krye-Poeti i Krye-Vargut të Gjakut: KOSOVA – GJAKU IM QË NUK FALET.
E në
Nderimin aq të Veçantë që ia ka Falur Gazetarja Lumira Kelmendi, dëshmohet
qartë se përmes saj foli vetë
Ajo është
Gazetarja që flet Bukur. Ajo është Prirja e Re e një Kulture të Re, e cila flet
me Modesti por edhe me Fisnikëri Fjalësh. Ajo është përfqësuesja e brezit që
mishëron në vetvete: përkushtimin profesional dhe pedantërinë në punë – si
traditë familjare, por gjithsesi edhe ‘talentin epik (siç e ka quajtur me të
drejtë Profesori Hasan Mekuli)’ të gazetrait emblemë në fletorarsinë shqiptare,
e i cili duke qenë edhe Dekani i Fakultetit të gazetarisë ‘Faik Konica’, ka
hapur rrugë e ka çelur shtigje.
Me
përkushtimin, me dhuntinë, dhe me pasionin për gazetarinë, nuk ka dyshim se
Familja Kelmendi është një Famlije Emblemë në Gazetrainë Shqiptare, e cila me
prirjen e saj na e kujton Familjen Tjetër Emblematike të Gazetarisë Shqiptare,
ate të Gjerasim Qiriazit.
Lumira
Kelmendi është gazetarja që flet bukur. Më bukur ndoshta mund të ketë folur nga
mikrofoni i Radio Televzionit të Kosovës, vetëm Drita Gërmizaj. Ajo është
gazetraja që duke e nderuar kulturën tonë, e lartëson ate, prandaj duke
shprehur Një Mirënjohje Publike për te, ne shprehim respektin më të thellë, si
dhe nderimin më të lartë, për punën dhe prirjen e saj të veçantë.
Ajo është
gazetarja që më kujton proverbin spanjoll, me të cilin Henri Kisinxher do të
përmbyllte një prej kryeveprave të tij, me titull ‘Diplomacia’, duke theksuar
se: ‘Nuk ka rrrugë. Ato as që ekzistojnë. Rrugët i krijon të ecurit!’.
Me
Mermerin më Monumental që ia ka Falur
përmes Fjalëve – Poetit Ali Podrimja, Gazetarja Lumira Kelmendi e ka dëshmuar
se
Në një
ritëm të tillë, gazetraja Lumira Kelmendi, na shtynë të besojmë, se një ditë
edhe ne, do ta kemi një Çmim Gjithëkombëtar për Gazetarinë Profesionale.
E preludi
i këtij çmimi, le të jetë: Një Mirënjohje Publike për Gazetaren Lumira
Kelmendi…