| E hene, 07.01.2013, 11:06 PM |
NJË GJË-A-GJËZË DHE NJË FABUL
Nga: Kujtim Rudina
1. Ku është një vend?
…!
Ku është një vend,
(Vetem një vend i Botës),
Ku hajdutit të “xhepave”,
I kërkohet (ose i sajohet),
Edhe anëtarësia në parti?
…!
Ai,
Dreq Vendi,
Quhet:
Albani!
2. Dhija dhe delja
…!
Kur kërcyen gardhin,
-Ta pava bythen,
I tha dhija deles!
…!
E skuqur
(nga turpi),
Foli delja:
-Ty,
Ta shohim perditë,
More të raftë zgjebja!