| E diele, 06.01.2013, 11:00 PM |
Kush
(Perkethye me shkurtime nga siti http://it.wikipedia.org/wiki/Wafa_Sultan )
Ish-muslimania Wafa Sulltan ka
linde ne Damask (Siri) ne vitin 1958 ne nji familje tradicionale musulmane.
Deri ne moshe te madhe ajo asht edukue me mesimet fetare te islamit. Jeta e saje mori nji kethese te madhe kur ajo studente e
mjeksise ne universitet ishte e pranishme ne ekzekutimin e profesorit te saje
nga „Vllezrit musulman“ . Ne vitin 1989 familja e saje emigron ne
Kaliforni ku perfundon studimet e mjekesise ne degen e psikologjise. Aty merret
me nji sit te reformatorve te Islamit “An-naqed” (Kritika) , te
cilin e kishte krijue nji sirian tjeter. Nji nga shkrimet e saje mbi „Vllezrit
musulman“ terheq vemendjen e televizionit ma te madh arab ne Katarr
Al-Jazeera, i cili ne korrik te vitit 2005 e ftoi te ballafaqohet me nji
profesor algjerian te universitetit islamik. Gjate programit ajo ven ne
diskutim mesimet fetare, te cilat i shtyjne te rijte te bahen kamikaxe ne emen
te Allahut. Mendimet e saje u debatuene ne te gjithe boten dhe emni i saje
mbuloi shtypin dhe sitet e internetit arab. Reputacioni i saje u rrit ne te gjithe boten kur ajo u ftue preseri ne
TV Al-Jazeera me 21 shkurt 2006. Sot Wafa Sulltan perpunon nji liber me titull:
Rreth ketij libri ajo komenton: “…e
kam shkapercye piken e moskethimit dhe nuk e ndjej vehten te kethem mbrapa, nuk
kam ma rruge tjeter. Un vej ne dyshim çdo mesim te Librit te Shejte” .
Ne intervisten e 21 shkurtit 2006
Wafa Sulltan bahet e famshme ne arenen nderkombetare, ku disa e quejne “zani
i arsyes” , ndersa te tjere e quejne “heretikja” . Intervista e saje
u perhap menjihere dhe u shkarkue ne internet ne rreth nji miljon kopje. Ne
kete interviste, veç te tjerash, pohon se muslimant jane te zhytun ne
barbarì; ne kundershtim me tezen e perplasjes se dy qytetnimeve, kjo
psikologe beson ma shume rreth perplasjes ndermejt barbarise dhe
modernitetit, vjolences dhe arsyes. Ne qoftese nga njera ane reformistat
islamik e kan duertrokite, nga ana tjere islamistat radikal e kan kercnue me
vdekje.
Më poshtë jepet teksti i plotë i
përkëthyer në shqip i debatit të datës 21 shkurt 2006 në televizionin më të
rëndësishem arab “Al-Jaseera” (në Katarr) midis psikolloges
arabo-amerikane Dr.Wafa Sulltan dhe klerikut të Universitetit teologjik islamik
“Al Azhar” (Kajro) Dr. Ibrahim Al-Khouli.
( Wafa Sultan Debating Islamic
Cleric http://www.youtube.com/watch?v=ciOGS6r97oE )
Dr. Wafa Sulltan:
Perplasja që neve shohim në botë nuk ëshë një perplasje
fetare ose një perplasje qytetrimesh.
Kjo është perplasja ndermjet
dy të kundertave, ndermjet dy epokave.
Kjo është nje perplasje ndermjet
një mentaliteti që i perket kohrave të mesjetës dhe të një mentaliteti tjeter
që i perket shekullit të XXI.
Kjo është një perplasje ndermjet
qytetrimit dhe mbrapambetjes, ndermjet njeriut të qytetruar dhe atij primitiv,
ndermjet barbarisë dhe racionalitetit.
Kjo është një perplasje ndermjet
lirisë dhe shtypjes, ndermjet demokracisë dhe diktatures.
Kjo është një perplasje ndermjet
të drejtave të njeriut, nga njera anë, dhe shkeljes së ketyre të drejtave, nga
ana tjeter. Kjo është një perplasje ndermjet atyre që e trajtojnë fëmren si
bagetì, dhe të atyre që e trajtojnë si qënje njerzore.
Kjo që neve shohim sot nuk është
një perplaqsje qytetrimesh. Qytetrimet nuk
perplasen, ato konkurrojnë.
Intervistuesi:
Me sa kuptoj unë, ajo që ndodhe sot
është një perplasje ndermejt kultures prendimore dhe mbrapambetjes, injorances
së muslimanve?
Dr. Wafa Sulltan:
Është pikrisht kjo që dua të them
unë.
Intervistuesi:
Kush e perhapi konceptin e një
perplasjeje ndermjet qytetrimeve? A nuk është Samuel Huntington? Nuk është Bin
Ladeni. Unë deshiroj që të diskutohet duke filluar nga këtu, po të deshironi
…..
Dr. Wafa Sulltan:
Janë muslimant ata që kanë filluar ta
perdorin këtë shprehje. Janë muslimant ato që kanë filluar perplasjen e
qytetrimeve.
Profeti i besimit Islam ka
thënë: “ Unë kam marrur urdhërin ti luftoj njerzit deri sa ato të besojnë në
Allah dhe të derguarin e tij”.
Atëherë kur muslimant i ndanë popujt
në musliman dhe jomusliman, dhe bënë thirrje të luftohen të tjerët derisa ato
të jenë në të njëjtin besimi me to, prà janë ato që e shperthyen këtë
perplasje, dhe filluan këtë lufte.
Per ti dhënë fund kësaje lufte, ato
duhet ti rishikojnë librat dhe planet e tyre islamike, që janë të mbushura me
“Takfir” (akuzë per i pa fè, qafir) dhe të mos ti luftojnë jobesimtart.
Cili qytetrim në siperfaqen e kësaj
toke u lejon atyre ti quajnë njerzit e tjerë me emra që ato i quajnë “Ahl
al-Dhimma” (populli Dhimm-es), aqë sa ato i quajnë “Njerzit e Librit”, e aqë më
shumë i krahasojnë ato me majmunë dhe me derra, ose per më teper ti quajnë
Kristjant “Ato që meritojnë zëmrimin e Allahut”.
Kush ju ka thënë që ato janë “Njerzit
e Librit”?Ato nuk janë njerzit e një Libri, ato janë njerzit e shumë librave.
Të gjithë librat shkencor të dobishëm që ju keni sot janë të tyret, fruti i
mëndjes së tyre dhe i krijimtarisë së tyre.
Kush ju jep juve të drejtën ti quani
ato “Ato që meritojnë zemrimin e Allahut””, ose “Ato që e kanë humbur
drejtimin” dhe pastaj të na vini këtu dhe të thoni se besimi i juaj ju urdhëron
që të mos ofendoni besimet e të tjerve?
Un nuk jam as kristjane, as
muslimane, as hebree. Unë jam një qënje njerzore laike. Unë nuk besoj në të
mbinatyrshmen, por unë respektoj të drejtën e të tjerve per ta besuar.
Kleriku islamik Dr. Ibrahim
Al-Khouli:
A jeni ju një heretike?
Dr. Wafa Sulltan:
Ju mund të thoni çka të duani. Unë
jam një qënje njerzore laike që nuk beson të mbinatyrshmen …..
Kleriku islamik Dr. Ibrahim
Al-Khouli:
Mbasi ju jeni një heretike, nuk ia
vlenë fare të qortoheni, mbasi ju keni blasfemuar (sharë, rënë mohit) besimin
Islam, Profetin dhe Kur’an-in …..
Dr. Wafa Sulltan:
Këto janë gjëra personale, të
cilat juve nuk ju perkasin. Vllà, ju mund tu besoni gurve (i referohet riteve
qesharake), mjaft që ju të mos më gjuani me to. Ju jeni i lirë të adhuroni
cilindo që të duani, por besimet e të tjerve nuk janë punët e juaja, që ato
besojnë se Mesia është Zot, biri i Maries, apo që Shejtani asht Zot, biri i
Maries. Lerini njerzit të kenë besimet e tyre.
Hebrejt kanë dalur nga tragjedia
(e holokaustit), dhe kanë detyruar boten ti respektojnë me dituritë e tyre e jo
me terror, me punën e tyre, e jo me ankimet e tyre apo me të thirrurat e tyre.
Njerzimi u është mirënjohës shkencëtarve hebrèj për pjesën më të madhe të
zbulimeve shkencore të shekullit të XIX-t dhe të XX-t . 15 miljon hebrej, të
shperndarë në tërë botën, janë mbledhur dhe kanë fituar të drejtat e tyre
nëpërmjet punës dhe njohurive.
Neve nuk kemi parë as edhe një
hebrè ta eksplodojë vehten në ndonjë restorant gjerman.
Neve nuk kemi parë as edhe një
hebrè të zhgatrrojë një Kishë.
Neve nuk kemi parë as edhe një
hebrè të protestojë duke mbytur njerz.
Muslimantë i kanë transformuar në
rrenoja tri statujat e Budës.
Neve nuk kemi parë as edhe një budist
të djegin xhamira, të mbysin muslimanë apo të djegin një ambasadë.
Vetem muslimantë mbrojnë besimin e
tyre duke djegur Kisha, duke mbytur njerz dhe duke zhgatrruar ambasada.
Kjo mënyrë e të vepruari, nuk do tu
japin atyre asnjë rezultat.
Muslimanët duhet ta pyesin vetveten se çka duhet të bëjnë ato për njerzimin, për të kerkuar nga njerzimi ti respektojë. (Fund)