| E shtune, 05.01.2013, 12:15 PM |
Ditët e Letërsisë Shqipe në
Michigan, ngjarje e rëndësishme kulturore letraro-artistike.
"Ajo sallë e thjeshtë me ata
njerëz të mrekullueshëm, dashamirës të artit, të letërsisë, dashamirës të
Kuvendit, m'u duk më e madhërishme, më e bukur se vitet e tjera. Atje ishte
mbledhur shpirti bashkatdhetar paqësor, atje ishte humori ynë popullor,
folklori ynë i pasur madhështor, fjala jonë e artë poetike, gura jonë popullore
e pashtershme shqiptare..."
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Në një
ambient tepër të ngrohtë miqësor e vëllazëror, në Michigan nga datat 17 dhe 18
nëntor, 2012 u zhvilluan "Ditët e Letërsise Shqipe" për vitin 2012,
organizuar nga KUVENDI, revistë kombëtare informative dhe kulturore.
Për të
11-tin vit radhazi ai aktivitet i rëndësishëm tashmë ka hyrë në historinë e
diasporës shqiptare si një ngjarje e madhe e rëndësishme kulturore
letraro-artistike.
Këtë vit,
si asnjëherë tjetër, "Ditët e Letërsisë Shqipe" u zhvilluan në
kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht, ndryshe nga
vitet e tjera, kur aktiviteti është zhvilluar në fund të muajit tetor, sivjet,
jo pa qellim ishin zgjedhur edhe datat 17 dhe 18 nëntor, 2012.
Duke qenë
për të disatën herë pjesëmarrrës në atë aktivitet edhe sivjet nuk mund të rija
pa shkuar në
Pasi
mbërij në Detroid, në dalje, në koridorin e Aeroportit DTW takohem me
shkrimtarin Ramiz Gjini bashkë me familjen e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët
e tyre, vajza dhe djali. Kishim kohë pa u takuar fizikisht me njëri tjetrin
edhe pse jetojmë në të njëjtin qytet edhe pse shkëmbejmë mesazhe miqësore.
Dy
fëmijët si yje, ku rezatonte urtësia dhe edukata, më nxorrën mallin e dy djemve
të mij edhe për faktin nga shtatlartësia e tyre; i takoj dhe i përqafoj me
mallin e një prindi.
Kur
krijuesit takohen me njëri tjetrin dijnë se për çfarë të flasin, kështu që edhe
ne dy kolegë e gjetëm shpejt mënyrën e komunikimit.
Sapo dalim
jashtë derës së terminalit, i "zoti i shtëpisë" zotëria i nderuar
Pjetër Jaku që kishte ardhur për të na pritur, bashkë me Mondi Rakaj,
intelektual i ri në moshë, sekretar i degës së Vatrës në Michigan, na njofton
me telefon se ndodhet shumë afër nesh, meqenëse aeroporti ka disa terminale dhe
dyer dalëse.
Unë
takohesha me miqtë pas disa muajve, kur u takuam në Nju Jork në festimin 100
vjetorit të Vatrës, ndërsa Ramizi dhe familja e tij e kishin për të parën herë
që mernin pjesë në atë aktivitet.
Nuk ka
nevojë për fjalë të tepërta, sepse gëzimi që ndjen njeriu në ato çaste takimi e
tregojnë fytyrat, e tregojnë ndjenjat emocionante...
Kështu
ishin fytyrat tona në ato çaste, të qeshura e të gëzuara. "J'u
faleminderit shumë... që na keni nderuar me ardhjen në
Pas një
rrugëtimi disa minutësh në autostradat e Michiganit të zotët e shtëpisë na
çojnë në hotelet luksoze për të pushuar. Si çdo vit, masat ishin marë, pagesa e
hotelit ishte bërë nga miqtë pritësa. (U ndjehemi shumë borxhlinj...)
Pushoni
në hotel, na thotë Pjetri, më vonë do vijmë t'ju marrim sipas programit që kemi
për aktivitetin.
Edhe pse
disi i lodhur, sikur nuk ndjehesha i qetë në atë dhomë të hotelit. Më dukej
sikur ora ecte ngadalë; doja të takoja sa më shpejt edhe miqtë e tjerë: Alfons
Grishaj, Elinda Marku, Julian Çefa, Paulin Palushi, Luigj Gjokaj, Nevruz
Nazarko, Prof. Lulash Palushaj, Nexhip Ejupi, Pal Rakaj, Ilir Myftiu, Gjovalin
Lumaj, Shkëlqim Legisi, Rubin Jaku, .....
Në këto
mendime e sipër, dëgjoj zilen e telefonit; ishte Pjetër Jaku. Më njofton se në
hotel sapo ka mbëritur kolegu tjetër, poeti Mëhill Velaj. Dal nga dhoma; edhe
me Mëhillin kisha kohë pa u parë dhe, sigurisht, takimi ishte miqësor
vëllazëror.
"Edhe
pse Michigani është më larg se vendet ku banojmë ne, na duhet të vijmë këtu për
t'u takuar e shmallur me njëri tjetrin..." i them Mëhillit.
Mëhill
Velaj, përveç buzagazit të tij që i qendron përherë në fytyrë, ka edhe një
humor të këndshëm, që ia shton edhe më tepër bukurinë bisedës. Me humor m'u
përgjigj edhe ai mua.
Shpirti i
poetëve, i krijuesve letrarë nuk mund të rijë i qetë pa patur edhe humorin në
buzë për të shoqëruar bisedat e këndshme.
Mësojmë
se shkrimtari Fatos Kongoli dhe bashkëshortja e tij, Lili, për arsye familjare,
e kishin anulluar biletën e avionit dhe ndodheshin në Shqipëri. Me shkrimtarin
Kongoli kemi qenë edhe herë të tjera bashkë në
Edhe
shkrimtari Naum Prifti për arësye tjetër nuk mundi dot të vinte. Edhe me zotin
Naum kam mbresa të paharuara, sepse kemi qenë disa herë të ftuar në aktivitete
në shtete të ndryshme të Amerikës si edhe në gëzime familjare të
bashkatdhetarëve tanë. Edhe komuniteti atje e ndjen mungesën e shkrimtarit
Prifti; ndoshta do ta ketë pranë së shpejti...
Koha
kalon dhe përsëri në dhomën e hotelit ku po rrija dëgjoj prap zilen e
telefonit. Përsëri ishte Pjetër Jaku. Na njofton të bëhemi gati, pas pak vijnë
makinat për të na marrë ..........
Mblidhemi
në lokalin e Pjetër Jakut. Që nga jashtë e ke të kollajtë për ta kuptuar që
është lokal shqiptar, sepse tabela lexon KAFE KUVENDI
Një
tjetër ambient i këndshëm shqiptar na priste atje. Bashkatdhetarë të ndryshëm
kishin zënë vend në ambiente të lokalit, një pjesë e tyre e shijonin kafen apo
pijet e ndryshme në këmbë, pranë banakut. Takohemi dhe përqafohemi me miqtë e
vjetër bashkëkombas. Mall, emocione, nostalgji...! Dy televizorë të mëdhenj në
dy qoshet e lokalit me programet e tyre, pikturat e varura në murr me pamje nga
atdheu, gjuha e bukur shqipe që flitej atje, e ndjeje veten që të ishe edhe në
Shqipëri edhe në Amerikë.
Në një
tavolinë tjetër janë ekspozuar libra të ndryshëm nga autorë shqiptarë,
kryesisht nga të diasporës. Dhe, në të tilla raste, për kënaqësinë e miqve,
vjen kamerierja... Na lini të shmallemi njëherë, po edhe kafen do t'a pijmë - i
them me humor, duke bërë në të njëjtën kohë edhe porosinë . Dhe biseda fillon
shtruar, përmallshëm me Prof. Julian Çefën, me Pishtarin e Demokracisë
Shqiptare, Alfons Grishaj, artistin grafik, të mirënjohurin shkodran, Paulin Palushi,
dekoruar nga presidenti i republikës me Urdhërin “Naim Frashëri” i Klasit të
Parë, aktori, artisti i mirënjohur, i talentuari Ndue Gjekaj, Luigj Gjokaj,
Shkëlqim Legisi ... Djali i Pjetër Jakut, Rubini i shkathët, buzagaz, me një
kulturë për ta patur zili, m'u duk, sikur ndjehej në siklet; donte si e si të
na kënaqte më mirë. Takohemi me pjesën tjetër të Familjes Jaku; me Elindën,
Monelën, Marën.
Mësojmë
se në atë Kafe Kuvendi përveç pijeve të ndryshme shërbehej edhe raki Skrapari.
-
Sa shpejt
ikën koha në ambiente të tilla të këndshme me aromë Shqipërie!
Duhet të
dilnim nga kafe Kuvendi për të hyrë përsëri nëpër makinat që na prisnin jashtë.
- Po
Alfonsi, ku shkoi? ..... Nuk po e shohim!
Alfons
Grishaj kishte shkuar në "Romë" Atje kishin menduar për të na kënaqur
të darkonim, në "Romë" në Luçiano's RESTAURANT.
Dhe
vërtet, kur shkuam atje, ishim në "Romë", në Romën e lashtë. Alfons
Grishaj na priste në derën hyrëse. Restoranti luksoz, një ndër tre restorantët
më me emër në
Tri
sallat e mëdha të restorantit ishin të mbushura plot me klientë ku dëgjoheshin
zërat melodiozë të dy këngëtarëve Xhina dhe Pipo të këndonin në dy gjuhët,
italisht dhe anglisht; të tjerë klientë rinin në këmbë për të pritur. Prandaj
edhe Alfonsi kishte shkuar më parë se të mbërinim ne atje, për të rezervuar
tavolinat tona.
Pasi zumë
vend në tavolina, zoti Pjetër Jaku, me gotën e verës në dorë, çohet, na uron të
gjithëve mirëseardhjen, na falenderon që ndodhemi atje...
Në kulmin
e kënaqësisë që po shijonim atë ushqim special e të bollshëm, pamë të vinin
drejt tavolinës sonë dy këngëtarët. Mrekulli e vetë Zotit! Ta shijosh atë
ushqim me zëra të ëmbël. Kur ata mësuan se ne ishim shqiptarë, atëhere Pipo na
thotë se si mund të dëgjonte edhe ai një këngë shqiptare. Duke e përtypur me të
shpejtë ushqimin që kisha në gojë, menjëherë çohem, marrë mikrofonin dhe ashtu,
pa muzikë shoqërimi, fillova të këndoj këngën e mirënjohur korçare "Se
vitet ikin tutje" Se si m'u kujtua për momentin dhe përsëritjen e strofës
së parë e ktheva menjëherë duke e kënduar në gjuhën angleze. (I took it my
guitar, I start to sing my song...) Kjo i dha edhe humor edhe kënaqësi tryezës
që u prit me duartrokitje. Pipo kishte mësuar edhe titullin e një kënge tjetër
shqiptare, "Mora mandolinën" Pasi mbarova këngën e parë, fillova të
këndoj këngën "Mora mandolinën" të shoqëruar edhe nga zoti Kujtim
Qafa.
Edhe pse
të "dehur" nga kënaqësia që përjetuam në Luçiano's Restaurant, edhen
pse ora tregonte mesnatë, para se të shkonim në hotel, na duhej të ktheheshim
përsëri në Kafe KUVENDI për të vazhduar kënaqësinë e asaj mbrëmjeje. Natyra na
kishte dhuruar një tjetër befasi; Michiganin e kishte mbuluar të tërin
mjegulla. Epo, duhet ta shikonim edhe me mjegull Michiganin... Të tjerë
bashkatdhetarë na prisnin në Kafen Kuvendi, e midis tyre Luigj Gjokaj dhe
aktori Ndue Gjekaj; të tjerë artistë të humorit dhe të këngës na prisnin për
t'u kënaqur...
Eh Zot!
bekoji të gjithë ata njerëz të mirë e të dashur që jetojnë në atë komunitet
atje, që vetëm dashuri, mikpritje, humor, kënaqësi dijnë të falin....
E diel,
18 nëntor, 2012.
Përsëri
kafja e mëngjesit do pihej në lokalin e Pjetër Jakut, Kafe KUVENDI e shoqëruar
me "ilaçin" e shumëdashur për burrat, Raki Skrapari.
Më pas do
të niseshim në një tjetër ambient të këndshëm e piktoresk, në kompleksin
Patridge Creek, ku me të vërtetë është një vend shlodhës me shumllojshmërinë e
dyqaneve.
Vendin
për të drekuar, miqtë pritësa e kishin menduar në sallën e madhe të Qendrës
Kulturore pranë Kishës së Shën Palit. Ishte edhe dëshira jonë për ta vizituar
atë qendër.
Ishte
hera e parë që shkoja atje. Një vend magjepsës natyror, mes gjelbërimit të
pafund dhe ajrit të pastër ngrihet Kisha e Shën Palit në
Që në
ambentet hyrëse qendrojnë madhështore dy figura të ndritura të Kombit tonë;
Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe Shenjtorja Shqiptare, e
ndritura Nëna Tereze.
Janë këto
dy figura të ndritura të kombit tonë që të përshëndesin të parët e të urojnë
mirëseardhjen në atë vend të shenjtë, duke na dhënë edhe bekimin.
Përpara
Kishës, valëvitet edhe Flamuri ynë Kombëtar përkrah Flamurit Amerikan.
Brenda në
Kishën e Shën Palit mesha, falja e kishës ende nuk kishte mbaruar, ndërsa ne
hyjmë në sallën kulturore. Ajo që të binte menjëherë në sy, në murret e sallës
qendronin të varura piktura me heronj, luftëtarë shqiptarë, Flamuri ynë
Kombëtar me shqiponjën dykrenore.
Koha ecën
shpejt, pa u kuptuar dhe ne, duhet të ktheheshim përsëri në hotele, të
shlodheshim pak për të qenë gati në mbrëmjen e madhe të letërsisë.
Dhe
pikërisht, në në Sallën e takimeve dhe të festave pranë Kishes Katolike ” Zoja
Pajtore, u mbajt mbrëmja e Letërsisë Shqipe.
Nuk ishin
bërë ftesa private dhe nuk ishte e arësyeshme të bëheshin, përderisa dihet
tashmë, njoftimi ishte dhënë kohë më parë në revistën Kuvendi dhe në shtypin
elektronik. Letërsia ndjehet, dashurohet, interpretohet, shkruhet, mirëpritet,
respektohet... dhe kjo nuk ka nevojë për ftesa private.
...........................................
Ajo sallë
e thjeshtë e Kishës, me ata njerëz të mrekullueshëm, dashamirës të artit, të
letërsisë, dashamirës të Kuvendit, m'u duk më e madhërishme, më e bukur se
vitet e tjera. Atje ishte mbledhur shpirti bashkatdhetar paqësor, atje ishte
humori ynë popullor, folklori ynë i pasur madhështor, fjala jonë e artë
poetike, gura jonë popullore e pashtershme shqiptare... Atje ishte shpirti
intelektual, artist, krijues, atje ishin njerëzit e thjeshtë bashkatdhetarë të
ardhur me dëshirën e tyre me dashurinë për letërsinë, për Kuvendin, me
dashurinë dhe respektin që tregojmë ndaj njëri tjetrit, për të cilën kemi shumë
nevojë të falim dashuri, të marrim dashuri. Dera e KUVENDIT është përherë e
hapur për të gjithë dhe ai i mirëpret me dashuri të gjithë ata që e repsektojnë
me pjesëmarrjen e tyre.
Mbrëmjen
e Letërsisë Shqipe në Michigan, atë gërshetim të bukur të poezisë me këngën, të
interpretuesve me zgjedhjen e poezive, të humorit... e moderuan me mjeshtëri
artistët e mirënjohur të komunititetit Enita Hajdari dhe aktori i talentuar dhe
i suksesshëm Ndue Gjekaj.
Prezantuesit
bënë të njohur emrat e personaliteteve që kishin ardhur për të marrë pjesë: Dom
Ndue Gjergji, Famulltari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Don Fran Kola,
Famullitar i Kishës së Shën Palit, Alfons Grishaj, Kryetar i degës së Vatrës
për shtetin e Michiganit, Mondi Rakaj, Sekretar i degës së Vatrës për shtetin e
Michiganit, Prof. Julian Çefa, Kujtim Qafa, biznesmeni Gjeto Ivezaj, Prof. Dr.
Bahri Brisku i ardhur nga Ulqini, veprimtar i shquar, ish kryetari i
fondacionit "Vendlindja thërret" në Michigan, z. Luigj Gjokaj,
përfaqësues të Shoqatës KASTRATI...
Vagjet
poetike nga poetët dhe shkrimtarët Pjetër Jaku, Alfons Grishaj, Elinda Marku,
Nexhip Ejupi, Mensur Spahiu, Gjovalin Lumaj, u interpretuan nga aktorët: Ndue
Gjoka, Ndue Gjekaj, Enita Hajdari, Fran Gjoka, Agim Agalliu, Mirushe Lumaj,
Manjola Dega-Tërshana. Interpretimet e tyre me ndjenjë dhe emocione bënë që
disa herë të ndërpiteshin nga duartrokitjet.
U kujtua
miku i Kuvendit që u nda nga jeta pak javë më parë, Zef Lleshi. Në nderim të të
ndjerit u mbajt një minutë heshtje.
Drejtuesit
ia dhanë fjalën Botuesit të Kuvendit, organizatorit të atij aktiviteti, poetit
dhe prozatorit Pjetër Jaku: "Falenderoj gjithë ju që jeni të pranishëm në
këtë mbrëmje të bukur letrare. Ditët e Letërsisë Shqipe vijnë sot në vitin e
tyre të 11-të. Ne e kemi filluar këtë aktivitet në vitin 2001 dhe kemi mbëritur
deri këtu ku jemi mbledhur sonte, pa u shkëputur asnjëherë. Pothuajse një pjesë
e mirë e juaja keni qenë të pranishëm çdo vit. Ju falenderoj në mënyrë të veçantë
që na keni ndjekur dhe vazhdoni të na ndiqni. Edhe një falenderim tjetër të
veçantë edhe për ata të tjerë që nuk kanë mundur të marin pjesë sonte për
arësye të ndryshme. Nëse mbrëmja e letërsisë shqipe është në vitin e 11-të, në
kemi 12 vjet që botojmë revistën Kuvendi dhe dua të them se e gjithë koha e
botimit të kësaj reviste, ka qenë ditë letërsie. Për 12 vjetë në të gjithë
numrat që kanë dalë ne kemi përfshirë rreth 3000 faqe të letërsisë artistike me
mbi 80 autorë nga diaspora, materialet e të cilës gjenden në Bibliotekën
Kombëtare në Tiranë. Unë uroj që sonte të kalojmë të gjithë së bashku një
mbrëmje vërtetë të këndshme. Ne kurrë nuk kemi synuar që të kemi numër
njerëzish, të kemi artista të fjalës. Na intereson të kemi në këtë aktivitet
ata njerëz që e kuptojnë letërsinë, që e respektojnë atë, duke patur edhe
parasysh që jetojmë edhe në kushte të vështira. Një vlerësim të veçantë unë e
kam për Prof. Dr. Bahri Brisku, i cili na ka nderuar me pjesëmarrjen e tij,
është autor i disa librave dhe që e njeh mirë letërsinë" tha në
përshëndetjen e tij z. Pjetër Jaku.
Enita
Hajdari, recitoi poezinë "Mos më zhgënje" të poetit prozator, Alfons
Grishaj.
Më pas e
mori fjalën Dom Ndue Gjergji, Famulltari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve:
"Ju përshëndes të gjithëve për këtë mbrëmje të letërsisë, e cila është e
gjithpërfshirëse kjo ditë e letërsisë shqipe. Ju përshëndes dhe dua të përmend
këtu që, siç e dini, në Shqipërinë tonë mbëriti libri i parë i shkruar në
gjuhën shqipe "MESHARI" Në të gjitha gjinitë e letërsisë sonë jepet
ajo ç'ka ne
Kryetari
i degës së Vatrës për Michiganin, Pishtari i Demokracisë Shqiptare, zoti Alfons
Grishaj, në përshëndetjen e tij, i uroi mirëseardhjen gjithë të pranishmëve dhe
duke i bërë një paraqitje të shkurtër veprimtarive nëpër vite të Kuvendit,
vlerësoi dhe falenderoi të gjithë ata krijuesa, aktivistë që kanë ndihmuar në
ritjen dhe gjatësinë e tij, rolin e madh atdhetar që luan revista Kuvendi...
Fran
Gjoka më parë se të fillonte interpretimin, përshëndeti: "Ditët e
Letërsisë Shqipe në Michigan janë një aktivitet që meriton përkrahjen,
vlerësimet, përgëzimin tonë për vetë mbledhjen e artistëve të diasporës, që
dihet se sa shumë vlerë ka puna e tyre. Dihet, se sa shumë jetë i jep jetës
shqiptare dhe komunitetit shqiptar.... Siç e dimë të gjitha viset, vendet
shqiptare, po vishen kuq e zi në prag të 100 vjetorit të Shpalljes së
Pavarësisë. J'u përshëndes nga zemra. Ndjej kënaqësi dhe i privilegjuar të
recitoj disa nga poezitë e poetes tashmë të talentuar, Elinda Marku..."
Manjola
Dega-Tërshana, recitoi poezi nga poeti Mensur Spahiu.
Aktori i
talentuar Agim Agalliu, recitoi poezi nga Nexhip Ejupi, "Atdhe"
Rushe
Lumaj, recitoi përshëndetje nga poeti Gjovalin Lumaj, në pamundësi për të marë
pjesë në atë aktivitet.
Vargjet
poetike nga poeti Gazmend Gjika u interpretuan nga dy aktoret e mirënjohura.
Aktori
Ndue Gjeka interpretoi pjesë nga krijimtaria e poetit, prozatorit Pjetër Jaku.
Në fjalën
e tij përshëndetëse Dom Fran Kola, Famulltar i Kishës së Shën Palit midis të
tjerave në përshëndetjen e tij tha: " Përshëndetje të dashur
bashkatdhetarë! Është kënaqësi e madhe të ndodhem sot midis jush, në mes të
intelektualëve. Sa bukur është të ndodhesh në mesin tuaj, sepse ju jeni përgjegjësit
e shoqërisë... Me penën tuaj, me shkrimet tuaja, ta reshtoni popullin tonë
shqiptar në realitetin e ri..." Dom Fran Kola kujtoi me respekt edhe
poetin nga Kosova Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta para pak kohësh..."
Zoti
Julian Çefa: "Është një kënaqësi e veçantë një krenari kombëtare sonte
kemi në mesin tonë në këtë mbrëmje të bukur të letërsisë, gjendet ajka e kombit
tonë, shkrimtarë, poetë, romancierë, historianë... që janë një krenari e
veçantë për kombin. Të gjithë shqiptarëve që kanë zotësi nëpërmjet penës dhe
mendjes, j'u uroj suksese në krijimtarinë e tyre të bukur e të vështirë
letrare. Natyrisht, ky bashkim sonte i dedikohet zotit Pjetër Jaku dhe gjithë
stafit të tij. Një respekt i veçantë që për dymbëdhjetë vite drejton Kuvendin.
Ky zotëri i nderuar ka ngritjen kryesore që na bashkon të gjithëve... J'u uroj
të gjithëve Gezuar festën e madhe të 100 vjetorit Pavarësisë..."
Luigj
Gjokaj: " ... Faleminderit që na keni bashkuar sonte në këtë mbrëmje. Dua
të them se jeni një ndër më të vlerësuarit në komunitetin tonë këtu në Sh.B.A.
sepse për 11 vite me radhë na keni dhënë Revistën KUVENDI. Më kujtohet nata e
parë e mbrëmjes për letërsinë në Kishën e Shën Palit kur kemi filluar të
kujtojmë At Gjergj Fishtën, por Pjetër Jaku bashkë me të gjithë ne së bashku,
vendosi që të kalojmë edhe një hap më tepër për të zhvilluar Mbrëmjen e
Letërsisë Shqipe dhe vit pas viti, kjo u bë traditë këtu në Sh.B.A. që ne të
mblidhemi, të dëgjojmë fjalën tuaj poetike letrare, të shohim artistë, krijues,
historianë... të ndryshëm. Ndjehemi krenarë që ndodhemi në mes të
intelektualëve tanë..."
Shkrimtari
Ramiz Gjini në fjalën e tij përshëndetëse, midis të tjerave tha: "...M'u
bë shumë qejfi që këtu po njihem me poetë, shkrimtarë, të cilët, fati na ka
ndarë, sepse Amerika është shumë e madhe, jetojmë larg njëri tjetrit. Gjatë
kësaj kohe na u dha mundësia të bisedojmë dhe të shkëmbejmë edhe libra...
" Ramiz Gjini gjithashtu, lexoi edhe disa poezi nga poetja Elinda Marku.
Poeti
Mëhill Velaj, njëkohësisht edhe kryetar i jurisë në fjalën e tij përshëndetëse
vlerësoi punën e Kuvendit dhe gjithë stafit të tij...
Unë,
autori i këtij shkrimi, në fjalën time përshëndetëse, midis të tjerave u
shpreha: "Kjo sallë, me pjesëmarrjen e këtyre njerëzve të mrekullueshëm që
kanë ardhur me dëshirën e tyre me dashurinë për letërsinë, për Kuvendin, me
dashurinë dhe respektin që tregojmë ndaj njëri tjetrit, po më duket e
madhërishme. Është ajo dashuri që neve na mban gjallë, që e kërkojmë ndaj njëri
tjetrit... Dhe atë dashuri ne e gjejmë në vatrën e "shenjtë"KUVENDI
në
Zoti
Kujtim Qafa: "... Programi i kësaj mbrëmjeje ka qenë shumë i shkëlqyer, ka
qenë në nivel, ka qenë një mbrëmje mjaft e gëzuar me muzkë, më recitime, me
këngë, me humor. Na keni dhënë një kënaqësi jo vetëm që keni ardhur, por edhe
me interpretimet, recitimet tuaja, do mbeten të paharuara. Unë kam qenë
pjesëtar i Kuvendit së bashku me Pjetër jakun dhe kam mendimin se duhet
ndihmuar; po bën një punë të shkëlqyer, jo vetëm me revistën Kuvendi, por edhe
me këtë aktivitet, siç është kjo natë që jemi mbledhur sonte.
Përshëndetën
edhe Prof. Bahri Brisku, poeti Mensur Spahiu, dashamirësi i artit, zoti Gjeto
Ivezaj, Rakip Babqorri, Pal Rakaj, Kujtim Qafa, Paulin Palushi, përfaqësues të
Shoqatës KASTRATI, Shkëlqim Legisi,Valentin Lumaj...
Biznesmeni
i njohur Gjeto Ivezaj përshëndetjen e tij e shoqëroi edhe me disa fragmente
poetike për Bajraktarin e Grudës, Smajl Martini si dhe Prek Topalli me një
krijim të posaçëm për Gjergj Fishtën.
Poetët
Elinda Marku dhe Gjovalin Lumaj recituan poezi nga krijimtaria e tyre.
U lexua
edhe përshëndetja e shkrimtarit Fatos Kongoli.
Zëri i
ëmbël dhe melodioz, që unë e quajta kanarina e këngës shqiptare, këngëtarja e
komunitetit tonë në Michigan, Manjola Degaj-Tërshana, na befasoi, na emocionoi.
E thjeshtë, e çiltër, duke kënduar këngët me mikrofonin në dorë, ajo do të
shkonte edhe tavolinë më tavolinë... E shoqëruar në organo nga vëllai i saj,
instrumentist tepër i talentuar, Elvis Tërshana. Dhe nuk kishte se si të
ndodhte ndryshe, kur ata dy artistë motër e vëlla kanë të njëjtin gjak, gjakun
e xhaxhait të tyre, Artistit të Merituar Tonin Tërshana.
E ku ka
më bukur për ne, pjesëtarët e Diasporës sonë të mbledhur në atë sallë nga vise
e rrethe të ndryshme shqiptare të duartrokasim, të këndojmë të gjithë së bashku
si në korr këngët e ndryshme shqiptare të interpretuar me mjeshtëri nga ata
artista profesionista Manjola Degaj-Tërshana, bilbili i diasporës dhe i mbarë
shqiptarisë, i mirënjohuri Frank Kola, instrumentisti Elvis Tërshana, që me
muzikën e tyre na çojnë në qiellin e 7-të të kënaqësisë...
Si mund
të rish pa hyrë në botën e thellë muzikore, kur Manjola, vetëm mos e kaptë
mikrofonin me dorë, se e di vetë ajo pastaj se ku të shtegëton me këngët nga
krahinat e ndryshme shqiptare.
E ç'mund
të flas unë më tepër në këto rreshta për aktorin, bilbilin zëmprehtë Fran
Gjoka, kur më shumë se unë, flet vetë zëri i mprehtë dhe melodioz i Franit,
talenti i tij i madh që ai ka për artin muzikor dhe atë interpretik.
E ç'mund
të shkruaj unë më tepër në këto rreshta, kur e gjithë salla, magjepset,
elektrizohet kur këta dy zëra të fuqishëm bashkohen në duet, duke formuar zërin
Dega-Kola. Kënga e mirënjohur "Shqipëri o nëna ime" që nuk është
vetëm malli që ne kemi për atdheun tonë, por ajo këngë që kurrë nuk ka plakje, por
që vetëm të rinon sa herë që e dëgjon dhe që vetë rinohet nëpër vite, të
rrënqeth trupin, na rrëmben të gjithëve të hyjmë edhe ne mes tyre duke e
kënduar së bashku të shoqëruar me duartrokitje... Dhe atë këngë e kënduan
mjeshtërisht këngëtarët Degaj-Kola
"Xhamadani
vija vija" Është kjo një këngë tjetër që, jo vetëm të emocionon sa herë e
dëgjon, por pse jo edhe përlotesh. Janë lot malli, gëzimi, emocioni, që na i
dha dueti Dega-Kola me interpretimin e tyre të shkëlqyer.
Disi e
vështirë ishte edhe puna e jurisë. Mes prurjeve të shumta krijime letrare të
gjinive të ndryshme, duhet të përzgjidhnim edhe nga tre çmime në poezi,
publiçistikë, prozë. Për këtë, kishim kohë që po punonim.
Juria e
përbëra nga: Mëhill Velaj kryetar, Pierre-Pandeli Simsia anëtar dhe Manjola Degaj
anëtare, vendosi:
POEZI
Çmimi i parë: Nexhip Ejupi
Çmimi At Gjergj Fishta: Elinda Marku
Çmimi Migjeni: Pal Rakaj
PUBLICISTIKË
Çmimi i parë: Frank Shkreli
Çmimi Faik Konica: Gëzim Basha
Çmimi Arshi Pipa: Bahri Brisku
PROZË
Çmimi i parë: Alfons Grishaj
Çmimi Petro Marko: Albana Lifschin
Çmimi Anton Pashku: Pal Ndrecaj
Çmimet e Këshillit Botues:
Çmim të
veçantë për shkrimin më të mirë me temën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, iu dha
Rakip Babqorrit
Çmimin
për librin më të mirë paraqitur dhe promovuar në Komunitetin Shqiptar të
Detroitit, ia dha Nusret Pllanës
Dom Ndue
Gjergji, Famulltari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve i dhuroi botuesit të
Kuvendit dhe anëtarëve të jurisë albumin "The Mother of Charity"
punuar nga Don Lush Gjergji dhe librin "Dom Prek Ndrevashaj" nga
Ndrek Ded Guri
Moderatorët
e programit kishin menduar t'i jepnin një formë të re aktivitetit. Ndue Gjeka
me mikrofon në dorë duke kaluar në çdo tavolinë, bëri që të pranishmit të
thonin mendimin e tyre.
Dhe çdo
përshëndetje, çdo mendim, kishte refrenin e përbashkët: Vlerësim, respekt,
mirënjohje Botuesit të Kuvendit, zotit Pjetër Jaku dhe gjithë stafit të tij.
Në atë
sallë të madhërishme që Kuvendi zhvilloi aktivitetin e tij të përvitshëm, ne
gëzuam, kënduam, vallëzuam shqiptarçe ashtu siç na ka hije. Ne dëgjuam atje
krijimtarinë letrare, interpretimin, fjalën e artë poetike shqiptare.
Takimin
regjistroi ACTV telekronisti, mjeshtri Paulin Palushi.
Koha e
ndarjes me njëri tjetrin është gjithmonë prekëse dhe emoionante. Ndërsa
takohemi, përqafohemi me miqtë, shokët, me ata bashkatdhetarë të nderuar të
atij komuniteti "Faleminderit! J'u lumshin këmbët që na erdhët në
Dita e
hënë në mëngjes përsëri u gdhi e argjendtë; mjegulla e kishte mbuluar përsëri
Michiganin. Në hotel vjen Elinda për të na takuar. Pas pak, vjen edhe mjeshtri
Paulin Palushi, ku të gjithë së bashku me makinën e tij nisemi drejt aeroportit
DTW për t'u kthyer përsëri në
Faleminderit
organizatorë të nderuar, Ju, që na mblidhni çdo vit në
Faleminderit
të gjithë ju, miq të nderuar bashkatdhetarë që jetoni atje, në
Kështu u
mbledhshim përherë me njëri tjetrin jo vetëm në
Gëzuar
dhe për shumë vjetë të tjera Festën e Madhe e të Lavdishme 100 Vjetorin e
Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Shënim:
Botuesi
dhe Editori i Revistës “Kuvendi” u kujtuan të pranishmëve se juria ka porosi të
veçantë për të mos i vlerësuar me çmime stafin e ngushtë të kësaj reviste.
Unë
autori i këtij shkrimi, duke qenë për të disatën herë anëtar jurie në atë
aktivitet, edhe pse e njëjta porosi ka qenë edhe në vitet e kaluara, këtë herë
e "theva" porosinë. Insistova në pavarësinë e punës sonë në
vlerësimin e krijimeve letrare në dhënien e çmimeve. Madje u spjegova të
pranishmëve që stafi i Revistës Kuvendi, jo vetëm që nuk ndërhyn në punën e
jurisë, por nuk ka fare dijeni se çfarë vendimi merr juria në dhënien e
çmimeve.
Në punën
tonë si juri, ne kemi vlerësuar krijimtarinë letrare të çdo krijuesi, pa patur
parasysh emrin dhe funksionin që ata luajnë në jetën dhe aktivitetin e
komunitetit.
Ky spjegimi im u duartrokit nga të pranishmit, që do të thotë se pranohet dhe se vlerësimi ishte i drejtë.