Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Qyqalla: Loti Ofelisë

| E premte, 04.01.2013, 02:06 PM |


Hasan Qyqalla

Loti Ofelisë

Vrojtoj strukjen e tkurrur
E heshtja then portat e natës
Ofelis vetëm lotin i shoh
Peng e motit të that

Poeti i qaset lotit
E vardiset vdekjes në heshtje
Me pikëpyetje në buzë:
Përse Ofelia qanë…!?

I bëra tradhëti Hënës
Dhe yjet hodha mënjanë
Të të prek dellin e zemrës
Të pij lotin natën vonë

E loti pikon esëll
jehonë gandoi në zemër
loti Ofelisë…