| E hene, 07.01.2013, 11:10 PM |
Ibrahim
Kadriu merr çmimin vjetor si romancier më i mirë i vitit...
Nga Tefik Selimi
Sapo ka arritur lajmi “taze”, ku PEN qendra e Shqipërisë, në Tiranë, të shtunën në mbrëmje, ka ndarë për herë të parë çmimet vjetore për krijimtarinë letrare. Andaj, shkrimtari zhegras, nga Kosova, Ibrahim Kadriu, ka marrë çmimin vjetor për romancierin më të mirë me librin “Pjella e dreqit”.
Shkrimtarët
janë madhështia e vendit, por janë edhe krenaria e popullit. Pa shkrimtarë,
vendi i lindjes do të ishte me pak vlerë. Pse jo? Shkrimtarët ia rrisin “namin”
vendlindjes. E hijeshojnë vendin, njerëzit, natyrën, dhe bukuritë e atij vendi.
Andaj, vendlindja është djepi i artë i secilit njeri ku jeton. Pa vendlindje,
jeta s’ka kuptim. Ajo është foleja e parë e qytetërimit njerëzor. Aty njerëzit
lindin dhe kurrë s’e harrojnë. Ata dhe
vetëm ata e “ngjallin” këtë fole të ngrohtë të lindjes. Sado e vogël të jetë,
ajo është vendlindje! “Askush s’e do vendlindjen pse është e madhe, por pse e
ka vendlindje”, ka shtuar dr. prof. Mehmet Halimi, stujdues. E, Ibrahim Kadriu,
shkrimtar, zhegrës, i ka kushtuar shumë vepra letrare vendlindjes. Të shumta
janë frymëzimet e tij për vendlindjen, njerëzit e këtij vendi etj. Ibra lindet
në Zhegrën e Grykës së Karadakut të Idriz Seferit dhe të heroit të popullit, Agim Ramadani. Andaj, në organizim
të Ars Clubit “Beqir Musliu”, Manifestimi kulturor “Vjeshta letrare...” u gjend kësaj here në përmbyllje të orgazimeve
të shumta letrare në Shkollën fillore “Agim Ramadani” të Zhegrës, në prani të
pesonelit arsimor dhe të shumë qytetarve të kesaj ane të Malësisë së Karadakut.
Ky eveniment apo “ngjarje” letrare iu kushtua dy veprave të autorit, Ibrahim
Kadriut, njërit ndër shkrimtarët më
produktiv të kulturës sonë, i cili, një
pjesë të jetës së rinisë e ka kaluar në vendlidjen e tij, Zhegër. Fillimisht,
Sabit Rrustemi, krijues zhegras, por edhe udhëheqës i manifestimit, tha se,
sot, ky vend, ku gjendemi, është Shkolla fillore “Agim Ramadani”, e cila, par
dy vjetësh është ndërtuar dhe është bërë
një “nuse” e re e kësaj ane. Andaj, ky
tempull i dijes, me krenari e mban emrin e heroit të kombit, Agim Ramadani,
djaloshit më të mirë të kësaj ane dhe të Kosovës. “Shihni, tha Sabit Rrustemi,
- ky vend, ku është ndërtuar objekti shkollor, më heret ishte vend i policisë
serbe. Këtu janë maltreruar sa e sa shqiptarë, të cilët, prej torturave të
rënda, kanë pësuar shumë qytetarë me jetë. Ja, sot, ky vend është “shtëpi” e dijes
dhe e jetës, ku po shkëlqen me shkollarët dhe me mësuesit e saj”. Zhegrasit, si njw, Manifestimin
“Vjeshta letrare...” e kanë mirëpritur me një numër të konsideruar
artdashësish, të cilët, i nderuan pjesëmarrsit krijues që erdhën nga meset tjera të Kosovës. Këtu, përherë të parë
janë paraqitur dy vepra të këtij viti, që lidhen për një emër, shkrimtarin e
këtij vendi, Ibrahim Kadriu. Ky shkrimtar yni, është ndër krijuesit që ka bërë
emër në letërsinë shqipe. Dhe, sapo ka arritur lajmi “taze”, ku PEN qendra e
Shqipërisë, në Tiranë, të shtunën në mbrëmje, ka ndarë për herë të parë çmimet
vjetore për krijimtarinë letrare. Andaj, shkrimtari zhegras, nga Kosova,
Ibrahim Kadriu, ka marrë çmimin vjetor për romancierin më të mirë me librin
“Pjella e dreqit”. Ky çmim për shkrimtarin e kësaj ane jo vetëm që do të thotë
shumë, por nderohet letërsia dhe autori Ibrahim Kadriu, shkrimtar. Ai gjer më
tani ka botuar mbi 40 vepra letrare të gjinive të ndryshme. Sabit Rrustemi tha
edhe këtë se, “Unë sot jam i vogël të flas para Ibrës, por kam nderin të shtoj
pak fjalë, sepse, ky ishte një nga krijuesit që përherë i është kthyer
vendlindjes me anë të veprave letrare. Nuk ka vepër që nuk e “prek” ndonjë
pjesë të kësaj ane të Karadakut jetik. Romanet e tij, sidomos romani në dy
vëllime: “Ne vajhall, I-II”, por edhe disa të tjerë, janë kryekëput që flasin
për rrethanat dhe “ngjarjet” e kësaj ane që e kanë zanafillen e hershme dhe
vijnë e përdundojnë gjer në fund të
lufës së fundit 1999. Pra, Ibrahim Kadriu është i tëri krijues, por
krijues që shquhet për rrëfimet mjaft interesante në prozë. Ja flet edhe vepra
e tij e parë poetike “Netët e Karadakut”, e cila artikulon vargje për jetën e
kësaj ane”. Prof. dr. Mahmud Hysës, studjues i letërsisë, duke folur në këtë
takim letrar, ka folur për temën: “Polifonia e tekstit letrar” – fiksioni në
romanet e Ibrahim Kadriut si dhe romanin më të ri të këtij romansieri të
paepur, “Pjella e dreqit”. Romani
“Pjella e dreqit” i Ibrahim Kadriut, i takon tipit të romaneve të personazhit
që temën kryesore e zhvillon dhe e zbërthen përmes karakterit dhe veprimeve të
disa individëve më markantë të realitetit që, si personazhe artistikë, janë
mjaft bindës për veprimet e tyre dhe për receptorin se i takojnë vetëm asaj
periudhe historike për të cilën bëhet fjalë në roman. Tema kryesore e romanit,
realiteti politik i krijuar pas ngjarjeve të fundit të përmbysjes së pushtimit dhe të udhëheqjes së vendit nga
faktori kombëtar me tërë frustrimet që e përcjellin këtë periudhë, realizohet
kryesisht përmes tre personazheve më tipikë që ka krijuar autori: Din Gurziu,
Roberti dhe Uran Sina. Të tre personazhet kanë veçori të përbashkëta, janë
pjesëmarrës të lëvizjes së rinisë përparimtare në demonstrata dhe në luftën e
armatosur për shkëputjen e vendit nga pushtuesi i huaj dhe arritën ta gëzojnë
edhe fazën e formimit të shtetit të ri. Megjithatë, dy të parët, në periudhën e
pasçlirimit, dallohen si të frustruar,
të pa dinjitetshëm dhe të paparim
morale, keqpërdorues të pozitës udhëheqëse, shfrytëzues të privilegjeve dhe të
benificioneve që janë në dëm të idealeve dhe interesave të popullatës, ndërsa i
treti mbetet konsekuent në pastërtinë e idealeve, në luftën për denoncimin e
shpërdoruesve të të mirave kombëtare, një person që, përpos pasojave që
përjetoi pse zbardhi të vërtetat për shpërdorime, vazhdon të veprojë edhe më
tutje sipas idealeve dhe ndërgjegjes personale dhe jo sipas porosive dhe
shantazheve”. Pas një bibliografie të shkurtër për prof dr. Mahmud Hysën, të
cilën e paraqiti, Bilall Haliti, rreth kësaj vepreje studimore, folën Xhevat
Syla, poet e botues, si dhe Nexhat Rexha, poet e kritik letrar nga Dardana. U
tha se prof Mahmud Hysa, ka bërë një studim të gjithanshëm për opusin romanësor
të Ibrahim Kadriut, duke i marrë për shtjellim 17 romanet e tij (pa dy romanet
e fundit, botuar këtë vit, “Gjallorin” dhe “Pjellën e dreqit”), romane këto që,
në mënyrën më të mirë paraqesin këtë njëqindvjetësh shqiptar me të gjitha
situatat, sfidat dhe rrugëtimet e tija deri në ditët e sotme. Ndërsa ,
vendlindja e tij, Zhegra dhe Gryka e Karadakut, mbesin frymëzimi i përhershëm i
autorit (I. Kadriut) dhe epiqendra ku zhvillohen të gjitha ngjarjet thuaja, që
paraqiten nëpër këto romane, të cilat kanë pasur jehonë të gjerë si tek
lexuesit poashtu edhe tek kritika. Ndërsa, Nexhat Rexha, kritik, tha se, “Nëpër
këtë zhvillim të ngjarjeve, ku bota e fëmijëve i ka edhe misteret e veta,
Mahmud Hysa i ka shkoqitur e analizuar deri në thellësi. Në gjashtë romanet për fëmijë, që nga romani
“Pas kthimit”(1975) e deri tek ky i fundit ”Çuni i kohës së Lekës” ( 2006),
aktualizohet loja dhe veprimet botës së
fëmijëve, nëpër të cilat kalojnë
fatet bashkë me gëzimet e ngushëllimet e
tyre. Këto, veprime të tyre kanë destinacion të
kuptueshëm për karakterin e
kënaqësisë për të arritur tek ajo që zhvillojnë në imagjinatën e tyre. Këto karaktere janë zbërthyer në
planin artistik dhe analogjia e tyre ka kuptimin e bashkëveprimit konkret. Parabolimet e
protagonistëve të romaneve për fëmijë, autori i ka ngjyrosur me ilustrime të
duhura për të saktësuar situatat e kohës”. Pas kësaj “ore” të prezentimit të
vepërs së M. Hysës lidhur me veprimtarinë e I. Kadriut me titull, “Polifonia
e tekstit letrar”, protagonisti i dy
veprave të paraqitura, Ibrahim Kadriu, më pas, të pranishmnëve ua dhuroi librin
e tij “Gjallori”, si dhe drejtorëve të tri shkollave fillore, asaj të Zhegrës,
të Llashticës dhe të Shurdhanit. Njëkohësisht, nuk u harrua as biblioteka e
shkollës fillore “Agim Ramadani”, të cilës Ars Clubi “Beqir Musliu” i dhuroi 44
ekzemplarë librash me tituj të ndryshëm.