| E premte, 04.01.2013, 08:13 PM |
Njëqind-vjet
nga viti i prapësht 1913, mbase në këtë 2013, lind histori e re dhe për ne!
HISTORI E NDALUAR NË MËNYRË TË VEÇANTË E DEVIJUAR
Iliri-Albani toka të zjarrta u xhelozuan si fëmijë të lindur para kohe! Tani hyjmë në 2013, respektivisht 134, 100-vjetorin nga viti i prapësht, kur Shqipërisë iu mor gjysma e territoreve, po aq e popullsisë nga fqinjët në bashkëpunim me fuqi-Evropiane. Tani e tutje çdo të ngjet me këto hapësira, lëvizjen shekullore për bashkim të Shqipërisë Natyrale, të cilën kanë filluar të përkrahin edhe miqtë tradicional të shqiptarëve?!
Shkruan: QERIM PLLANA
Prej kohesh është ditur se historia e popujve dhe tokave ilire-shqiptare kishin dhembje gjymtyrësh devijuese kurrizore. Këta popuj, gjithashtu pësuan ngritjet dhe rëniet, humbjet një nga një të tërësive, nga veriu, detet, lindja dhe përendemi. Qysh në parahistori, para formimit të Federatës Ilire edhe shkëmbinjtë e rivierave të deteve kishin mësuar të flisnin ilirishten. Ilirët prodhonin dhe shisnin në mënyrën ilire, gdhendnin metale, figura dhe stolisi gur-dru figurash të zotëve, bënin varreza të përkryera-tumula murale. Ata u shquan me artin e krijimit të armëve të sofistikuara të kohës qysh në parahistori, për t`u mbrojtur, kur sesi për t`sulmuar. Për t`u mbrojtur herë nga deti, toka, herë nga veriu lindja, derisa i mori morti i tradhtisë dhe ranë nën perandoritë e kohës histerike...
Iliria gjerë e gjatë shtrihej nga Korushka, Celoveci në Detin Marmara, mermertë, Gjirin Kavalla dhe Aspravalltë. Nga Danubi, Lumi Savë deri në Atikë, Selanik- Korint. E lulëzuar një fuqi e botës në kontinentin e vjetër. E njohur për detari të tregti, bletari, birrari, blegtori dhe peshkim të zhvilluar. E para ndër të parat në Lojërat në Olimp, me Liburnët e rrallë në detari bërë projekt kopjues për fenikas, babilonas, grekë, persianë, athinas. Iliria u shqua me zotërimin e lundrimit në Adriatik, Jonë, Egje dhe gjithandej Detin Mesdhe...
Iliria një histori e pathënë në mënyrë të veçantë vetvetore, para dhe gjatë historisë qytetëruese, civilizimit shtrirjes në një hapësirë 250.000 kilometra katrorë. Me popullsi emrash si: Ardianë, Dardanë, Dalmatë, Albanë, Pirustë, Penest, Mollas, Maqedonas, Dokleatë, Liburn, Pajon, Japyg, Enkelejë e Mesapë. Ku janë dhe kush janë sot këta popuj me më shumë se 70 kombe e kombësi?! Ku është Iliria sot ore njeri i tokës dhe popullsisë së humbur si; lelegët, kaurinët, dakët, pellazgë, persianë, grekë e romakë të lashtë, ku janë superfuqitë, Federata Ilire, Roma, Bizanti, Perandori Otomane, ku janë i gjen sall në libra, mësuesen e jetës, në histori, si federata-konfederata perandori të shtrira në botën e vjetër, Evropë, Azi Afrikë...
Tani
realiteti për këtë histori është i shkuar, mjaftë i dhembshëm.
Shqiptarët duan bashkimin zotëri të Evropës-miq pse akoma me dyshime!
Tani
lirishtë themi, Iliria, Arbëria, Dardania, Albania, Dukla, Dalmacia, gjithandej
pjesët e Ilirisë nga veriu-jugu, detet dhe lindja, ishin dhe mbeten një
histori, metaforë e pathënë, në mënyrë të veçantë histori e falsifikuar..! Në
krijimtarinë time prozë-poezi, këto toka virilë i kam quajt Albanida të
Zjarrta. Vullkan që ziejnë, por akoma nuk shpërthejnë, toka të befta që i
thërrasin ndërgjegjes, por akoma nuk pëlcasin, nuk shkrepin siç mundë të ndodhë
një ditë, këtu e në këtë planet, mbi tokën etninë e tyre të vetë. Të paktën në
atë çka sot ka mbet, atje ku flitet shqip, ku këndohet dhe mësohet emri atdhe e
mëmëdhe, ku valon sall një flamur i Gjergjit, Ismailit, Hasanit.., ku bukës i
thuhet bukë, ujit ujë. Iliria gjatë pikoi gjak, kurse Albani-datë për t`u
mbijetuar, çdo dekada-stinë sakrifikuan rininë, bijtë e saj të gjallë u
murosën, Majë Rozafës, në Risan, Kotor, Toplicë, Kosovë, gjithandej në Epir,
Çamëri, Malësi, Rrafsh, Has, Dukagjin, Kosovën Lindore, Iliridë-Pollog,
Manastir,Ohër, Kaninë, Ostros, Strugë Shën-Naum, Plavë, Guci, Vermosh.
Gjithë-andej kjo madhështi!
Ku t`i
dihet pse këto kokëçarje në Kontinentin e Vjetër. Një bashkim konglomerati
tjetër, i shndërruar nga demagogë dhe
anasjelltas të ri e të vjetër. A s`bëhet
kjo për vjelje te të mirave nga të tjerët, si sot si atëherë. Kjo vërtetë është
një histori në mënyrën e vetë të pathënë, e shkruar dhe fshehur nëpër arkiva
për nevoja tjera të gjeneratave të tjera! Kjo histori retushimi e pathënë, por
e shkruar diku qoftë edhe në gurë, pergamen siç i thuhej në lëkurë. Ja, serish
vjen ajo kohë, prapë për t`u falsifikuar histori e tyre si dikur. Në mënyrë të
veçantë në paskajore dhe në formën vetvetore ndërrohet një e kaluar e bujshme
me të sotmen paçavure! Prapë një histori e ngrirë në thellësinë e tragjikes,
groteskes, brez pas brezi në mënyrën mortore të vetë jetës. Histori e shkruar,
por e pa thënë në mënyrë të veçantë e falsifikuar, për dëshirën e miqve, dikur
armiqve më të përbetuar... E ripërtëritje mund ose s`do të ketë, as pas epoka
shekujsh, as pas 100-vjet, të gjysmës së
shteteve që aq shumë u trumbetua për më shumë nacionalizëm dekorativ, luftë për pushtet, çoroditje të së vërtetës edhe pas 100-vjet të
shtetësisë me pak jetë.
E duamë,
pra sa shumë e duamë jo atë zonjën që na rri karshi-karshi, por atë shkëmbin që
ka aromë helmi, parajsë dhe purgurator
D. Aligeri! E duanë ata, jo ju, ne as këta këtu përskaj nesh, por ata të cilët
posa ngjitën dhe ngritën majë hierarkisë, me s`ka fuqi për t`i zbrit nga stoli,
pos fuqisë së “Perëndisë”, sovranit, fukarasë te mjerëve dhe të lënëve prapa
shpinës së zotit e t`atdheut, kanuneve, rregullit, ligjësisë për një më të lumtur demokraci dhe
jetë!
Iliri-Albani-da,
jeni toka të zjarrta, seç u xhelozuan si fëmijë të lindur para kohesh. Është
sall një histori e pathënë, e shkruar por akoma e devijuar papranuar, për më keq
me çdo forcë e gjykuar, fat i tyre për të dështuar!