| E diele, 06.01.2013, 11:04 PM |
Monografi p?r shum? v?rejtje
(Grup autor?sh: “Gjilani me rrethin? - studim monografik”, bot. K. Komunal i Gjilanit, 2012).
Nga Nuhi Ismajli
Mungesa e veprës së botuar, nuk i pengoi disa nga
hartuesit e saj, as K. Komunal, që ta promovojnë vetë, para publikut gjilanas,
dhe vetë edhe të shprehin lavdërimet për të.
Vepra “Gjilani…”, për të cilën dikush tha sa u
shkrua për katër vjet, kurse dikush për dy vjet (vepra, sipas shënimeve, ka
filluar së shkruari më 2008), nga vetëpromovuesit, u cilësua me fjalë të mëdha,
si:
vepër e synimeve të rëndësishme, letërnjoftimi ynë
dhe letërnjoftim i hollësishëm për të huajt, histori, njoftim për të kaluarën,
vepër themeltare e informimit për këtë komunë, vepër e afirmimit të qytetit si
një qytet i rëndësishëm, vepër që i ka munguar Gjilanit, vepër e një pune të
disiplinuar, vepër e ekspertëve; vepër gjithëpërfshirëse, vepër e mirëfilltë
shkencore, që me kompetencë e saktësi flet për çështjet e ndryshme; një histori
e shkruar prej nesh, një histori realiste; vepër e çmuar për traditat e
shkrimit monografik; përfshirje enciklopedike etj.
Ne që arritëm ta sigurojmë, sa për lexim, një nga
ekzemplarët e botuar, patëm mundësinë ta krahasojmë me tekstin e botuar
elektronik (të debatuar me qytetarët, më 15 tetor dhe të kritikuar në shkrimet
e ndryshme), dhe të vërejmë se disa nga hartuesit nuk kanë ndjerë as
përgjegjësinë më të vogël, për të përmirësuar të metat e kritikuara me të të drejt? të teksteve të
tyre, kurse ndonjëri, jo vetëm që s’kishte përmirësuar gjë, po, për më tepër,
kishte ndërhyrë egërsisht në tekstin e tij, duke e cunguar dhe duke bërë tekst
edhe më të keq dhe edhe më të pavlershëm se në variantin e botimit elektronik.
Rasti i parë ka të bëjë me mungesën e të dhënave
për disa vendbanime të komunës së Gjilanit, me fshirjen, si nga një dorë e
zezë, të disa emërvendeve, të njohura për etninë e pastër shqiptare, mungesa
këto të cilat e bëjnë veprën të padenjë për publikim. Fjala është për fshatrat
Kurexhaj, Terziaj, Haxhaj, Selishtë etj. Këto janë të njohura për vendbanime të
pastra shqiptare, për historinë fisnike të tyre, vende të njohura për njerëzit
e tyre të shquar, për ngjarjet e përjetuara, për qëndresën dhe përpjekjen e
tyre për vlerat kombëtare, për virtytet njerëzore, vende të shquara për
bukuritë dhe pasuritë e tyre natyrore etj. Këto vendbanime, me përjashtim të
ndonjë rasti, kur përmenden në kuadër të ndonjë vështrimi historik ose në kudër
të vështrimit për kulturën popullore, besimet etj., janë injoruar tërësisht dhe
nuk përmenden fare. Kështu, p. sh. fshati Terziaj dhe banorët e tij, përmenden
në kuadër të një vështrimi historik, f. 93 dhe 110, dhe në kuadër të
vështrimeve për kulturën popullore, të besimeve etj., f. 94, 420 dhe 428, po në
asnjë rast tjetër të nevojshëm dhe në mënyrë të veçantë.
Ai i cili ka bërë një gjë të tillë, ka bërë një
punë sa johumane, po aq edhe joshkencore. Se shënime për këto vendbanime, ku
shihen veçantitë dhe vlerat e tyre të pamohueshme, ka pasur sa të duash. Të
dhënat për vendbanimet e përmendura, për banorët, për njerëzit e shquar të
tyre, përmenden në veprat e mjaft autorëve të shquar shqiptarë e të huaj;
përmenden në kuadër të shkrimeve të ndryshme e, madje, edhe në kuadër të tezave
të doktoratave, të mbrojtura në qendrat e mëdha të botës. Të dhëna për këto
vendbanime janë dhënë edhe në kuadër të veprës së studiuesit Jusuf Osmani (“Vendbanimet
e Kosovës 6, Gjilani”, Shkrola, Prishtinë, 2004), e cila, në fund të
veprës, në bibliografi, figuron si vepër e shfrytëzuar, si literaturë, njësia
200.
Banorët e këtyre vendeve, të “shlyera” nga
gjeografia e Gjilanit, nuk përmenden as në rastin kur përmenden emrat e të
dënuarve politikë dhe të atyre të dënuar me vdekje, për shkak të ideologjisë
dhe veprimtarisë së tyre kombëtare (kapitulli: Format e rezistencës së
popullatës në komunën e Gjilanit gjatë sistemit komunist (1945-199), f.
197-249) . Ose edhe përmendet ndonjë emër (si p. sh. Sabit Rrustemi), po
nuk i tregohet edhe vendlindja, sikurse veprohet me të tjerët.
Në vepër vërejmë shmangien për të mos përmendur
emrat e fshatrave të përmendura edhe në rastin e shkaktimit të një gabimi të
dukshëm kuptimor. Kështu, f. 115, (kapitulli: Gjilani nëshek. XIX deri më
Po kështu, injorohen e nuk përmenden fshatrat e
përmendura dhe banorët e tyre edhe në kapitullin për arsimin, sikur banorët e
Kurexhajve, të Terziajve, të Haxhajve, të Selishtes etj., nuk janë arsimuar
fare, se nuk kanë pasur shkolla të tyre e se nuk kanë as tani.
Nëse për veprën “Gjilani…”, thuhet ashtu siç kanë
thënë vetëpromovuesit e saj, më 15 tetor, si u pa më lart, është gjë tejet e
ulët të shlyesh nga harta vendbanimet e njohura me shekuj dhe të injorosh aq
ulët banorët e tyre. Por, po aq keq dhe dukuri tejet e ulët antishkencore është
edhe kur hartuesit e teksteve të tilla, tejet antihumane, harrojnë obligimin
shkencor dhe, në kundërshtim me logjikën dhe etikën shkencore, luajnë rolin e
injorantëve dhe punojnë sipas logjikës së atyre që, gjithnjë, i kanë pasur halë
në sy këto vende e banorët e tyre.
Rasti i dytë, tejet shqetësues, për lexuesin
sadopak të informuar të monografisë “Gjilani…”, ka të bëjë me paraqitjen
injorante, tejet diletante, të letërsisë nga hapësira e Gjilanit me rrethinë
(kapitulli: Jeta kulturore (1945-199), f. 433-435). Varianti libror i
botuar është edhe më i keq se varianti i botuar elektronik. Në tekstin për
letërsinë në komunën e Gjilanit me rrethinë nuk thuhet asgjë. Aty përmenden pak
emra po nuk thuhet as për ata asgjë. Shumë emra të tjerë, të denjë për
paraqitje, as nuk përmenden fare. Autori i tekstit për letërsinë nuk e di se
letërsia (poezia) është krijimi më individual, kështu që nëse nuk ke folur
konkretisht për autorin dhe veprën e tij, nuk ke folur asgjë. Për të, sipas
veprës, me rëndësi janë klubet dhe shoqatat, të cilat, sipas tij, kanë luajtur
rol në krijimin e letërsisë!!! Pra, klubet dhe shoqatat (të cilat, siç dihet,
kanë rol reklamues, afirmues të letërsisë) i krahason me klubet e sporteve e me
shoqëritë muzikore dhe, duke folur për to, mendon se flet për realitetin letrar
të Gjilanit me rrethinë!
Kështu, duke mos u marrë profesionalisht me
problemin e letërsisë, në monografinë
për Gjilanin, lexuesi nuk e ka njoftimin dhe pasqyrën e vërtetë të letërsisë së
kësaj ane. Në monografi, pra, injorohet pjesa dërrmuese e krijuesve gjilanas,
kurse për krijuesit e përmendur dhe veprat e tyre nuk jepen kurrfarë të
dhënash. Në bazë të kësaj monografie lexuesi nuk mund të mësojë asgjë për
asnjërin nga shkrimtarët e përmendur gjilanas. Atëherë çfarë monografie është
kjo?! Mund të thuhet se kjo pjesë e monografisë (f. 433 - 434), është për
ilaritet të rrallë dhe më mirë është sikur të mos figuronte fare!
Mospërmbushja e kërkesave të monografisë për
Gjilanin me rrethinë, gjendja e mjerë dhe tejet e palakmueshme e tekstit të
saj, është tregues i gjendjes së institucioneve të komunës së Gjilanit, veçmas
të Drejtoratit të Kulturës, dhe të nivelit të formimit të atyre që e udhëheqin
atë.
Drejtorati i Kulturës, i cili, me një kuadër të
formuar, do të duhej të kishte rolin mbikëqyrës të realizimit të tekstit të
monografisë, për komunën me rrethinë,
së pari, nuk do t’i jipte të shkruajë monografi
lloj-lloj injoranti, po do të kërkonte krijues të formuar dhe të ndërgjegjshëm
dhe, së dyti, nuk do të paguante para të konsiderueshme për tekste çfarëdo.
Kuvendi Komunal i Gjilanit, i cili është edhe botues, e ka për detyrë të nxjerrë një tekst serioz të monografisë për Gjilanin me rrethinë dhe t’i arsyetojë mjetet që i shpenzon për botimin e saj.