Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Gota e mërgimtarit

| E merkure, 02.01.2013, 03:13 PM |


Gëzuar Vitin e Ri, Atdheu im

GOTA E MËRGIMTARIT

Nga Zeqir Lushaj

Në kohën e re, e,
Në kohën e vjetër,
Një gotë, (plus),
Në sofrën e shqiptarit.

Më parë ruhej,
Për udhëtarin e pastrehë,
Sot, le të jetë
– Gotë e mërgimtarit.

…!
Në gëzime e hidhërime,
Sot, në çdo vatër,
Dikush i familjes,
Sigurisht,
Që mungon,

Një gotë e mbushur,
Që rri në heshtje, (!),
Është portë e hapur,
…Portë, që shpreson.
./.

(Nga libri “Pengjet”, faqe 66)