| E hene, 31.12.2012, 02:05 PM |
VITI I RI,
DO TË JETË VITI I NDRYSHIMËVE TË REJA PËR KOSOVËN
Nga Dedë Preqi
Viti i
vjetër po ik, njerëzit lëvizin nga gjitha anët për ti kryer obligimet e veta,
ashtu edhe duke përgaditë ndonjë dhuratë sa do modeste nga festat e fundvitit për ti gëzuar fëmijët
e tyre, të cilët presin me shumë
kënaqësi dhe janë më të merituarit e kësaj bote.
Jeta i ka
obligimet e veta, dhe një njeri me të ardhura të vogla e ka vështirë me i
përthëku të gjitha obligimet që kërkohen, ndërsa ai që nuk ka fare të ardhura,
apo burime jetësore, për atë, nuk ka komente, pa elemente… Edhe pse njerëzit
jetojnë në një rreth shoqëror, nuk e kanë të gjithë jetën e njejtë, apo standartin
e njejtë jetësor.
Shumica e
atyre që kanë emigruar dikund jashtë atdheut në vende të ndryshme të botës, me
nastalgji e shprehin mallin e tyre për atdheun e dashur, dhe dëshira e tyre
është e flaktë, që sëpaku këto festa të fund vitit ti presin së bashku me të
afërmit e tyre. Mirëpo, ata të cilët gjinden brenda atdheut, shumica e tyre
dëshirojnë që të largohen dikun largë në vendet perëndimore, të emigrojnë në
një vend ku jeta është më e mirë dhe më e begatshme, sepse kushtet ekonomike të
detyrojnë të mendosh dhe të veprosh për një gjë të tillë.
Ky raport
ndërnjerëzor argumenton se jeta është e ëmbël dhe duhet për ti shërbyer me
sakrifica të mëdha, edhe pse nganjëherë ndoshta është e pamundur për t’ia
arritë qëllimit…
Dikur
shqiptarët u larguan nga vendi i tyre për shkaqe specifike,apo gjendjes
politike, të cilat na i ka imponuar okupatori dhe jemi detyruar të emigrojmë
dikund largë, ndoshta për ti humbur gjurmët,
Migracioni
shqiptarë e luajti një rrol shumë të madh pozitiv, sepse shumë atdhetarë i kanë
shërbyer atdheut të tyre në shumë aspekte humanitare dhe kombëtare, dhe
konceptet e gabuara mbi migracionin duhet të qartësohen dhe të marrin në
konsideratë efektet pozitive të saj, në kombinim edhe me qështjet sociale,
politike dhe ekonomike.
Kosova është një ndër vendet më të freskta që ka
dalë nga lufta, ky vend është edhe një ndër vendet më të dëmtuara në rajon,
sepse mbetët jashtë procesit të liberalizimit të vizave, e kushtëzuar nga
BE-ja, ku Brukseli ua hapi dyert të gjita vendeve të Ballkanit, duke izoluar
vetëm qytetarët e Kosovës.
Nga
politika e mbrendshme shteti i Kosovës ka ngecje, sidomos në qeverisje, e cila
me prevojën e saj pas lufte, nuk ka mundur të tregoj rrezulltate të duhura,
sidomos në fushën ekonomike,
shëndetësore,sociale e politike, pa të cilat nuk mund ti qelë sytë qytetari i
saj.
Popullsia
e Kosovës është sot në shkallën më të lartë të papunësisë dhe varfërisë në
rajon. Mungesa e vendeve të punës është edhe stagnimi i shumë ndërmarrjeve
punuese, të cilave u është vënë dryri, sepse blerësi, apo ivestitori nuk ka me
çka të startojë, sepse pasuritë e Kosovës iu shitën njerëzve që nuk kishin fare kapacitete
profesionale dhe as managjuese.
Gafet e
qeverisjes aktuale në Kosovë janë të shumta dhe as që ndalën, duke filluar prej
procesit të privatizimit, i cili në vend që të ndikojë në rritjen e punësimit
dhe zhvillimit ekonomik, privatizimi ka krijuar edhe më shumë papunësi dhe
varfëri. Mandej, edhe korrupsioni është në shkallën më të lartë në rajon, i
cili ka sjellë shumë defekte të mëdha dhe direkte në ekonominë e vendit, duke
qenë prezent në gjitha fushat e jetës qytetare, si edhe në Korporatën
Energjitike, ku janë investuar me miliona euro, prapë se prapë nuk ka rrymë të
mjaftueshme për nevojat minimale të qytetarëve, dhe si shkak i kësaj amullije
kanë ikur edhe shumë investitor të huaj. Nga kjo kuptojmë se Kosova vazhdon të
mbetët pjesë e izoluar edhe përshkak vendeve të rajonit, të cilët ndoshta
dëshirojnë të investojnë, por vendi i jonë nuk ua plotëson kushtet për
investime.
Vetëm veriu
i Kosovës është shdërruar në një zonë tregtare, ku përditë hynë dhe dalin me
qindra mauna, të cilët deri tani nuk kanë paguar doganë në favor të Kosovës, duke i mbushur
supërmarketët kosovare me plot plazmakeksa dhe mallëra të ndryshme me afate të
skaduara dhe të kancerizuara.
Kosova
nuk ka ende kode shtetërore dhe deri tani nuk ka arritë ti siguroj ato kode
ndërkombëtare, as në sektorin ekonomik, të telefonisë mobile dhe as në sektorin
e aeroportit, ku vetëm në sektorin telefonik që e shfrytëzon nga Serbia, si
edhe nga disa operime tjera ilegale,
shteti i Kosovës humbë miliona euro.
Përveq
tjerash, në Kosovë ka edhe krime të fshehta që janë bërë pas luftës, edhe pse
nga pak kanë filluar të vetëzbulohen, të cilat janë shkakëtuar në emër të
atdhetarizmit të rrejshëm, të cilat pasoja janë evidente edhe sot, duke mos i
kursyer edhe ata që ishin në ballë të luftës çlirimtare, por pse jo, edhe ata
që ishin në krahun e legjendes kombëtare Ibrahim Rugova.
Dhe
qytetarët e Kosovës presin me vite fjalën e drejtësisë, dhe njerëzit të cilët
janë të inkriminuar nuk duhet të jenë në poste qeveritare, por në fakt qeveria
dhe pushteti më shumë u shtojnë kujdes
opinionëve ditore, duke dhënë vetëm një marketing politik situatave aktuale, si
dhe duke e lavdëruar vetëvetën dhe çdo pëllëmbë të udhëheqjes së tyre, duke e
përfunduar këtë vit, me plot gojën se, ishte viti më i suksesshëm i qeverisë në
fjalë.
U bënë 13
vite pas lufte, janë edhe 18oo kufoma të pagjetura, që i rrëmbyen forcat
fashiste serbe, dhe ende nuk dihet fati i tyre, ndërkohë familjet e tyre
vazhdojnë të kërkojnë nga qeveria
kosovare, që ti bëjë trysni të
vazhdueshme Beogradit dhe në marrëveshjet me Serbinë , kjo qështje të vëhet
kusht i domosdoshëm ,që fati i tyre të
ndriqohet sa ma shpejtë.
Edhe pse
ky pushtet për disa pushtetarë është i ëmbël, ku shumica ka arritë ti realizojë
ëndërrat e tyre, duke u pasuruar brenda një kohe të shkurtër, por në këtë
mënyrë e kemi krijuar, jo një shtet demokratik popullor, por një pushtet
parazit dhe të paqëndrueshëm. Askush nuk e ka menduar një situatë të tillë pas
vitit 1999, sepse kemi menduar vetëm ta largojmë prej qafe okupatorin serb,
ndërsa të tjerat do ti rregullojmë vet. Askush nuk e medoi këtë situatë, si diçka
e pa imagjinueshme, ku në forma të ndryshme dhe shkatërruese po ia gërryejmë
themelet e pavarësisë së shtetit tonë, për disa përfitime të mjera përsonale,
që ka pasoja , jo vetëm kjo gjeneratë, por edhe gjeneratat e ardhshme.
Kosova
nuk mundet të shkoj përpara pa bërë ndryshime të reja, edhe nëse ndodh
koalicioni i ri, nuk mundet për ta ndryshuar situatën kaotike në vend, dhe këto
ndryshime duhet ti bëjë vetë shteti i Kosovës me intelektualët e rinj dhe
profesional, dhe jo gjithherë me ndërhyrjen ndërkombëtare.
Prandaj,
populli i Kosovës është i shtrenguar të kërkoj një jetë më të mirë, por jo edhe
të kaloj nëpër rreziqe. Është koha që ti lëmë pas të kaluarat e dhimshme , jo
edhe ti harrojmë, por ti qasëmi të sotmës për të ardhmën, që të punojmë dhe
ndërtojmë Kosovën demokratike, dhe të fukcionojë shteti ligjor në gjitha këndët
e saj, pa dallim nacioni dhe as religjioni. Dhe ndër të gjitha, në pranverën e
ardhshme, Kosova të përgaditet për zgjedhje të reja nacionale, sepse është koha
për ndryshime të reja, në të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj. Kjo ide nuk
do të ishte e gabuar, por një strategji e argumentëve ligjore dhe morale e
qytetarëve të Kosovës, për një jetë më të mirë dhe më të lirë, duke qenë
optimist se me ndryshime të reja do të ndryshon në mënyrë pozitive edhe jeta e
qytetareve të Kosovës.