| E hene, 31.12.2012, 05:52 PM |
URIME PËR VITIN E RI
Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi
Ku t’i gjejë vargjet ma t’ mira ,
Që t’iu shprehi shumë dëshira ?!...
Ku t’ia nisi këngës sime ,
Që t’iu shprehi shumë urime ?!...
Refreni:
T’ vi me këngë tek çdo njeri –
T’ua uroj Vitin e Ri !
T’ ua uroj një vit të mbarë –
N’ çdo shtëpi ku ka shqiptarë !
Ku t’i gjejë tingujt ma t’ bukur –
T’ua qëndis këngën ma t’ lumtur ;
Që sjell gëzime dhe shëndet ,
Si n’ vendlindje, si n’ kurbet !
Refreni:
T’ vi me këngë tek çdo njeri ...etj.
Ku t’ gjejë mjeshtër të orkestrimit –
Ta luajmë Vallen e Bashkimit ?!...
Të Bashkimit Mbarëkombëtarë –
Që t’ mos jem ma kurrë të ndarë !
Refreni:
T’ vi me këngë tek çdo njeri ...etj.