| E diele, 30.12.2012, 03:05 PM |
ESAT LOSHAJ
KUR SKUQEN TELAT
Aty ku skuqen muret e zemrës
shpirti zien kënga merr flakë
dashuria është në valle lidhur
këmbë e duar shtrënguar fort
sytë shpojnë sytë e miqësuar.
Aty ku skuqen damarët jam unë
aty është jeta me miken time
ku skuqen lotët piqet malli
malli shpon zemrën e burrit
lëre më të gurit fjalë e thënë…!
E BUKURA IME MOJ
Si eshkë në bjeshkë më je moj
ti që më kall mall mua
dritë ime më jë në ballë
ti që më vdes ti që më ngjallë
me gjokset e tu si pjeshkë
me at zemër rreshake
fol pse hesht, si shtizë si heshtë
e madhja më e madhja bjeshkë
unë s’të vura kufij bukuri
as pranga as fjalrënda
most ë lutem mos
e bukura e bukur është
dhe deti nu trazoftë.
PËRPARA VETES
U ndala në hapërimin tim
këngës i thash: vazhdo e llastuara
në stinën e luleve
shaj e mos nem pash at bukurinë tënde
kam frik se të dua
më shum vdekjen time e dua
se sa lotin tënd në qepallë
dhe në varr për ty ruaj mall
dhe pyes: oj zemër ku je moj?
a je kund gjallë…!
FESTË NË ILIRI
Mall kam sot
Mall kemi ne
Kënga s’ka të ndalur
Festë në Iliri
Në zemra
Dy ngjyra
Në kaltërsi
Krenar sot.
Malmbushuri me borë
Thurur kurorë
Në përvjetor
Tunel i Kalimashit
Madhështor
Tiranë, Prishtinë
Prizren, Vlorë
Pjesë jona
Plagë që po shërohen
Ditëve që po vijnë.
SHUMÇKA TË FALA
Edhe sonte skam gjumë
jam me pagjumsinë tonë
në mes fjalëve të këqija
me durimin në shpirt
rrethuar mbuluar me re të zeza
breshëri mendimesh
sikur ma zenë frymën
netëve të mia
zogu feniks është lodhur
nga ringjallja
Odiseu gjeti Itakën
kali i Trojes u zbulua
e fati i poetit mbeti fat
ati mbyti Rexhën
e Rrushja pas gardhit
ta fali vajzërinë
vargu cikrrimtar matet
me dhjetra e mijëra herë
në planetën ndër ethe
fjalët terapi
si valë e Drinit të Bardhë
Detit të Kuq
Detit të Zi
sonte të tërat i kam
jatak çati
emër për zemër
dhembja është trolli im
me pesë plagë trupit...!