Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Lumturi Ymeri Bersava

| E diele, 30.12.2012, 02:55 PM |


LUMTURI YMERI BERSAVA

DO TË BLEJ DIEJ

Babagjyshi do të bëhem këtë herë
Në rrugët e dhimbjes
të shtruara me lot
do të ndez Diej.

Në sofrat ku zgjaten gishta të nxirë
në tas të ullinjve
gjetur përtokë
Do të derdh Diej.

Në muret e lagësht të gërryer shiut
në rafte e shtroja
boshe të ftohta
Do të sjell Diej.

Por më parë do të bëhem hije
të shkallmoj kasaforta
pirgjesh pa shpirtra
Që të blej Diejt.

Në cep të Hënës
me varni pastaj
ngarkuar me faj...

PAFAJËSI E PËRÇUDNUAR

Dashuria e parë
i pupthonte zemrën
ndizte faqet prush
Dora e bardhë, e vogël
i ujësonte
brenda të tijit grusht.

Qielli blu
ngjyrosur në sy
Dielli përkorë
mbi rrelat pa faj
Ngatërrohej në hapat e tij
me Të po ndjente të parén
ëndërr të saj.

Diku, bari i virgjër
do të ngjishej butësisht
prekjet, puthjet, zhveshjet...
Ajri e kish përpirë,..fluide
Një çast, ëmbëlsia humbi
nga një masë e ngurtë
që kërkonte të pashkelur..shtigje.

Hapi sytë, të zgurdulluar
Përralla,..në shtriga, vampirë
Ëndrra brenda saj po mbytej
O çmenduri!
Dy sy skuqur epshit
puthjet në skërmitje bishe
që prenë,..të shqyej'.

Lebetitja i ngec në fyt
prej turpit
gishtërinj që mbajnë rrobkën
t'mos i hiqej trupit.

Përpëlitej
Kraharori i çahej frikës
thonj që ngulen lëkurës, tokës
sfilitës..
Këmbë të brishta ndërkaq
godasin fatal dhe...kaq
i paemër ,..akt
mbet paq.

U ngrit
Dhimbja e tërhiqte zvarrë
E hodhi tej
në humnerën që e kafshonte nga pas
Vraponte si e marrë
nëpër hije frike ngjethëse
Pengohej, rrëzohej
ngrihej përsëri
grisur e çjerrë
deri kur...
përpara saj u shfaq
një. . .mur.

Ai mur i dashur ku mbështet kurrizin e njomë
këmbët se mbajnë
s'ka frymë...

Hodhi sytë
me blu të përmbytur
drej qiellit të mavijosur
plagësh e vragash
prej trupi e shpirti...

Pafajësi hyjnore
helmuar
përçudnuar
nga një ,..''përrallë"
e dashurisê së parë. . .

JETA

...indiferente, me kornizë
pa aromë
As të pyet, as të ngjall
një emocion.

Si nje dar' të mbërthen zemrën
në dëshpërim
Në cdo skaj deri në thonj
krejt të mpin.

Një grusht rëre e një dorë ujë
është gëzimi
Si një lumë në kraharor
ky hidhërimi.

Dhimbjen, ndjesën, dashurinë
brenda në shpirt
T'i përzjen mjaltin me vrereë
lemsh për gryk'.

Me fal o Zot që po të shkruaj
s'je perfekt
Për kë Ferri a Parajsa?
Djalli mbret?!

Hë më sjellë një copëz qiell
ma bën streh'
Herë me zbraz të menjëherë
lot e zë.

UDHË PA KTHIM

E lidha shpirtin
ne lidhesat e kepucëve
Verbërise t'i tregojnë udhën
xhunglës, në kërkim të hirit
të zjarrit që ndezëm
që me se gjetëm
nuk di ku mbetëm...

Kohën mas
me tik-takun e zemrës
As ditën ma njeh Dielli
as natën, Hena
as Zoti, verbërinë
veç eci..
eci pa kthim.

Shpirti zgjat duart
të mbajë   gjunjët
të mos lëshohen
të mos këputen...

Kapem pas kulprashgjarpri
të etura të dridhen
pas trupit tim
Xhunglës të mbetem
në përjetësi
në kërkim të hirit
ku u dogj
kjo dashuri...