Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Vizion i ri në artin poetik

| E diele, 30.12.2012, 12:59 PM |


Një vepër që reflekton një vizion të ri në artin poetik…

Nga Tefik Selimi

Poetët janë të çuditshëm në jetë. Ata e shohin jetën më ndryshe se të tjerët. Janë “krijesa” intersante! Pse jo? Edhe arti i tyre “magjik” është interesant. Të pushton dhe të tëheq për vete. Nuk të lë pa e lexuar e pa e shijuar. Po kjo botë arti, që ka një “imazh’ tërheqës, është e poetit stubllas, Sarë Gjergjit. Andaj, Sarë Gjergji është njëri nga krijuesit e dëshmuar në letërsinë shqipe. Ai gjer më tani ka botuar disa vepra letrare, si janë: “Gogota” (1994), “Konstrast ngjyrash” (1996), “Terapia e vdekjes – requem për Kosovën” (2000), “Peizazh toke” (2004), “Zjarr i pashuar” në gjuhën rumune, “Dashuri e pambarim” (2008, “Vitia 2009 – udhërrëfyes” (2009), “Të tjerët për veprën letrare të Isak Ahmetit ose letërsia ndyshe e tij” (2011” dhe vepra e sapo botuar e tij “Legjenda e tërfilit” (2012). Por, ky krijues nuk është ndalë vetëm me këto vepra. Ai, herë pas here ka shkruar artikuj kritikë për veprën e I. Kadaresë, për Platonin, Horacin, De Radën, Konicën, Migjenin e për shumë autorë të tjerë. Por, S. Gergji ka shkruar edhe shkrime të tjera publicistike. Shih për këtë, Sarë Gjergji është fitues edhe i disa çmimeve letrare si, në vitin 1992 ka fituar shpërblimin vjetor për krijimtari letrare nga Shoqata e Letrarëve të Rinj të Kosovës, madej, ëshë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, është i përfshirë në antologjinë në gjuhën shqipe, rumun dhe gjermane. Më herët ishte kryeredaktor i revistës “Identiteti”, mandej  “Lajmëtari” dhe i revistës letrare “Kalendari letrar” në Prishtinë. Dhe, jo vetëm kaq. Vepra e tij “Legjenda e tërfilit” është një poetikë krejt tjetërë nga veprat tjera të tij. Duke lexuar këtë vepër poetike, sikur lexuesi, por edhe vështruesi i letërsisë e vëren diçka që të pëlqen dhe nuk të lë ta ndahesh nga kjo “magji” arti. Është një vepër e pazakontë, e cila, si e  tillë, na shfaqet si model  poetik i rrallë tek ne. Edhe ato poezi, që janë të artikuluara në veprën në fjalë nga poeti Sarë Gjergji, sikur flasin me një gjuhë tjetër, e cila e ka vokacionin e thellë poetik. Vetëm krijuesit me përvojë dinë t’i bëjnë këto “mrekulli” arti, të cilat paraqesin jo vetëm botën universale të tyre, por të këtilla krijime janë të natyrës sonë, që “rrëfejnë” botën e çiltërt të poetit stubllas. Janë poezi që vërtet qartë e reflektojnë imazh dhe vizion të ri të  dramës sonë njerëzore e jetësore, e cila dramë po e përcjell njeriun tonë. Autori i recensionit të veprës, Isak Ahmeti, duke shkruar për këtë vepër poetike, ai në një vend shton: “Është ky tekst poetik i krijuar me një shkathtësi të veçantë përmes një verbi dhe stili poetik, i cili përkon kryekreje me modelin e tij poetik të shprehur edhe më parë. Por, këtu, te libri më  i ri poetik i tij, shprehja është më e pasur, më precize, më e latuar, më e konsoliduar, stili poetik më i stabilizuar, më tërheqës. Prandaj, me këto vlera që ka ky libër do t’i imponohet lexuesit, madje edhe për faktin se refleton vizion të  ri të dramës sonë jetësore, që e përcjell jo vetëm njeriun tonë,... ngase, si shton në poezia e poetit në fjalë: “Njerëzorja po humb ngadalë/ nga dashuria e vrarë në shpirt/ njerëz me lesh shkretëtire po vijnë/ Në kërkim të unit të humbur/ ishulli im i vetëm – poezia”(f.51). Pra, poezia e Sarë Gjergjit i ka kaluar kufinjtë e përthyerjeve të vjetra, të cilat kanë “prodhuar” vetëm “deklarativizëm” dhe jo aq art përkushtues. Po vjen kohë tjetër, kohë e trazimeve të ndryshme shpirtërore, të cilat ngërthejnë në vete tema e motive krejt tjera poetike. Po në këtë rrugë të këtyre ideve dhe temave ka hyrë edhe S. Gjergji, i cili, vokacionin e tij poetik e lëshon gjer në atë masë, sa ajo (poezi) bëhet një lloj legjende jete e kohe për dramat tona të përditshmërisë. Shih, po të marrim vokabularin e poetit, i cili është majft i pasur, shihet qartë se kemi të bëjmë me një botë  interesante të “ëndrrrimeve” djaloshare, pra të poetit në fjalë, i cili flet e “këndon” për këngën e zoçës, e tila, si thotë “tej drite më vjen e virgjër”, së cilës i këndon dhe i drejtohet asaj plot etje djaloshare duke iu drejtuar me fjalë se kjo, që po “rrëfen” poeti “është kënga jote, zoçkë e çdokohëshme, në tokën e zemrës sime... zoçkë diellore...”. Kjo poezi e poetit është e  “urtë”, e cila i drejtohet të dashurës imagjinare Rea- së duke i kënduar kështu: ”Ti je krejt e  butë, syçka ime/ trëndafil pa të cilin dita s’lind”. Dhe, kur ajo bëhet e afërt e poetit, Rea e imagjinaur, poeti thotë: “Lakuriq, ti je si një anurkë/ afshi yt i nxehtë vëshon venat e mia”(f.9). Nga njëherë duket se, kjo poezi e kësaj vepre të përkujton poetin  e madh italian, F. Petrarkën, i cili tërë jetën i ka kënduar Laurës, vashës që e deshi shumë në jetë. E deshi, siç thuhet më shumë pas vdekjes së saj se sa ishte gjallë! Pse jo? Ajo kurrë nuk iu përgjigj poetit, i cili, kjo heshtje e saj mbeti enigmë jete e kohe, për të cilën poeti s’ka rreshtur së shkruari për të. Edhe Sarë Gjergji, poet, e ka një ndikim nga ky krijues i madh, gjë që vërehet te poezia e tij “Kur hesht”. Ja si shprehet poeti: “Kur hesht/ në dhimbjen time të pafund shndërrohesh/ teni yt i kristaltë në  fytyrë shkretëtire/ që t’mos fishkesh/ ... eja merr gjithçka timen: qershitë/ ëndrrat/ detin/ zjarrin/ rrugën e zemrës sime, merri! Ti” (f.11). Poezit tjera, si janë “Dashuri mortore”, “Na ishte një herë”, “Virgjërore”, “Lira, lira”,”Kur të vdes”,”Qielli mbi ne”,” “Bota, sa e  vogël”, “Pasha dritën e syve të mi”,”Legjenda e tërfilit në shtator”, “Lutje”, “Poezi”, “Poet”, “E helmuar është fjala”, “Revoltë e heshtur”, “Mikut tim në Lindje”, “Dëshirë”, “Liri”,”Mohimi i vetvetës”,”Njeriu dhe vdekja”,”1981”,” Këtej s’ka mbërrit liria”,”Shën Jeronim”, “Përplotëni shpirti”,”Ti shpreha e shpirtit tim”,”Rrënjë”,”Përgjimi” (kushtuar Agim Ramadanit”, “Meditim” e ndonjë tjetër, janë shprehje e një bote tjetër nga të tjerët, e cila fle unin e poetit stubllas, i cili, kësaj here solli një model të ri të vokacinit të tij poetik. Është ky një prurje e re e artit letrar, i cili vërehet s’e largohet nga temat e përsëritura të krijuesve tanë. Ja si e “këndon” Agim Ramadani, heroin e kombit në poezinë “Përgjimi”, kur shton: “Kam etje, Poet/ kam shumë etje/ për një varg tëndin ëndërrimtar – si dikur/ ndryshe do çmendem”. Ose: “Ike heret, mjerisht/ Liria peng mbeti/ eja sërish, Poet/ Piktor, eja/ eja, ushtari im/ Të përgjohem, Agim” (f.50). Kjo vepër poetike e S. Gjegjit lexohet me një frymëarrje dhe të lë përshtypjen e një vepre “tjetër” nga krijuesit tjerë, për faktin se bota e krijuesit është kthyer vizionit të ri të  këndimit të kohës sonë më të re, atë që po e përjetojmë të gjithë.

Gjilan, 29 dhjetor