| E diele, 30.12.2012, 12:49 PM |
A kishte
28 nentor edhe per Arbereshet dhe Arvanitasit?
Nga Elvi Sidheri
Gjate
festimeve te 100 vjetorit, une vura re nje mungese, qe uroj thellesisht te kete
qene nga pakujdesia!
Pa pasur
aspak nevoje t`i citoj nje per nje, te gjithe "fjalim-mbajtesit" e
ceremonive zyrtare qe ndodhen mes Tiranes dhe Vlores "se bukur ne
grope", secili prej tyre sidoqofte, me apo pa qellim, nuk e shqepi gojen
t`i permendte Arbereshet e Arvanitasit qofte edhe nje here te vetme.
Po sa per
te "mos i marre mesysh" te pakten, t`i kishin permendur te ngratet.
Kete gje
e pohoj me plote gojen, sepse me keta bashkepatriote tanet, tejet te nderuar
nga historia, e shkuara dhe e tashmja, me ata qofte dhe formalisht "te ishte
lare goja" nga shteti, historianet memece dhe nga shurdheria e
pergjithshme, qe u perplas mbi ekzistencen e tyre per 28 nentorin e 100
vjetorit.
Vec kesaj
gjeje, kesaj mosftese dhe po ashtu mosprezence "te turpshme", ideja e
gjithe kesaj qe po rrekem te shtjelloj, ishte sidoqofte me e gjere.
Tani jemi
ne dhjetor dhe perseri "me rregull treshi", pra me siguri matematike
edhe per shume kohe do te vazhdoje te flitet me te njejtin "pathos"
nacionalist, per mungesen e stisur, te grekut minister te jashtem, ne festimet
e 28 nentorit.
Mosvizita
e tij, e nje te huaji pra, perflitet pafundesisht, ne nje marrezi kolektive, qe
grekut ne fjale dhe veprimit te tij grotesk, i jep shume me teper rendesi se
c`meriton.
Burri i
botes nga Athina, thjesht nuk donte te vinte dhe PIKE!
Me kaq
mbaron kjo pune o njerez.
Sepse si
shume te tjere edhe ai nuk deshironte te ishte prezent ne nje dite ku
shqiptaret tregoheshin krenare per veten e tyre dhe ku himnizohej historia jone
e lashte (sa e vete heleneve).
Avramopulluqit
do i dhimbinin syte nga nje pamje e tille, aspak idilike ne kendveshtrimin grek
te gjerave e i gjori ndoshta do behej "me bark" (diarre), po te
provonte torten e madhe Kuq e Zi ate dite.
Zgjedhje
e lire e tij ishte kjo.
Idete
anakronike te greqerve per neve shqiptaret, te gjithe i njohim tashme!
Ata do na
donin te gjitheve emigrante te leckosur e paushqyer.
Do na
donin si njerez te turperuar nga vendi i tyre etj.
Greket
kane idene e tyre per boten dhe jeten fundja.
Kjo ideja
e tyre "e vecante", per mos te thene thelbesisht IDIOTE, i ben ata te
mendojne se jane ende (ne pacin qene vertete ndonjehere)... "Kerthiza e
kultures njerezore"!
Kjo sepse
dikur, mijera vite me pare, qytet-shtetet e tyre, mendimtaret e filozofet
helene, i dhane kuptim, logjike e vargje, kohes se tyre!
Gje kjo e
pakundershtueshme.
Pervecse
jo e gjithe mitologjia, vargjet, orakujt e legjendat qe ata i paraqesin akoma
botes, jane vertete te tyret.
Ato sic e
dime NE e disa studiues te huaj, jane pjeserisht edhe te tonat!
Por do
pranuar se bota i njeh kryesisht si gjera helene, pra greke.
Kjo gje
per shkak te paaftesise tone per te mbrojtur vlerat e historine tone etj.
Por sa
kohe qe neve si shqiptare e gjuha jone do te ekzistojme, aq kohe do te
ekzistoje edhe e verteta jone historike, mitet e legjendat tona!
Keshtu
edhe "e Verteta" jone do te jetoje bashke me ne e do t`u qendroje
gjithmone vjedhesve ordinere fqinje, si nje Shpate Demokleu mbi genjeshtrat e
tyre.
Desha te
them keshtu, se kete megallomani greqerit, s`e kane vetem kundrejt nesh.
Ata jane
megallomane ndaj Gjithe Botes!
Mendohem
ende, si nuk ia kane dale qe edhe Jezu Krishtin, dora vete, t`a nxjerrin helen?
Si
besimtare te forte qe jane, ate nivel blasfemie s`e kapin dot duket!
Por ne
mendjen e tyre, "trunin skic" (te mbrapshte), bota atyre u detyrohet
gjithcka e keshtu ata ne perjetesi nevojitet te jetojne e hane ne kurrizin e te
tjereve.
Keshtu
ata kane jetuar ne kurriz te romakeve, ilirit Pirro, iliro-maqedonasve Filip e
Aleksander i Madh, te perandoreve biznatine me origjine ilire, si Kostandini i
Madh e Justiniani e deri tek turqit.
Sa here
shteti binte ne dore te tyre shkaterrohej, keshtu ndodhi me Bizantin pasi
greket e trasheguan nga udheheqesit ilire e me pare edhe me antikitetin helen.
Sepse kur
helenet, s`jetojne ne kurriz te dikujt, ata "falimentojne".
Ata
jetojne si mizat e kalit apo si ato shpendet qe u hane morrat hipopotameve, ne
simbioze shfrytezuese pra me kedo qe ndan fatin apo vendin me ta.
Mjafton
qe te kujtojme sesi qyteterimi antik helen, nuk u shkaterrua nga pushtuesit, por
ai qyteterim u rrenua nga lufta e gjate civile mes heleneve te Athines e
Spartes.
Pas ikjes
se mbretit gjerman e Luftes se II-te Boterore, greket u shqyen me njeri-tjetrin
e kur s`kishin as c`te hanin e sic thoshte stergjyshja ime korcare, vinin
kerkonin nje cope buke ne Shqiperi, vetem nderhyrja britanike, i shpetoi nga
kthetrat e komunizmit.
E tani
shohim sesi Greqia, vend BE-je e ne zonen Euro, ka falimentuar totalisht e
jeton nen meshiren e Gjermanise e FMN-se.
Kjo pasi
greket u kapen pas kurrizit anglo-amerikan per te mbetur ne Perendim e pasi per
disa dhjetevjecare genjyen e vodhen fondet e BE-se.
Edhe ne
Perandorine Osmane, ata ishin mekembesit me te zellshem te Sulltanit, marinaret
e saj dhe kishin detyre te mbanin te qete popullaten e krishtere ne perandori.
Per t`u
shkeputur nga turqit ata perdoren armet e forcen e Sulioteve e arvanitasve e po
ashtu edhe u fshehen pas shpines se Ali Pashait.
Me greket
kjo gje ndodh gjithmone.
Kete
semundje megallomanie te tyre s`kemi pse te vihemi t`a sherojme ne!
Sic po
duket Europa, tashme e lodhur nga problemet e saj, e ka kuptuar lojen greke e
nuk ua ka me ngene heleneve.
Prandaj
greket kane rene ne nje krize qe duhet t`u kishte ndodhur qe para 180 vitesh
kur u krijua shteti i tyre.
Hipopotami
Europe, pleshtat e veta, i pastron pa ndihmen e mizes apo harabelit grek.
Historia
antike, nuk do te thote, kredi BE-je gratis per greket.
Simbioza
e tyre prej trumcaku mbi kurrizin e hipopotameve te tjere, ajo nuk funksionon
me.
Nje
mendje m`a thote, qe sido qe te jete, do jene serish emigrantet shqiptare, apo
camet ortodokse te Camerise e Arvanitasit, forca ku shteti e harabeli pertac
grek do mbeshtetet per t`u ringritur.
Por, trurin
e heleneve, ne nuk e ndryshojme dot.
Pra."s`plasi
peshku" se Avramopulluqi s`erdhi per 28 nentor.
Duhet te
ishim ne, qe te ishim ndjere te fyer nga ky bojkotim i festes sone me te madhe
prej tij.
Por kjo
nuk perjashton, ate qe kam dhene ne krye, si arsye te ketij shkrimi.
Nje dite
u lumturova, kur ne nje studio televizive, degjova nje kengetare te
mrekullueshme Jazz-i shqiptare, e cila kendon kryeveprat e muzikes tone, e
folkut historik shqiptar.
Ajo qe me
beri pershtypje, ishte se kur ajo permendi kenget nga te gjitha trojet
shqiptare, te cilat i kendon plot pasion, ajo foli per kenget e arvanitase, arbereshe,
kosovare, nga Shqiperia e mesme, e jugut e veriu.
Alelujah-thashe!
Mire qe
dikush u kujtua se shqiptare "
Sepse
edhe une, mbeshtes plotesisht kryeministrin kur flet per toka shqiptare nga
Preveza e lart.
Do
sugjeroja qe te zbritej ca me poshte deri ne Gjirin e Artes e ne Janine.
Por
cilido qeveritar apo partiak shqiptar, qe eshte zgjuar nacionalist para e pas
ketij 28 nentori, ata nevojitet te dine, se ne Greqi, meqe per te po flasim, nuk
ka vetem toka shqiptare, por edhe SHQIPTARE, te cilet aty ende jetojne ne tokat
e tyre etnike, te quajtur came ortodokse ne jug te Konispolit, arvanitas rreth
Athines, ne Peloponez e ishuj e Allvanose ne Thesali ku kane ardhur nga
Edreneja e Fan Stilian Nolit.
Pra, kur
dikush "e fut gojen ne pune" te flase per toka shqiptare ne Greqi, t`a
kete parasysh se aty shqiptaret akoma Jetojne!
Mjaftojne
kerkime te lehta ne internet e do hasesh faqe me shoqata te mireorganizuara te
arvanitasve, te cilet megjithe shtypjen shteterore helene, serish e shpallin
identitetin e tyre shqiptar.
Kushdo
emigrant shqiptar, ka jetuar ne zonen e Camerise, ka degjuar shqipen me theks
te forte jugor, qe flitet akoma ne mjediset e brendshme shtepiake, larg syve
dhe vesheve te shtetit grek.
E per te
cuar me tej kete ide, me siguri qe dikush prej tyre, po t`a kishin ftuar, ne
mos shteti shqiptar, ndonje bashki apo organizate, ndonje shqiptar Greqie pra, do
kishte ardhur per 28 nentor.
Por
askush s`e mori mundimin as t`i permendte e aq me pak t`i ftonte shqiptaret e
Helladhes.
Kjo gje, nderkohe
qe me greket u gerricem sa mundem per Prevezen e jo vetem.
Rast me
te mire pra, per t`a treguar "vertete" nacionalizmin tone, s`kishte.
Greku
sidoqofte na provokoi, duke bojkotuar ftesen tone.
Me te
tjere gjera helenet provokojne perdite.
Pra, prezenca
e nje shqiptari Greqie, cam ortodoks apo arvanitas qofte, pakgje do kishte
ndryshuar ne marredheniet tona me greqerit.
Por kjo
prezence "e munguar" ishte nje turp per vendin tone e po aq nje
shenje se shume prej retorikes nacionaliste qe po degjojme keto dite, eshte
vetem nje nxemje para fushates elektorale.
Nga ana
tjeter, puna me arbereshet e Italise, vjen ere seriozisht!
Moscitimi,
mosrespekti e mosprezenca e dukshme e perfaqesuesve te tyre para e gjate 28
nentorit te 100 vjeteve pavaresi, eshte nje njolle e pashlyeshme, nje turp i
padegjuar.
A thua ti
se, mes Puljas, Sicilise, Kalabrise e Kampanias ne Itali, nuk jetojne me
qidra-mijera arbereshe shqiptare, qe flasin nje shqipe te paster e te vjeter, te
cilet e njohin veten e per me teper shteti italian i nje si minoritet SHQIPTAR!
Ne nje
date e dite te tille gjitheshqiptare, cfare shpjegimi mund te kete qe keta
shqiptare, pasues direkte te Kastrioteve, Topiajve, Muzakeve, Balshajve, Arianitasve
etj, keta shqiptare qe ne 500 vite nuk e harruan gjuhen e origjinen e tyre, qe
ata pra te harrohen, te mospermenden fare askund e te mos ftohen ne pervjetorin
e madh te shtetit te tyre?
Kockat e
Zef Serembes, Gavril Dares, e te madhit Jeronim De Rada (te cilit edhe bustin
ne
Pse s`i
ra kujt mendja t`i ftonte keta pinjolle?
Cfare e
pengonte shtetin tone qe me dinjitet, eshtrat e gruas se heroit tone kombetar, pinjolles
se Arianitasve, t`i sillte ne Shqiperi per kete 28 nentor qe si gjithmone
perkon me diten kur Gjergj Kastrioti ngriti flamurin e familjes se tij ne
Kruje?
Keto jane
zbrazeti organizative te kritikueshme plotesisht.
Per t`u
rikthyer tek arbereshet, une di qe per shembull, personazhe publike te Itali, te
njohur edhe ne Shqiperi si aktori Michele Placido apo aktori komik Antonio
Albanese, jane arbereshe e kete gje e dine edhe vete.
Na
pengonte gje t`i ftonim?
Per fat
Italia, arbereshet i njeh si minoritet e s`ua mohon kete te drejte ketyre
bashkepatrioteve tane.
Pra
askush s`do i kishte penguar perfaqesuesit e tyre te vinin e te nderonin 28
nentorin shqiptar.
Por ata
askush s`e lodhi te pasmen t`i ftonte e askujt s`ia beri goja te permendi as
emrin e as ekzistencen e tyre, para e pas festimeve te 100 vjetorit, as ne
fjalimet me nacionaliste.
Por
kujtohen apo jo per ta, ata arbereshe, arvanitas a edhe shqiptare
PS: Me kete shkrim serish proteste edhe ndaj shtypit shqiptar qe akoma
urren perdorimin e shkronjave shqipe e perdor per gjuhen tone menyren
kompjuterike qe nuk njeh shkronjat shqipe, une sidoqofte u uroj te gjitheve nje
Vit te Ri sa me te lumtur.