Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Qyqalla: Liman Zogaj - Ikja nga buzqeshja

| E premte, 28.12.2012, 01:09 AM |


ARTI DHE PËRCEPTIMI MISTIK

Mbi librin e Liman Zogajt "Ikja nga buzqeshja"

IKJA NGA BUZËQESHJA

(POEZI)

Botoi: Ndërmarrja shërbyese “Jeta e re”

Prishtinë 2011

ARTI DHE PËRCEPTIMI MISTIK

“Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.” - Robert F. Kenedi

Nga Hasan Qyqalla

Sa më ra në dorë vëllimi më i ri poetik i krijuesit, aktorit e poetit, tani më të njohur jo vetëm në letrat shqipe por edhe më gjërë Z. Liman Zogaj, specifika dhe përceptimi mistik i vargut të tij nuk më la duarkryq. Them këtë, pasi ishte gjithë ajo shkrirje, ato frymëzime nga intuita poetike e autorit, sa më rezultoi si shumë identike me thënjen e sipërshënuar. Shtrohet pyetja çfarë dua të them me këtë? Do të përpiqem të zbres në shtrirjen gjeografike, gjërësinë e saj horizontale dhe simetritë gjeometrike, që ngjizë metafora të mrekullueshme, karshi idesë, vullnetit dhe talentit prej krijuesi. Veçori për lakmi! Mistika e vargut të poetit Zogaj, të futë në meditime të thella, ... e herë herë janë aq komplekse sa të lë ulë me orë të tëra fare poshtë. Ka përmbajtje volumi dhe kolorit figurativ që të bezdisë shpirtërisht dhe nuk të lë t’i shmangesh në asnjë mënyrë! Këtu më kujton një thënje nga gjermanishtja “reizt mich!”, që do nënkuptohet si ngacmim, pra më ngacmoi vargu poetik i Zogajt. Dhe jo vetëm më ngacëmoi, por më provokoi këndshëm, më zhyti në botën e vet, botën e papërkufizuar, botën e thellë që nuk i dola dot të shoh fundin. S’është kjo e çuditshme, apo jo? Natyrisht se çudia qëndron në vargënimin e mistikës poetike të poetit. Ai di të flas, të qesh, të derdh lot, të dashuroj, të rrebelohet, ... karshi fisnikërisë shpirtërore. Vargjet e tij janë jo vetëm specifikë urtie e gjëme por edhe filozofike. Ndoshta kjo edhe e identifikon me vetveten e tij, apo ndryshe krijon identitetin e autorit të vetes, që është edhe sinonim i çdo krijuesi, por jo gjithë ia dalin. Ngase ngatërrohen, qoftë në përpjekje imitimi apo analogjisë që të bëhen të “mëdhenjë”! Kurse tek poeti Liman Zogaj, na shfaqet modestia e tij origjinale, pa hiperbolizime të theksuara dhe pa ngjyrime të tepruara. Mbase nuk duhet harruar peshën metaforike që mbartë më vete vargu i autorit. Dua të qëndroj brenda konturës reale, por do nxjerr në shesh sfidat metafizike të poetikës së Zogajt. Krijimet, idet, frymëzimet,...etj.; janë polidimenzionale në kohë dhe hapsirë. Tentativa e ikjes del kontraveverze, apo thënë më mirë provokative. Mbase po s’më provokon edhe do hesht. Kurse filozofët e ditur thonë se heshtja vret. Këtë urti të lansuar e them, apo më mirë të themi e mund me vargënimin e vet poeti. Ai qëndron stoik e besnik karshi artit krijues dhe artistit. Ndërton modele të reja estetike, qofshin ato reale apo imagjinative, që aq mjeshtërisht i gërsheton në formë narrative. Është ngusht i lidhur me jetën, ajrin, diellin, detin, buzëqeshjen, florën në përgjithësi; por nuk i shmanget as lotit, pezmit, plagës, mërgimit e vdekjes si testament poetik. Sa për ilustrim do nxjerrë vargjet e para të pozisë “ Sy më sy me vdekjen ”, ku ndër të tjerash shkruan:

“ Ikja nga Buzëqeshja

Pse s’më vranë rrufetë

kur ika shkretëtirave.

...

Ehu

Lladrocasi me anamnezën e diellit

Ta paska coptuar shpirtin

Ikja nga Buzëqeshja.”

Imagjinata e poetit Zogaj, kalon tej përtej, herë e qullur, herë e tharë, dhe ate jo vetëm gjendjes reale por edhe këngës përmes vargut... mëton surrealen që pahitet si funkcionale. Poeti ka përbërje të ngjeshur idesh, jo vetëm për volum por për të nxjerrë në pah edhe të metat, shqetësimet, ngujimet, idealet, flijimet, urimet,...etj. Gjuha e vargënimit i kapshëm e komunikativ, stilizuar me figura qoftë të prekshme apo imagjinative, na dhuron ate që pa hezitim konkludoj se ka munguar ne poetikën tonë deri sot. Ndryshe, s’do nënçmuar glorifikimet hyjnore poetike, që poeti mjeshtërisht i zbret (bartë) në skenën dramaturgjike me kuptim figurash, që tregon padyshim bagazhin krijues e artistik me nivelin e lartë poetik, e intimisht lidhet me artin dramaturgjik që është i pashmangshëm tek Liman Zogaj.

Andaj, krejt në fund frytet e tija poetike ia preferoj çdo individi, pa marrë parasyshë, kohën, moshën, përkatësinë, gjininë apo edhe ngjyrën e racën. Ndryshe fama vjen zakonisht tek ata që mendojnë për tjerët. Prandaj lidhem me fillimin, se poeti Liman Zogaj konsumoi shumë vetën për vargje vetëm për ne, përkatësisht për pasionantët poetikë! Mbase në poezin e fundit “Evolucioni në hallka”, mes tjerash ligjëron:

“ Kur kam lindur

digjej gur e dru

nga hiri

prapë flakë

...

Kur të vdes

epitafin do ta lë

për amanet:

Toka ime

Zonjë e Lirisë.”

E çfarë t’i shtoj më shumë testamentit poetik e shpirtëror të këtij autori? Përsonalisht kam shumë për të thënë e shkruar, por do ua lë edhe lexuesve e kritikëve të thonë përshtypjet e veta nxjerrë nga motivet e nduardurshme e polikolorite. E tillë është thellësia dhe përmbajtja e vargjeve letrare-artistike e poetit Zogaj, kujtoj pandrojtur.

Me këtë vëllimi të ri poetik “Ikja nga buzëqeshja” me autorë Liman Zogaj, nuk është vetëm begati e krijimtarisë sonë letrare, por edhe më gjërë.