| E premte, 28.12.2012, 01:01 AM |
Luan Xhuli
E shkruar një të diel dhjetori
U pakësuan shtrëngimet e duarve
dhe përkëdhelja e sinqerte e supit,
Shikimi ne bebëz kur flet me fqinjin
ka humbur drejtimin e vërtete te dritës.
Kaq pak gjera na mbeten...
Klorofili i fjalës ka ngjyrosur flokët
dhe korentet e ajrit,
pësuan ndryshkje ne menteshat e lëvizjes...
Kaq pak ,
as borxh vetes
si japim dot me !
U pakësuan te ngrohtat, te ftohtat,
pikantet,te djegshmet...,
As me dashurinë nuk mbyllim me takim,
duke harruar bukurinë e pritjes.
Me te shkoqurat e pakta ne astarin e ditës
asnjë teoreme nuk ka gjetur zgjidhje...
Pak, pak, pak
sa dhe uria ka mbetur shtatzanë.
Do te lindi binjake :
Grindjen ne njërin djep
vetminë ne tjetrën ane…
Unë,
duke përkundur te dyja,
si kjo dite dhjetori…!