| E enjte, 27.12.2012, 07:43 AM |
Lulet e banakut
Të  dielën, të  hënën
I  “bardhi”  ish  i  zi
Të  hënën, të  dielën
Një shi puth një shi!
Dardani   e  Monika
“Romeo  e  Zhulietë”
Monika   e  Dardani,
Drama  ishin  v e t ë
Liqenit  të Gjenevës
Dallga-dallgën tund
Mbi  varkë të liqenit
Putheshin   pa  fund!
Të  dielën , të hënën
S h i t ë s i  ishte i ri
Pas luleve e banakut
Monika s´ishte e tij!
Qyteteve të Evropës
“Biznesi” s´ ka kufij
Kulmet  a r r i h e n
Por  drama   përmbi!...