| E enjte, 27.12.2012, 11:35 AM |
Dibran
Demaku
PAMBUK NË VESH
Tregim
Nëse
urrejtja mund të vërehet në shikimin e tjetrit, apo thënë më mirë në sytë e
tij, atëherë lirisht mund të thuhet se ai e urrente atë tjetrin me shpirt.Se
përse e urrente aq shumë nuk dihet,vetëm sytë e tij sikur nxirrnin xixa të
ndezura flake kah e shikonte atë në ekranin e televizorit.
-Sekreti
i suksesit nganjëherë varet edhe nga një çast i vetëm,qoftë ai edhe krejt i
parëndësishëm!-po më thoshte ai, derisa po e shikonim një debat televiziv e në
të cilin debat po mirrte pjesë edhe një i njohuri imi i cili në mënyrë krejt të
befasishme ishte bërë i famshëm.
-Shikoje
këtë njeri se si englediset sot para ekranit televiziv!Deri dje ishte një anonimus
i humbur, ndërsa sot emri i tij përmendet nga të gjithë me një respekt të
veçantë! Këtu vlen ajo thënja e urtë „të priftë e mos i prifsh“, që do të thotë
të priftë ty fati e mos i prifsh ti atij!Edhe këtij anonimusit të deridjeshëm
si duket i ka prirë fati, dhe ja tani se si englediset si i gjithëdijshëm!
-E njeh
ti personin për të cilin flet!-e pyeta unë pa e kthyer shikimin nga ai.
-Jo, as e
njoh dhe as që dua ta njoh!-sikur u ngut të përgjigjej.
-Nuk bën
mirë që flet kështu për personin që nuk e njeh!-ia ktheva unë.
-Mos
vallë ti e njeh këtë të gjithëdijshmin e sotëm, anonimusin e deridjeshëm!-ma
ktheu ai me një zë në të cilin vërehej mllefi i papërmbajtshëm.
-Doemos
që e njoh!-ia ktheva unë
-Dhe?!
-Ky
personi anonim, që thua ti ka punuar dhe është përpjekur shumë në jetën e tij
të deritashmë!Dhe ja tani puna dhe mundi po i shpërblehen!-ia ktheva unë
edhepse në fakt as unë vet nuk u besoja fjalëve që thoja.
-Merre
gotën e mos më ngrit edhe ti nervat se mjaft po bënë nervoz ai i
gjithëdijshmi!-dhe e ndeshi gotën e tij me timen.
Ndërkaq
debati televiziv vazhdonte.I njohuri im të shumtën e kohës pothuajsse vetëm
heshtte.Nganjëherë buzëqeshte si një fëmijë i pafajshëm.
Ngritja e
tij e bsfasishme më kishte habitur edhe mua.Ai vetëm pak kohë më parë ishte një
person anonim i rëndomt.Për mos t`i hyrë në hak më duhet të them se ai tek-tuk
kishte botuar ndonjë poezi apo tregim të shkurtër,por që në përgjithësi nuk e
kishte tërhequr as vëmendjen e kritikës e as të lexuesve.Se çfarë kishte
ndodhur në jetën e tij, nuk e dija as unë.Që nga ngritja e tij e bafasishme
isha munduar të kontaktoja me të,por ai ishte gjithnjë i zënë.Telefonatave të
mija u përgjigjej shkurt:“Më vjen keq, por asnj? minut nuk e
kam të lirë!“.Dhe për çfarë më thoshte në telefon ishte krejt e vërtetë.Ai që
nga ngritja e bafasishme(mbase e befasishme edhe për atë vetë),ishte i
pranishëm gjithkund.Edhe në faqe të ndryshme gazetash, me intervista të gjata,
në debate të ndryshme televizive që nga ato kolturore e deri tek ato politike e
deri tek takimet e ndryshme akademike!Gjithkund, bre, gjithkund!Shoqate të
ndrysh
me e
parti politike kishin filluar që ta bënin anëtar të vetin!Dikush e donte anëtar
të rregullt e dikush anëtar nderi!Fama e tij kishte marrë dhenë dha sa ishte e
bafasishme ishte edhe për lakmi!
Kur e
kisha humbur shpresën se mund të kontaktoja me të,më bafasoi një telefonatë e
shkurtër që më erdhi nga ai.Në atë telefonatë ai shprehte dëshirën që të më
takonte.Në mënyrë krejt telegrafike ai do të më thonte:“Mund të vijshë drejt e
në shtëpinë time,sepse në ndonjë vend tjetër nuk do të na lenë rehat!“…
Kur ishim
rehatuar në njërën nga dhomat e pritjes në shtëpinë e tij të re, ngritur këto
kohët e fundit, ai ia nisi bisedës ngadalë e shtruar…-Jeta e njeriut qenka e
çuditshme!Qenka mister!Një mister i pazgjidhshëm!
Shumë nga
ne mundohemi që ta zgjidhim atë mister, dhe synojmë drejt e nga qendra, nga
misteri, aty ku është më së vështiri,pa menduar fare se ka edhe rrugë të tjera
anësore! A nuk thotë edhe ajo fjala e urtë e popullit se;“ ai që ecën rrugës më
të gjatë do të arrij në cakun e dëshëruar para atij që ecën rrugës së
shkurtër!“
Unë e
zgjodha rrugën e gjatë,atë që niset nga periferia.Larg qendrës! Larg zhurmës
mbytëse!Unë para zhurmës e zgjodha heshtjen!Dhe të të them të drejtën ajo më solli
këtu ku jam sot!...E zgjodha heshtjen para konfrontimit! Shoqëria jonë, more
miku im i mirë,e nderon dhe e respekton atë që heshtë.Atë që nuk
kundërshton!...
-Por si
të heshtë njeriu i shkretë edhe në situata kur nuk mund të heshtet?!-ndërhyra
unë.
-Aty
është edhe sekreti i krejt kësaj!-vazhdoi ai.-Vëretet se është vështirë të
heshtet çdo gjë,por a nuk thotë populli se:“heshtja është ar!“ E nëse populli
thotë se heshtja na qenka ar atëherë përse ne ta prishim heshtjen dhe ta humbim
arin?!...Unë,si thash para konfrontimit e zgjodha heshtjen.
-Por si,
më thuaj si e munde vetëvetën dhe e pranove heshtjen?!
-Ashtu
thjeshtë dhe urtë! Bëhesha se ato që i ndieja,nuk po i dëgjoja! Kur dikush më
thërriste me zë të lartë dhe më thonte fjalë të rënda unë bëhesha se kinse nuk
po i dëgjoja! Dhe jo vetëm kaq.Unë jo vetëm që heshtja,por nganjëherë edhe
buzëqeshja! Mos harro se buzëqeshja është armë më e fortë se konfrontimi.Kur ti
i buzëqeshë atij që të sulmon ai domosdo do të pushojë së konfrontuari me
ty,sepse ti atij ja ke neutralizuar armën! Dhe nuk do të sulmojë më, por
përkundrazi do të fillojë të të afrohet dhe mbase edhe do të të kërkojë falje!
-Dhe thua
se pas heshtjes dhe buzëqeshjes vjen edhe suksesi?!
-Domosdo!
Dhe këtë që them e kam të provuar dhe të vërtetuar! Heshtjen time të parë e
provova me gruen time!...Isha zgjuar në mëngjes dhe kisha vendosur që çfarëdo
që të thonte ajo unë të heshtja.Dhe jo vetëm të heshtja,por edhe të
buzëqeshja…Ajo si zakonisht pasiqë unë isha ngritur vonë nga shtrati më sulmoi me
fjalë të rënda! Unë u bëra se nuk i dëgjova e veq kësaj fillova edhe t`i
buzëqeshja! Dhe a dini se ndodhi mrekullia?! Ajo , pra gruaja nuk më sulmoi më,
përkundrazi,filloi edhe ajo të buzëqeshte dhe veq kësaj më poqi edhe një
kafe…Po ndodhte mrekullia vetë! Heshtja po fitonte ndaj konfrontimit…
Pasi
kisha pirë kafenë e mëngjesit(po them të mëngjesit,sepse lehtë mund të them
kafenë e drekës,pasiqë unë isha zgjuar në kohë dreke) u nisa për në qytet!
Derisa po kaloja rrugën sa nuk më shtypi një makinë, ndërkaq drejtuesi i
makinës lëshoi fjalë të rënda në adresën time. Unë ndërkaq po heshtja dhe po i
buzëqeshja, ndërsa tjetri iku duke thënë se unë qenkam ndonjë i marrë!
Atë ditë
isha i ftuar në një orë letraro-artistike dhe meqë arrita me vonesë zura vend
andej nga fundi sallës.Dersa të tjerët po lexonin shkrimet e tyre unë po i
shijoja me kënaqësi!Dikur nga fundi i orës letrare më ftuan edhe mua që të
lexoja diçka nga opusi im letrar.Dola dhe lexova një poezi humoristike.Nuk di
në u pëlqeu të pranishmëve ajo që lexova,por askush nu duartrokiti.Në fund të
asaj ore letraro artistike u bë edhe një bisedë për poezitë e lexuara aty por
edhe në përgjithësi për krijimtarinë letrare tek ne. Kritikë të ndryshëm e
zhvlerësuan thuajse krejtësisht poezinë time humoriszike të lexuar aty, por
edhe krijimtarinë time të mëherëshme.Kur ma dhanë fjalën që të flisja , unë më
shumë heshta se sa fola.Dhe krejt në fund edhe u dhurova një buzëqeshje
kritikëve të mij.Zemërgjerësia ime i la ata pafjalë…Kur po dilnim nga salla mu
afrua një gazetar dhe bëri një intervistë me mua. Me mua që isha më
i
kritukuari dhe që nuk kisha thënë asnjë fjalë kundër kritikuesëve të mij.Dhe jo
vetëm kaq.Por…unë u kisha dhuruar edhe buzëqeshje kritikuesëve të mij.Këtë do
ta potenconte gazetari në shkrimin e tij…Dhe të nesërmen heshtja dhe buzëqeshja
ime do të bënin bujë.Njerëz nga të katër anët do të më merrnin në telefon dhe
do të më uronin për zemërgjerësinë time…Dhe që nga ai moment gjithëçka do të
merrte drejtim tjetër.Gazeta të ndryshme si dhe televizione do të më ftonin që
të flisja për gazetat apo televizionet e tyre!
Heshtja
ime ishte marrë si virtyt dhe ishte qmuar shumë nga të gjithë.Dhe jo vetëm
kaq.Heshtja ime ishte marrë edhe si menquri! Menquri e një të dituri që kishte
jetuar në mesin e tyre e që ata nuk e kishin njohur!...Dhe do të vërshonin
shoqata e parti të ndryshme që të më bënin anëtar të vetin. Dikush do të më
bënte anëtar të rregullt e dikush anëtar nderi!
-Lum si
ti!-ia ktheva unë.
-Ç`lumturi
zeza!-ma ktheu ai.
-Do të
thotë se nuk je i lumtur me këtë që ke arritur?!...
-E si të
jem i lumtur, kur as ti a askush tjetër nuk e di sekretin e suksesit tim?!
-Suksesi
është i yti dhe ç`u duhet të tjerëve se si e ke arritur ti atë?!
-Por, mua
më vret ndërgjegja ime-sikur u ankua ai.
-Përse të
të vrasi ndërgjegja jote.Ti me sukseset e tua nuk e ke lënduar askend,
përkundrazi!...
-Por unë
sekretin e suksesit tim dua që ta ndaj me dikend të mos ta bartë i vetëm mbi
shpatullat e mija!
-Dhe ?!
-Dhe kam
vendosur që të ta them ty!
-Si të
duash!
-Do ta
them! Do ta them që të lirohem paksa!...Krejt ky suksesi imi i arritur në jetë
i falenderohet pambukut!
-Tash e
përzieve e bëre krejt çorbë!- ia ktheva unë.
-Prit e
mos u nxito!...Ta thash se sekreti i suksesit tim i falenderohet pambukut!...
Një mbrëmje nuk po flija dot nga gërhitjet e sime shoqeje dhe që të gjeja
derman e futa ca pambuk në vesh…Dhe ai pambuk më ndihmoi që atë natë të flija
siç nuk kasha fjetur një kohë të gjatë…Të nesërmen kur u zgjova nga gjumi kasha
harruar ta largoja pambukun nga veshët dhe ndodhi e tëra ajo që ndodhi!...
-Ua!-ja
bëra unë dhe nga gazi që më shpërtheu me atë rast po më dilnin lot nga sytë…