| E enjte, 27.12.2012, 11:51 AM |
Turizmi
dhe mbrojtja e mjedisit
Nga Ismet Azizi
Turizmi
është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne. Në
vendet e zhvilluara, por edhe ne disa shtete në tranzicion, është produkt i
rëndësishëm eksporti dhe gjenerator i punësimit. Përfshinë një gërshetim të
gjerë dukurishë dhe raportesh që lindin gjatë kohës së udhëtimit turistik,
ndërsa në realizimin e tij futet thellë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe
në aspektin ekologjik, social dhe kulturor te jetës. Edhe në Kosovë turizmi
është degë e rëndësishme ekonomike. Industria Turistike e Kosovës ka realizuar
8-10% të produktit shoqëror vendor,
varësisht nga fakti për cilin vit është fjala dhe a janë marrë parasysh të gjithë
faktorët e drejtpërdrejtë (industria hoteliere, gastronomia ) ose
faktorët indirekt (bujqësia , ndërtimtaria, etj.) Këto të dhëna, megjithatë,
kanë vetëm vlerë relative. Pjesëmarrja e madhe në produktin shoqëror vendor
mund të shpjegohet vëtëm me dobësinë e sektorëve të tjerë ekonomik. Pjesëmarrja
e madhe e ekonomisë turistike në produktin shoqëror vendor zbulon, në radhë të
pare, dobësitë e sektorëve tjerë të ekonomisë ndërsa potenciali turistik as që
është është shfrytëzuar sa duhet. Kjo pjesëmarrje në numra absolut dhe
relacioni me produktin shoqëror vendor mund të jetë edhe më e madhe, në qoftë
se oferta turistike përparon në aspektin cilësor dhe sasior. Zhvillimi
intensiv, dhe në masë të madhe
Hapat e
parë të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë fillojnë në fillim të viteve ‘70. Në
vitin 1974 fillon të veprojë i pavarur Enti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës,
ndërsa me ligj atij i ngarkohen punët
për “kujdesjen, përparimin e mbrojtjen e natyrës, mjedisit të njeriut, si dhe
organizimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve të natyrës që janë nën
mbrojtje”
Me ligjin
39/88 “Veprimtarinë për mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit të njeriut me
inters për Kosovën e ushtron Enti”
Pas
luftës në Kosovë UNMIK-u ka vepruar në
bazë të rregullores 1999/1 me të cilën ”i gjithë pushteti legjislativ dhe
ekzekutiv në Kosovëivihet UNMIK-ut”
Për të
mundësuar funksionimin, UNMIK-u ka themeluar rreth 20 Departamente
Administrative.
Në maj të
vitit 2000 themelohet Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit.
Në kuadër
të këtij Departamenti inkorporohen dhe veprojnë dy institucionet ekzistuese, të
cilat ndonëse e kanë bartur barrën kryesore të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë
para viteve ’90, ende nuk ishin të sistemuara, si:
Instituti
për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit të Kosovës.
Instituti
Hidrometerologjik i Kosovës.
Projektet
me rëndësi në përmirësimin e mjedisit jetësor në Kosovë janë ato projekte të
cilat zgjedhin problemet në zvogëlimin e ndotjes së ujit, ajrit, tokës.Zvogëlimiirrezikut
nga materiet e rrezikshme.Në këtë mënyrë krijohet baza e mirë për të ardhmen me
një menaxhim cilësorë për mjedisin jetësor.Një numërikëtyre projekteve janë në
fazat fillestare të realizmit ndërsa me projektet e propozuara do të
rrumbullakohen përmirësimet e mjedisit në zonat me ndotje më të madhe.
Projektet
e propozuara janë në vijim:
•
Implementimiinjë modeli përgjegjës mbi menaxhimin e mjedisit jetësor në KEK dhe
Trepçë
•
Rikultivimiidheut nga sipërfaqja e eksploatimit të thëngjillit
• Rregullimi,
gjelbërimi dhe rekultivim ii deponisë së hirit në KEK.
•
Ndërtimiisistemit për trajtimin e ujërave të zeza në KEK, eliminimiirrezikimit
nga fenolet.
•
Rregullimi dhe rikultivimiideponisë me mbeturina të rrezikshme në Trepçë
•
Ndërtimiisistemit për pastrimin e ujërave të ndotura në Trepçë.
•
Përgatitja e studimit për mundësinë e ndërtimit të sistemit për trajtimin e
ujërave të ndotura në 8 qendra të qyteteve të Kosovës.
Në të
ardhmëren dihet të krijohet një regjim iveçantë i mbrojtjes së natyrës. Për
parkun nacional ekzistues Sharr, i cili nuk është i mbrojtur në mënyrë
adekuate, të planifikohet regjim i veçantë i mbrojtjes, kontrolli për
përcjelljen e gjendjes, zhvillimi i vendbanimeve, ekonomisë, turizmit,
eksploatimi i resurseve natyrore, mbrojtja e biodiversitetit, e veçanërisht
eksploatimi i pyjeve.
Krahas
parkut nacional ekzistues është e nevojshme që të vërtetohen edhe zona të reja
si parqe nacionale, si Bjeshkët e Nemuna me zonat: Mokra Gora, Rugova, Gryka e
Rugovës, Hajla, Bogiçeviqi, Gjeravica dhe Malet e Junikut. Ky Park Nacional do
të duhej të bëhet në marrëveshje me Malin e Zi dhe Republikën e Shqipërisë, si
Park Ndërkombëtar i Paqës.
Përveq
parqeve janë edhe zonat natyrore me dedikim të veçantë.Këtu bëjnë pjesë
rezervatet natyrore të veçuara të llojeve të bimëve ose të gjallesave, pjesë
përreth objekteve, përreth objekteve natyrore individuale dhe zonave përreth
tërësive të qyteteve.Përkrah këtyre objekteve është e domosdoshme që të
identifikohen dhe të përshkruhet regjimiimbrojtjes edhe për: burimet e ujit
termomineral, llixhave dhe shëruesve natyror, zonat rekreative, pyjet dhe toka
bujqësore.
Ajo që
florën dhe faunën e Kosovës e bënë të rëndësishme dhe joshëse është
numriimadhillojeve endemike, endemorelikte dhe subendemike krahasuar me sipërfaqen
e saj. Janë konstatuar rreth 200 lloje bimore endemike, endemorelikte dhe
subendemike.Këtu duhet të veçojmë sidomos grupin e endemikëve lokal numriitë
cilëve është 13 dhe që kanë përhapje të kufizuar, madje vetëm në disa pjesë të
maleve të Kosovës .Vegjetacioni i Kosovës klasifikohet në 139 asociacione, 63
aleanca, 35 rende dhe 20 klasa. Zonat më të begatshme me faunë në Kosovë janë
Malet e Sharrit dhe Alpet Shqiptare ku llogaritet që ekzistojnë: 8 lloje
peshqish, 13 ujëtokësorësh, 12 lloje rrëshqitësish, 154 lloje shpendësh, 37
lloje gjitarësh dhe 147 lloje flutura ditore. Ajo çka e bënë mosnjohjen e
numrit të saktë të llojeve bimore dhe shtazore është mungesa e inventarizimit
të biodiversitetit në Kosovë. Mungon gjithashtu edhe baza ligjore me të cilën
do të mbrohej biodiversiteti dhe që për pasojë kemi humbje të pakontrolluar.
Kosova
karakterizohet me një biodiversitet dhe trashëgimi natyrore të pasur. Aktualisht rreth 4.27 % e sipërfaqes është e mbrojtur ligjërisht, ku
pjesën kryesore e zë Parku Nacional “Malet e Sharrit”.Të propozuar mbi 270 zona
të mbrojtura, ne mesin e këtyre (i propozuar) për Park Nacional ”Bjeshkët e
Nemuna”, me sipërfaqe
Objektivat
afatgjata për një mjedis të pastër dhe të shëndoshë duhet të jenë:
a)
Zvogëlimi gradual i ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe minimizimi
ose ndalimiiatyre veprimtarive ekonomike dhe të tjera, që përbëjnë një rrezik
për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;
b)
Mbrojtja e biodiversitetit dhe përmes saj ruajtja e barazpeshës së përgjithshme
ekologjike;
c)
Shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore dhe tokës
prodhuese,
d)
Mbrojtja e pamjeve të vlefshme natyrore para së gjithash atyre më
representative dhe më të rëndësishme, si: parqet nacionale, monumentet e
natyrës etj.
Burimi i
të dhënave
*Ligji
mbi Entin Krahinor për Mbrojtje të Natyrë
*Ligji
mbi mbrojtjen e natyrës dhe vlerave të krijuara me punë të ambientit të njeriut
GZK 39/88
*Rreg.
UNMIK 1999/1 për Autorizimet e Adminstratës së Përkohshme në Kosovë
*Rreg.
2000/32 për themelimin e Departamentit Admninstrativ për Mbrojtjen e Ambientit
përgjegjës për udhëheqjen e përgjithshme të qështjeve që kanë të bëjnë me
mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, si dhe zbaton urdhërat e politikës në fushën e
mjedisit në Kosovë