| E merkure, 26.12.2012, 10:43 PM |
DIKTATURA
MË E EGËR NË BOTË
(Kujtime nga Shqipëria e vitit 1989)
Nga Besnik Lajqi
Pas disa
ditëve shëtitjesh nëpër vende historike na dërguan në Kampin e Pionierëve në Dajti. Aty u bë një
skandal i madh. Në katin përdhes
ishte një bust
i Enver Hoxhës. Njëri nga ne që kishim ardhë së
bashku në Shqipëri nga Perëndimi,
kishte bërë një kryq të thyer të nazistëve gjermanë në ballin e kokës së Enver
Hoxhës. E kishte bërë nga urrejtja, kur kishte parë atë popull në gjendje aq të
mjerueshme. Ky e kishte dashur shumë Enverin, por e kishte parë realitetin
brenda këtyre ditëve. Banorët e atij kati nuk e kishin dalluar fare atë shenjë,
me kryqin e thyer nazist. Njër nga ne i afrohet afër dhe e bëri alarm. Tha se
disa herë në ditë iu kam afruar te busti i shokut Enver, por kjo shenjë nuk ka
qenë mbrëmë, dhe është bërë sot. Filloi të qante si fëmijë pasi e donte shumë
Enverin dhe ideologjinë e tij. Personeli që ishte aty mundohej që t’a
qetësonte, kurse ndërkohë përgjegjësit e atij objekti u munduan mos ta bëjnë të
madhe këtë punë, duke rekomanduar që të rrregullohet busti siç ishte më parë.
Por bashkëvendasi ynë nguli këmbë që të lajmërohet policia dhe të zbulohet
fajtori. Ata na thanë se nuk punon telefoni ka disa defekte.
Në
fytyrat e tyre dhe nga ghestet e tyre shihej se ata që kishin shpirt të
florinjtë, kërkonin mëshirë, që të mos e bënim më të madhe këtë punë, pasi do
dënohej dikush nga personeli i Kampit të Pionerëve në malin e Dajtit. Pas disa
minutave, ky bashkëvendas u
Aty pashë
që edhe njerëzit e pushtetit ishin lodhur nga ajo gjendje izoluese në Shqipëri.
Ky më tregoi se kemi çdo ditë pakënaqësi në popull, kemi kalime të kufirit
illegalisht me të madhe. Gjendja ekonomike është në kollaps. Kemi mungesë të
çdo gjëje, sidomos të ushqimeve e veshmbathjeve. Ky kishte qenë disa vite
jashtë Shqipërisë dhe e dinte mirë jetën në Kosovë dhe në Perëndim. Kjo punë e
këtij busti që na doli pak telashe përfundoi pa as një dënim apo ndëshkim. E
lamë një takim në hotel Tirana që të pimë kafe. Nga ora katër pasdite, u takuam
aty ku e lamë takimin. Me vete më kishte sjellur disa tollona të benzinës, aty ku fornizoheshin ambasadat e
huaja dhe makinat e ministrisë me
benzinë që ishte importuar nga jashtë.
Pas atij vendi, shkuam afër Hotel
Drinit, në Muzeun e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aty ishte shumë
interesant. Ishin të gjitha mjetet e ish/diversantëve që kishin hyrë në
Shqipëri nga viti 1848-1982. Aty ishin lloj lloj fotosh të mjeteve të ndryshme
të atyre njerëzve. Foto të Hamit Matjanit me disa mjete të tij. Ishte një muze
tejet interesant. Të gjithë ata njerëz që ishin munduar ta rrëzonin atë sistem
ishin zënë, ndëshkuar dhe pushkatuar. Duke na shpjeguar, ai cicëroni mu duk
vetja se jam në një vend ku ka veç kufoma të njerëzve të vrarë. Politika e
idologjia e dy palëve i kishte dëmtuar shumë keq.
Kisha
dëgjuar për këta njerëz. I kisha lexuar. Kishte nga ata që janë munduar të
bëhet Shqipëria si shtete perëndimore e demokratike, por kishte edhe nga ata që
ishin bashkëpunëtorë të Jugosllavisë. Punë agjenturash në kurriz të tyre. Isha
shumë keq shpirtërisht në ato moment, pas asaj vizite të atij muzeut. U ndava
nga ky njeri. U ula në shkallët e Pallatit të Kulturës për t’u qetësuar
pak. Gjendja nisi të më keqësohet shumë.
Kisha probleme me rrahjen e zemrës. Pashë një polic aty te sheshi Skëndërbeu,
më një motoçikletë. Iu afrova dhe i thashë se jam në gjendje të keqe. “Të lutem
ma siguro një mjet të shkoj në spital!” Më pyeti nga je dhe i tregova se nga
jam. Ai ishte nga Rrësheni. Quhej Preng Gega, një burrë i madh, me të folur
gegënishte. Aty kaloi një fugon të cilin e ndaloi polici dhe hyra. I tha që të
shkonin pas motoçikletës. Kur hyra në atë fugon të mbyllur, kishte pas njerëz
brenda të ulur në disa stola druri. Dritare nuk kishte fare. Kur hyra brenda
ishte shumë vapë dhe menjëherë më kaploi vjellja. E ndaluan makinën duke më
pritur deri sa përfundova. Mbërritëm në spital ku më shoqëroi polici deri te
sporteli. Më shtrin në një krevat dhe pas disa minutash erdhën disa mjekë e
mjeke, duke më pyetur se si më ndodhi ky problem shëndetsor. Më dërguan në një
dhomë ku ishte një aparat i madh me disa kablla të zeza si ato të atyre
centraleve të vjetra telefonike, të cilat i lidheshin linjat e telefonave me
njëri-tjetrin. Filluan të më kapin në gishta të dorës e të këmbëve.
Pas një
kohe më pyeti një mjek nga cila zonë jeni ju. I thashë se jam nga Danimarka,
por jam me preardhje nga Kosova. Ata u shtangën e më thanë dil për një moment
jashtë, dhe pas pesë minutave erdhëm e më thanë që të çohesh e të të dërgojmë
në një repart tjetër. Pas disa minutave më çuan me një respect të veçantë në
një repart shumë të rregulluar. Pas një pritjeje prej ca minutash, hyri një mjek i gjatë që më përshëndeti me
një dialekt të Malësis së Gjakovës. Pasi që e shikova mire, m’u kujtua ky mjek.
Kishte qenë në Danimarkë para disa viteve dhe ishim takim së bashku në një
spital të Kopenhagës. M’u kujtua menjëherë dhe i thash se po ju njoh nga
Danimarka. U çudit dhë më shtrëngoi dorën më shumë. Më pyeti për shëndetin. Më
çoi në një dhomë ku kishte një aparat supermodern dhe më bëri një inçizim të
zemrës disa minuta. Pas asaj vizite bëra një pushim i shtrirë. Pas disa
minutave erdhi një mjeku tjetër me një mantill të bardhë ku shkruante “Dr. Sali
Berisha”. Sa më pa një çik, më tha: “ Kam lajme të mira për ju! Zemra e juaj
është shumë e shëndoshë dhe shumë në rregull. Keni pas ndonjë stress, por asgjë
nuk është ajo.” Bëmë disa biseda që na preokuponin së bashku, për subjekte të
ndryshme. Ndërkohë erdhi një makinë e cila më dërgoi deri në qendër të qytetit,
të cilën e kishte porositur doktori.
Ishte
ditë e nxehtë dhe të dilte flaka për një pije freskuese. Aty tek sheshi me një
karrocë të vogël ishte një njeri që shiste pije në sheshe të vogla. Ia dhashë
një lek të ri. Ajo pije e kishte shijen si një karamele me gaz. I ngjante
coca-colës pa shije. E pyeta shitsin nga cili vend jeni. Më tha se është nga
Gollobërda, dhe se me breza merren me ëmbësira e lëngje. Pak njerëz kishte në
atë kohë në qarkullim. Iishte dreka. Ishte një zakon i çuditshëm për qytetarët
që pas dreke bënin një çik gjumë. Këtë zakon e kishin mësuar nga kinezët. Asgjë
nuk kishte private. Private kishte vetëm biçikleta e motoçikleta, por vetëm
ata që kishin mundësi t’i kenë. Ata që
kishin motoçikleta të mëdha ishin njerëz me fat, dhe ishin njerëz të pushtetit
shumica, krytetarë të Koperativave, njerëz të Sigurimit, Kryetarë të fshatrave
e tjerë. I përshkova në këmbë shumë lagje të Tiranës. Veshja ime ishte tjetër.
Njerëzit e dishin që nuk jam vendas. Më shikojshin me bisht të syrit. Kishte
shumë dyqane në Tiranë, por pothuajse të gjitha kishin të njëjtat gjëra. Çdo
gjë ishte me racion. Njerëzit e kishin bisedën e ushqimit. Zonjat e shtëpisë
kishin mungesë ushqimi në familje. Më ra rasti njëherë të shkoj të pres radhën.
Kishin ardhë gogozharet (specat e kuq). Çdo familje e kishte emrin në një
fletore të shitëses. Çdokush merrte atë që i takonte, duke paguar dhe pa bërë
asnjë fjalë. Perimet ishin të pakta shumë, si dhe pemët. Kishin ankesa që veç
presh po hanin popullata. Njerëzit në pamje dukeshin të përvuajtur. Mungesë
ushqimi dhe mungesë vitaminash. Popullata e ishte e uritur për dituri, për ta
njohur botën.
Të gjithë
dishin shkrim dhe lexim. Kishin njohuri të madhe në shumë lami të ndryshme.
Dijshin thuajse shumica ndonjë gjuhë të huaj, sidomos italisht, greqisht,
rusisht, etj. Shkollimit i kushtojshin shumë rëndësi. Kishte nga ata që e
shisnin racionin e ushqimit të familjes që të dërgonin vajzën apo djalin në
ndonjë kurs privat të ndonjë gjuhe të huaj, apo të ndonjë lënde që nuk u
shkonte mirë. Në mëngjes gazetat shiteshin të gjitha. Populli kishte etje për
lexim. Digjeshin për të lexuar për diçka të re. Një ditë isha tek ëmbëltore
Rinia, aty pas Bankës Kombëtare. Ishte një burrë i shëndoshë dhe në moshë. E
quanin Xhavit. Më pyeti nga je, i tregova dhe filloi bisedën. Ai ishte andej
nga fshatrat e Kukësit. Ishte ekspert i ëmbëlsirave (pastave). Më ftoj të shkoj
në punishten e pastave rrugës, për tek stacioni i trenit. Ishte një vendi i
madh. Aty bënin lloj-lloj ëmbëlsirash. Më tregoi se ai aty kishte bërë
ëmbëlsira edhe për njerëzit më të mëdhenj të shtetit, nga boza deri tek tortat
e ndryshme. Më tregonte me zë të ultë se i ka bërë bozë edhe Enver Hoxhës.
Tregonte se kur vinin ta merrnin bozë për Enverin, vinte Sigurimi i shtetit:
“Një herë më shtinin mua ta pi, dhe pastaj ia dërgojshin bozën apo ëmbëlsirat e
ndryshme atyre njerëzve të shtetit. Ato makineri që kishin, ishin shumë të
vjetra dhe jashtë standarteve të kohës. E gjithë Tirana, ëmbëltoret, bufetë,
hotelet, i merrnin aty ëmbëlsirat. Transporti u bëhej jashtë normave të standarteve.
Vinte ndonjë fugon apo karocë, të cilat i shtynin me trup, me do motoçikleta
kineze me tri goma. Në këtë larmi të madhe, më kot mundohesha t’u ndihmoj që të
bëhet diçka më e mirë aty, sepse ishte e pamundur të ndihmosh një popull të
tëre që vuante të zitë e ullirit nga kthetrat e diktaturës më të egër, jo vetëm
në Europë.