| E hene, 24.12.2012, 01:03 AM |
… ku ta ndez një qiri?
Nga: Selim M. Nengurra
( Elegji, në perkujtim të veprimtarit, shkrimtarit e publicistit Prof. Daniel Gazulli që vdiq në Cervia të Italisë me 12 Nëndor 2012 )
Nuk ju besova syve as tekstit që lexova,
Teksti, pak në shqip, italishten se kuptova.
Zemra në krahëror brofte me vrull,
Syt e mi lotuen faqet mi banë qull.
O Zot i madh, a asht’ kjo e vertetë?!
Bacë Danielin s`do ta shoh n`këtë jetë?
Pse, pse, pse…, papritmas ike Ti o Bacë,
S`të vjen keq per neve që na ke lan pas?
…!
Ishte vapë e gushtit, në Lezhen shqiptare,
Na prite mue e Nushën, me zemren e madhe.
Sa shpejt iku dita, se ç`na u ç’mall shpirti,
Që asht kjo herë e fundit, Selimi nuk e diti!
Pasi ne u ndam, ne ikem per Shengjin,
Se si po na shikoje, -para syve më rrin.
Shkove Bacë i dashtun te femijët e tu,
Atje kishe shpresat smundjen me sheru.
Ti kishe ambicje, shumë plane në jetë,
Pa e perfundue një roman të mbetë.
Sepse vdekja e "keqe" edhe burrat i merr,
Nuk pyet ajo, se dikënd n`shpirt e therë.
Dhe derisa prisja per lajmin e varrimit,
Zemra më dridhej,e trazuar idhnimit.
Percillja facebook-un, dhe hotmailin tim,
Sepse me një tufë lule do t`vija n`varrim.
Prit e prit së koti, lajmin kurr se mësova,
Jasht çdo hamendje, atë ditë unë mungova.
Pasi unë u këtheva n`shpi në Norvegji,
Prej disa miqëve, mesova shumë per Ty.
…!
Hinin e trupit tand, perbinë valët e Adriatikut
Neve vëllaznitë e tu, mbetem shpresë-fikun.
Që verës kur vjen vapa e shkojmë per pushim
T`këthehemi në Lezhë, rrugës per n’Shengjin.
Sepse sot Ti - Bacë nuk je me na pritë
Me bujarinë tande ta kallxonin sytë.
Nuk merzitem shumë, pse ti shkove,
Sepse e di se, Zotit Krijues ju dorzove.
E kam një plagë, si ta shëroj nuk e di:
-Nese vi në Lezhë, ku ta ndez një qiri?