Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pal Sokoli: Dashuria ime

| E premte, 21.12.2012, 06:59 PM |


Pal Sokoli

DASHURIA IME

Ti Dashuria ime
kuq e zi e mbuluar
qe dashurinë e rritës
në ndërdije e ruan
mbuluar plot hije
dhe sot trupzvogëluar.

Si n´karnaval të Rio-së
si duke u tallë
herë n`ballkon të Flamurit
herë hipur mbi kalë,
mi ringjallni heronjtë
nga jetë e amshuar
kam shumë frikë i vritni
për ti zëvendësuar.

Pranë trokes së vargut
pranë këngës pisk
për pjesën tjetër
u nda një rriskë
orëzezë i vrau natën
ti vajtoi në obelisk.

Gjithë vallja trokëllinë
dhe trimëria ka ndërruar shkallë
bashkojnë venat e shkëputura
me torte, me këngë e fjalë.

Lutem për ty ditë e bekuar
të shoh njëherë n´një Zëmër të bashkuar.