| E merkure, 19.12.2012, 09:28 PM |
Shqipëria
në sytë e mi më 1989
Nga Besnik Lajqi
Ishte
kënaqësi e madhe dhe një ëndërr të cilën
e kisha pritur me vite që të shkoj në Shqipëri. Dhe më në fund, në verën
e vitit 1989, më ra rasti të jem në atë vend që kisha menduar se askush tjetër
para meje nuk kishte shkuar. Ishte vendi i parajsës, që kisha dëgjuar shumë
këngë e tregime për të. Vendi ku të gjithë njerëzit kishin dëshirë të shkonin.
Në ato moment, të gjitha shtetet komuniste po shembeshin nga ai sistem, vetëm
Shqipëria ishte ende nën ombrellën e grisur të sistemit stalinist. Ne mendonim
se ai popull dëshiron të jetojë nën kthetrat e atij regjimi barbar, pasi kishim
dëgjuar se aty çdo gjë ishte mrekulli, gjëra që i kishim lexuar nëpër gazeta e
revista.
Aty na
përshëndetën dy punonjës të doganës.
Njëri e kishte emrin Vangjel, kurse tjetri, Ivan. Pasi bëmë një deklarim
të robeve që kishim, përfunduam në një
byfe. Aty ishin tre persona që na
prisnin. Që i njifshim në mënyrë indorekte. Ne ishim me makina private.
Ishte makina e parë private me targa të huaja që hynte në
Shqipëri. Na pajisën me një
fletë/udhëtimi ku shkruante, “Fletë udhëtimi për të huaj”, ku kërkohej
emri, mbiemri, targa e makinës dhe personi ku shkonim. Filluam rrugën nga porti
për në Tiranë. Në makinë ishte një
person i Sigurimit, i cili ishte në pension, por ishte ende aktiv kur kishin nevojë. Rrugën nga Durrësi për në Tiranë e kaluam shpejtë, sepse
nuk kishte komunikacion, nuk kishte
makina gjatë rrugës. Rruga ishte normale, me asfalt të thjeshtë, por
kishte shumë kthesa dhe plepa të
mjellur në qoshe të rrugës. Më tërhoqën vëmendjen gjatë rrugës, bunkerat
e shumtë. Në një fushë, disa qindra metra, ishin në rrugë disa gra me shamija
të bardha, duke punuar me lopata. Pyeta shoqëruesin, Çfarë po bëjnë këto gra?
Ai më tha: “Ato janë kooperativiste dhe lëvrojnë tokën me lopata.”
U çudita.
Mendova me vete, si mundet gjithë atë fushë ta lëvrojnë me lopata. Përsëri
pyeta, Pse janë rrugët me kaq shumë kthesa? Pa nevojë kanë mundur ta bëjnë një
rrugë të drejtë, që do të ishte më mirë. Ai më tha se rrugët janë bërë me projekt ushtarak. Ashtu!
Filluam
rrugën për në Tiranë. E pyes
shoqëruesin, Pse asfalti aq i butë dhe aq katran? Më tha se këtë e bëjmë
me qëllim, sepse, nëse armiku zbarkon në rrugët tona, ne mundemi t’i djegim
edhe rrugët. Me një kofë me vajgur e
lagim, dhe ia fusim zjarrin, dhe gjithë rruga digjet. Fillova që të luaj me
kokë, se këtë nuk e kisha dëgjuar kurrë. Një person që ishte me mua, që kishim
ardhir bashkë, i tha atij shoqërusit: Ky shoki ynë i bën disa pyetje që nuk duhet t’i bëjë, ndaj mo ia zë për të
madhe! Ai pohoi me kokë, duke buzëqeshur. Në hyrje të Tiranës, rrugët nisën të
duken më të gjëra. Përfunduam në Sheshin SKENDERBEU. Vapë e madhe shumë. Më
dukej vetja si në ëndërr. Isha duke parë Gjergj Kastriotin, Pallatin e
Kulturës, Muzeun Kombëtar, Bankën
Popullore Shqiptare. Shkuam në
hotel Drini. Aty shoqërusi i cili ishte me prejardhje nga Tetova, por me banim mbi 50 vjet në Tiranë, e mori përgjegjësinë për ne, duke
garantuar shoqërimin tonë. Në Hotel Drini, afër xhamisë, shkuam që të drekojmë,
pilaf me copa mishi, siç e quanin ata: me
bërcolla viçi.
Pastaj
shkuam në qendër të qytetit. Busti i
Stalinit mënjanë, dhe në anën tjetër ai i Leninit. Dukeshin gjoja se e
përshëndesnin njëri-tjetrin. Aty afer ishte hotel Dajti, kurse më tej
Universiteti Enver Hoxha. U kthyem tek Muzeu Kombëtar. Aty qëndronte një përmendore
gjigante e Enver Hoxhës, dhe dy ushtarë i bënin roje. Qëndrova 45 minuta në
qëndër dhe nuk lëvizi asnjë makinë. Ndërkohë, më pas, shkuam rrugës së
Durrësit, tek kafe Flora. Aty bënin takime njerëz të shtetit, ushtarakë, kuadro
të sigurimit etj. Pasi pimë kafe, dolëm përsëri në qytet. Nuk pashë asnjë njeri
rrugës. Pyeta atë shokun që ishte
Një nga
taksistët më pyeti. Nga je? I tregova se
jam nga Kosova. U çudit dhe më tha: Ai
atje, ai plaku i gjatë me atë Fiatin e
kuq, është kosovar. E quajnë Hasan Kosova. Shkova, i fola dhe i erdhi
shumë mire që u takuam. Ai kishte lindur në Tiranë por kishte preardhjen diku
nga rrethi i Kumanovës, I ikur që në kohën e
Zogut nga torturat serbe të asaj kohe. Që të jesh taksist
në Shqipeëi ishte një previlegj i madh.
Baci Hasan Kosova, i cili e kishte marrë mbiemrin si respekt për Kosovën,
kishte punuar si shofer tërë jetën. Kishte qenë shofer i shumë ministrave të
Shqipërisë. Më dha disa këshilla për makinën. Më tregoi se benzina nuk është e
mirë për makinat perëndimore, se duhet benzol pull, siç e quanin ata. Pasi u ndava
nga Baca Hasan, hyra në një rojtore special. Aty u ula në rend që të qethem.
Ishte një femër që të merrte paratë dhe të jepte një lloj bilete që të shkosh
tek berberi për t’u qethur. Mua më ra një që e quanin Agim, por e thërrisnin Gimi. Më tregonte me
zë të vogël se këtu janë qethur shumë njerëz të njohur të shtetit. Më tha mos
kisha ndonjë orë apo diçka tjetër nga jashtë, që t’ia shes. Bisedonte me zë të
vogël që të mos e dëgjonin të tjerët. Egzistonte frikë e madhe për t’u
shprehur.
Ky Gimi
ishte i kënaqur me punën e tij dhe kishte një motoçiklitë. Motoçikleta ishte
një mjet që kishte të drejtë ta ksihte si pronë private. Ai që kishte
motoçikletë, ishte njeri i nderuar dhe i privilegjuar. Pasi dola nga
aty, duke ecur takova dy bashkudhëtarë që kishim ardhur së bashku
në Shqipëri. Te ëmbëltore Partizani, aty pranë, ishte Ushtari i Panjohur dhe
pranë tij Banjoja Publike, të vendosura nën tokë. Duke biseduar me ta dhe erdhi
një burrë i gjatë me një sheshir në kokë, me mustaqe të bardha. Setrën e kishte
hedhur pas krahëve, me një veshje komplete. Na përshëndeti me një dialekt si në
Kosovë: Tungjatjeta o djemtë e Kosovës! Na kapi për qafe duke na shtrënguar
dorën. Ky ishte një i ikur nga Kosova në vitin 1955. Si i ri në atë kohë,
kishte qenë mësues në shkollë, në një fshat të
Pejës, në Trepoviq. Ky ishte
Ramadan Asllan Shala, apo siç e
thërrisnin tiranasit, Xhajo nga Loxha. Kisha dëgjuar për këtë njeri, kur isha në Kosovë, në ato vite.
Vëllau i
tij i madh, ishte i dënur politikisht me disa vjet në burg. Avdyl Shala, apo
sie quanim, baca Dyl (ku isha disa
muaj i strehuar në shtëpiat e kushërive
të tij
dhe të bacës Dyl, gjatë luftës
në Kosovë). Shumë vite punon së bashku,
vëllai im i madh, Rama, me vëllaun
e tij, si shofer në një
ndërmarje, në Pejë. Dolëm të njohur së bashku. Aty filloi miqësia e
jonë, miqësi që e ruajmë edhe sot. Ky xhaja më tha, Eja tek unë të banosh! Mos
shko në hotel dhe bisedojmë për Kosovës, se kështu dhe mua më bën të lumtur!
Kështu që u strehova aty disa javë. Aty gjeta mësuesen e nderuar, Lirien, gruan
e tij, djalin Shkëlzenin dhe dy vajzat, Valbonën dhe Besën. Banonin mbi
ëmbëltoren Partizani, në katin e fundit. Kjo banesë me vite u bë çerdhja e
jonë. Shtëpi e gjithë atyre që vepruan për çështjen e Kosovës. Në këtë banesë
fjetën me qindra uftëtarë që sot janë dëshmorë të Kombit dhe të kësaj lufte të
fundit. Me Xhajën na lidhën shumë gjëra të përbashkëta. Ai kishte përvojë
politike dhe ushtarake të ilegalitetit. Xhaja u bë një mësues i mirë për mua.
Ai punonte në Agjensinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku përkthente lajme nga
serbishja në shqip dhe anasjelltas.
Tërë jeta
i kishte shkuar duke milituar për çlirimin e Kosovës. Në familjen e tyre nuk
kishte biseda të tjera, por vetëm për Kosovën. Gruaja e tij ishte kosovare, e lindur në fshatrat e Gjilanit. Babai i saj kishte
kryer normalen në kohën e Zogut, në Elbasan. E quanin Xhavit
Podini-Destivojca. Ishte kthyer në
Gjilan gjatë pushtimit të Italianve. Kur kishin hyrë partizanët, e
kishin burgosur dhe kishin dashur ta pushkatojnë, por kishte pasë fat dhe
kishte ikur për në Shqipëri, me gjithë
vajzën dhe gruan që e kishte
(durrsake). Edhe atij e gjithë jeta i kishte shkuar duke milituar për çështjen
e Kosovës. Unë i tregova Xhajës se kam lënë në Danimarkë gruan me një djalë të vogël, dhe se kam ardhur këtu që
të bëjmë diçka për çështjen e Kosovës. Pasi më dëgjoi pa më penguar, u ngrit
dhe më kapi për qafe, duke më thënë, Ma kënaqe shpirtin me këto që po thua ti!
Unë gjith jetën ia kam kushtuar Kosovës. Filloi të më tregojë për jetën e tij,
për sakrificat që kishte përjetuar së bashku me shokët, për Kosovën. Për të
udhëtuar nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë apo nëpër fshatrat e saj, duhej
marrë leje. Këtë punë e rregulloi Xhaja, kështu që më lëshuan leje me
nënshkrimin e Ministrit të Brendshëm,
Hekuran Isai. Kjo kishte shumë rëndësi. U çelën rrugët që ne të qarkullonim pa
asnjë pengesë, kudo që dëshironim.
Bënim
vizita nga Kukësi deri në Sarandë. Në çdo hyrje të qyteteve kishte postpblloqe
nga policia rrugore. Maftonte të tregonim atë leje qarkullimi, dhe na
përshëndesnin me grusht, duke na uruar ditë të mbarë. Një ditë, duke u kthyer
nga Saranda për në Berat, ndaluam në një hotel që e quanin Hotel turistik. U
ndalëm aty me makina me targa të huaja. Ishte një çudi për personelin e atij
hoteli. Pas disa minutash erdhi kryetari i zonës që dukej si një sheriff I
plotëfuqishëm. Na përshëndeti me grusht dhe u ul me ne në tavolinë. Pasi na
bëri disa pyetje dhe ia treguam dokumentacionin, u çua dhe pas disa minutash
erdhi përsëri. Si duket e verifikoi nga qendra se ksuh ishim. Një nga ata të
qytetit të Beratit, na tha se këtu në hotel, keni një banakiere e cila shërben
kafe të mira dhe se është kosovare. Xhaja tha: Thirrmani këtu, vrap! Erdhi një
vajzë e moshës 20 vjeçare. Na përshëndeti pak si e frikësuar. Pasi na tregoi se
ishte nga qytetit i Prizrenit, e cila kishte ikur nga Kosova në vitin 1981, me
babain e vet ishte vendosur në Berat. Kur
erdhi koha që të çohemi e t’i paguajmë kafet, ajo vajza nga Prizreni tha: Ndihem mirë që ju
shof që jeni nga Kosova. Kam dëshirë t’ju qëras me këto kafe! Xhaja i tha të ulet tek ne, pasi shkuan ata të
“plotfuqishmit” e Beratit. Ajo
nisi të tregonte nga ishte dhe kënd e
kishin në Kosovë, dhe në ndërkohë filloi të flasë pa frikë.
Xhaja e
njihte babain e saj, dhe e dinte kohën kurr kishte ardhur në Shqipëri. Unë u
çova në atë moment dhe shkova te makina, i mora dy qese me nga 250 gramë kafe
që i kisha blerë në Daniamrkë, dhe ia dhashë vajzës. Xhaja i tha: Thuaj babës
tënd se këtë kafe po t’a dërgon e gjithë Kosova, ta pish për shëndet. Vajzës i
rrodhën lotët si shiu nga ysytë. Pas disa minutash u qetësua dhe ne u nisëm
rrugës për në Elbasan. Aty vizituam disa
kosovarë dhe një djalosh. Ishte djali i një patriotit
elbasanas që kishte hapur shumë shkolla shqipe në Kosovë. Populli ishte shumë
i vuajtur. Gati të gjithë ishin të veshur njësoj. Shqipërinë e kishte
kapur një krizë ekonomike dhe politike. Askush nuk folte për komunizmin dhe as
për Enverin. Populli kishte hall tek ushqimi. Në mëngjes ishte radha e madhe e
ushqimit dhe e qumshtit. Çdo gjë ishte me tallona. Çdo gjë ushqimore për jetën
e njeriut ishte me përkufizime. Këtë nuk e kisha përjetuar kurrë. Para çdo gjë
shitore ushqimesh kishte rradha të gjata. Kush ishte i zoti ta merrte bukën, e
merrte, ai qeë nuk mundte, rrinte deri në mëngjesin e ditës së nesërme pa bukë.
Shqipëria ishte e përmbushur me njerëz të vuajtur. Këtë e tregonin edhe fytyrat
e tyre, të zbehura nga skamja dhe uria. Luftë për të mbijetuar.