| E hene, 17.12.2012, 05:09 PM |
Delvinjoti
Xhelal Berberi ’’Mësuesi i Popullit’’, jetën e shkriu mbi pentagramin e gjuhës shqipe
Ekskluzive nga Xhevahir Cirongu, Osman Azizaj
“U bënë
më se dy dekada që s’jam ngjitur në këtë podium e të flas nga kjo foltore që nga
janari i vitit 1990. Atëherë organizuam sezionin e fundit shkencor për problemet
e smundjeve në zonën e Delvinës.Duke qënë i mbushur me emocione e me mall të
pashuar për vendlindjen, them me plotë gojën se vendlindja nuk mund të
barazohet e të krahasohet me asnjë vend tjetër në botë.Do të thosha se është vetë ‘’Parajsa’’.Me këto rreshta e
nisi fjalën e vet dr.Osmani atë ditë të datës 19 nëntor 2012 në një sallë plot komode ku u prezantua libri i autorit Jasin Berberi,
i cili ia kushtonte’’Mësuesit të Popullit’’
birit të Delvinës, Xhelal Berberi.Dhe vazhdoi ligjëratën e vet duke thënë:’’E
kam shumë përzemër Delvinën se këtu u linda dhe u rrita, këtu nisën udhën
ëndrrat e mija të rinisë, këtu u bëra pjesë aktive e këtij qyteti ku u ndërtua
figura e personaliteti im, si njeri, si qytetar, si mjek dhe si intelektual
aktiv.Edhe pse jam larguar nga Delvina dhe jetoj në një qytet tjetër(Durrës), nuk
më kanë munguar asnjëherë vendlindja. E kam merrë me vete këtë vend të bekuar
nga Zoti! Aroma e dheut të lindjes të frymëzon e të jep jetë.Në këtë audiencë
të gjerë të bashkëqytetarëve të mi, ndjej kënaqësi në promovimin e librit të
z.Jasin Berberi që flet me ngrohtësi dhe ngreh lart figurën e ndritur të
flamurtarit të shqipes të birit saj z. Xhelal Berberi.’’ ( Këto rreshta
i lexoi me lot në sy dr.Osmani, sepse i ka shërbyer nga afër për katër vjet rresht Xhelal Berberit, derisa ai mbylli
sytë më 19 nëntor të vitit 1985.
Aty u
shpalosën vlerat e këtij libri, nga ku u evintetuan edhe një herë
kontributi që ka dhënë Xhelal Berberi që
shkriu gjithë jetën e vet pentagramin e dijes për gjuhën shqipe.Nga diskutimet
e pjesëmarrësve në atë auditor, u bë edhe një herë e mundur
‘’Noterizimi’’i vlerave atdhetare
të atij njeriu sa të thjeshtë e patriot.
Autori i
librit ka shkruar me një stil të lirë e
të thjeshtë , por edhe me një rrjedhshmëri .Kjo e bën që lexuesi ta
lexojë pa vështirësi.Vetvetiu të nxit e të kap’’ magjia’’ për ta lexuar
e mbaruar sa më parë faqet e librit që
të ndjekin si dallgët e detit. Ai të ngjason si një kostum i prerë me shije, por
me një ndryshim: Në brendësi ka fjalën dhe forcën e mendimit edukativ e
atdhetar.Kështu, me këtë libër që i shtohet fondit të biblotekës sonë, z.Jasin Berberi i bën nder jo vetëm vetes e qytetit të Delvinës, por ai ka ditur të lartësojë me anën e
fjalës këtë figurë të ndritur atdhetare që i shërbeu gjithë
jetës së tij me përkushtim dijes dhe
fjalës së bukur shqipe. Ishte pikërisht Xhelal Berberi që hapi shkollën e parë
shqipe më 19 Nëntor të vitit 1916 në qytetin e Delvinës. Libri i këtij autori është i pari në llojin e
vet, e mbi të gjitha nga një vendali autokton Delvinjot që është për t’u
admiruar e për t’u patur zili;por edhe për të qënë krenar.Ju bë me të vërtet ky
libër sinfonia e jetës, ngriti lartë në peidestal jo vetëm figurën e z.Xhelal
Berberit, por edhe të trevës së
Delvinës.Me mjeshtëri ka përshkruar Delvinën, saqë të befason me historinë e saj, arsimin e kulturën, traditat
e atdhedashurinë të shkrira në një të vetme: Atdhe e gjuhë shqipe.Prandaj themi
se libri është një pentagram i tërë e të futë në labirinthet e kohëve të shkuara,
por edhe të tregon rrugën e pashkelur të të nesërmës. Delvina të ngjan sikur ka
lindur patriotizmi me rrënjët e saj të shtrira thellë në kodrat e ‘’Hallvat’’
për rreth, siç e ka cituar autori në thellësi të shpirtit Delvinjot. Ai ka derdhur ‘’Mjaltin’’e fjalëve më të bukura
të nxjerra nga goja e Mësuesit të Popullit të z.Xh.Berberi, i cili i drejtohet
më 7 Mars të vitit 1982 nxënësve me një homazh: ‘’Ta doni sa më shumë Delvinën,
qytetin tuaj të lindjes, ta doni Shqipërinë, ta doni Atdheun!’’.
Duke
lexuar me vëmendje librin, aq më shumë të forcohet bindja e të lind të thuash
se tek autori është rrënjosur thellë kujtesa historike.S’është e thënë të jesh
patjetër historian që të shkruash historinë.Mund të themi me siguri , se z.J.B.
duke qënë më shumë se kaq, arrin t’i japë vlerë figurës historike të z.Xhelal Berberit, mjafton të kesh dije, të
kesh njohuri;sepse z.Jasin ka begraund
të lart si një intelektual me dije, por edhe si një figurë me rëndësi drejtuese
të elites intelektuale të qytetit.Kështu, ai ka ‘’shtrydhur’’ fakte të shumta
historike duke gatuar me lëngun e tyre
brumin e matarialit të derdhur me mjeshtëri nëpër faqet e librit.Kjo është edhe arsyja pse lexuesi nuk e lëshon dot
librin nga dora, por ndihet komod dhe pse vetë autori bëhet i besueshëm në
publik.Autori të ngjall nostalgji kur evokon
e të përmend zakonet e Delvinës e
më gjerë.Të sjell në kujtesë pazarin e vjetër tredicional të qytetit, nga ku ka patur jehonë të madhe në të gjithë
trevat e Shqipërisë, e sidomos pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave të zones së
Finiqit, të Bregdetit, të krahinës së Labërisë. Kundërmonte pazari i Delvinës
nga era tërheqëse e magjike pikante e kukurecit, që është bërë si legjendë në
vend, përgatitur enkas për tregëtarët e ardhur, por edhe për vendasit , të
mjeshtrave Harun Halo, Bajram Halili, apo Gjesho Manja.
E quanin
Delvinën asokohe si vendin e bollëkut, të
kulturës e dijes, perlën e jugut të Shqipërisë.Figura e Mësuesit të Popullit
Xhelal Berberi është skalitur ashtu siç ka qënë realisht, pa bërë as më të
voglin makiazh. Ai ishte një patriot i madh, i matur e demokrat, diti t’ju qëndrojë rrebesheve të kohës me qetësinë e arsyes ngarkesave të ndryshme të
kohës , që për këtë moskontesim është vlerësuar
pa ekuivoke deri sa u nda nga
jeta. Prandaj njerëz të tillë nderohen edhe pas vdekjes, sepse kanë dhënë vlera
në dobi të të gjithë shoqërisë e atdheut. Si pionier i gjuhës shqipe, Xhelali punoi me përkushtim për t’u mësuar brezave të tërë Delvinjotë
gjuhën e ëmbë të nënës, gjuhën e bukur shqipe, tapinë e Kombit Shqiptar! Lexuesi i këtij libri njëherazi njihet jo
vetëm me aktivitetin atdhetar e jetësor të z.Xhelal Berberi, por ai merr
informacion edhe si rilindasi i
fundit që kontriboi për gjuhën shqipe si
dhe për historinë e lashtë të Delvinës.
Autori ka ditur ti përmbahet edhe fjalës së urtë popullore Delvinjote e cila
thotë:’’Mos u përpiq ti vësh syze pleshtit.’’
Si një
gjerdan i florinjtë zë vend realiteti, gërshetohet e vërteta historike me atë
të jetuarën që s’ka nevojë për përkthim.Eshtë kjo cilësi e veçantë e AND-së së
autorit në të cilën është shprehur geni i karakterit të fortë i së vërtetës që
e shoqëron atë gjatë rrugëtimit të jetës.
Nëpërmjet shkrimeve të tij lexuesi merr një serë mesazhesh duke u njohur
me histori të pathëna me vlera historike, shohim dritë në fund të tunelit të
padijes.Mëson lëvizjen demografike të popullsisë të qytetit, shtrirjen e saj
nëpër vite;merr informacion për ndarjen e popullsisë në klasa, statusin social,
për shkollën, fenë, dhe etninë, ku
z.Xhelal Berberi me mësues të tjerë u ngrit me forcën e fjalës mbi dasitë
fetare dhe lëshoi me gojën e Vaso Pashës (citon autori) thirrjen:’’Feja e shqiptarit
është shqiptaria”.
Në shënimet orgjinale që ka lënë pas z.Xhelal, perceptohet rrugëtimi në memorjen e tij copëza historie, një filtërim i përjetshëm nëpër vite, janë shkrime të shkruara me lotin e mallit dhe gjuhën e së vërtetës.Në të shumtën rreshtave ka mall, ka nerv e ton jetik, ka histori të vërteta, atu s’gjen neveri, mellf apo urrejtje.Aty gjenden edhe figura të tjera historike atdhetare e patriotike si:Namik Delvina, Sulejman Delvina, Nimet Abazi, e të tjerë, që nga autori janë vendosur në sitën e arsyes njerëzore si figura të ndritura dhe të respektuara të Kombit tonë.Në fund të librit janë renditur shkrime, kumtesa, vlerësime të intelektualëve të njohur të Delvinës e të Sarandës për z.Xhelal Berberi.Ato janë thesare të ndritshme si gurë diamantesh që i bashkohen gjerdanit të artë të figures së Xh.Berberit . Të tilla figura duhet që ti kujtojmë herë pas here që të mos i mbulojë pluhuri i harresës, sepse kështu do t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Më shumë se një libër që i kushtohet jetës e veprimtarisë së’’ Mësuesit të Popullit’’ Xh Berberi, është një përmendore që do t’u flasë brezave të sotëm e të ardhshëm.