| E marte, 18.12.2012, 09:04 PM |
Jeronim
De Rada: Veprimtaria
patriotike dhe letrare e këtij rilindasi të madh
Nga Peter Tase
Jeronim
de Rada është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të rilindjes kombëtare, që
fatkeqësisht nuk zuri vendin e duhur gjatë kremtimeve të 100 vjetorit të
pavarësisë së shtetit Shqiptar, aktivitete që u organizuan përgjatë vitit që po
mbyllet.
Shkrimtari
arbëresh, themelues i lëvizjes rilindase, Jeronim De Rada u lind më 1814 në
Maki të Kozencës, një fshat i vogël dhe kodrinor afër Kolegjit Arbëresh të
Shën-Adrianit, ku De Rada kreu studimet e para mbi letërsinë dhe filozofinë
antike si dhe në shkenca sociale, çka i dhanë drejtimin e duhur përgatitjes së
tij si patriot dhe shkrimtar. Jeronim De
Rada e mbaroi kolegjin arbëresh me 1833 dhe për arsye shëndetësore qëndroi në
fshat për një vit rresht, ku krijimtaria e tij letrare do të merte përmasa të
tjera. Megjithese kishin kaluar disa
shekuj nga koha kur Arbëreshet kishin emigruar nga Shqipëria drejt jugut të
Italisë, këta të fundit, vazhdonin të mbanin flakën e patriotizmit ndezur deri
nga fundi i shek. XIX, ashtu siç vazhdojnë ta mbajnë deri në ditët tona. Arbëreshët kishin ruajtur plotësisht ndjenjat
patriotike për vendin, zakonet dhe gjuhën, ata shfaqën me vendosmëri vetëdijen
e tyre shqiptare në krijimtarinë letrare dhe kulturore të kohës. Në qendër të
kësaj krijimtarie ka qenë ripërtëritja e kohës së Skënderbeut dhe ndërgjegja
kombëtare, ashtu siç mund të vërehet në këto vargje të këngës së parë të De
Radës: “Bota kish ndërruar lisa,/ uji i
ri në det/ kaltëronte n’ditn’e re;/ por lumbardha e Anakreontit/ në Temp rronte
e moçme./ Nd’uj’ një dit’ vate te mali/ e s’u kthye si e kish zakon./ Veç që
atë s’e thau bora,/ s’e përgjaku heshtëza,/ po u largua gjersa ra/ tek e bardha
shpia ime./ Kur n’agim tokë edhe shpi/ u zbuluan bashk’ me detin,/ si hareja qe
del sysh,/ më zgjoi duke fërfëlluar/ qelqeve t’dritares./ U pataksa e ruajta
jashtë:/ rrusht’, pak aguridhe, dheut tonë i kishin hie;/ lule liu të hapura,
m’i tund era e i përzien, në atë ninull qeshin/ si ato lule-qielli./ Ti
vështroje dhe s’kujtoje/ asnjë mbehi njerëzish./ Kallëzorët nëpër duajt/ po
këndonin. Dheut huaj/ ahere ndër time motra/ kisha arritur; mema ime/ emrin tim
thosh nëpër shpi.”
Në këto
lëvizje patriotike dhe qëllime shtetëformuese
ka luajtur një rol vendimtar edhe Jeronim de Rada, i cili me veprën e
tij, “Këngët e Milosaos”, hodhi themelet e letërsisë rilindase, nxori në pah
aktivitetin patriotik të arbëreshëve të Italisë, dhe zgjoi ndienjat patriotike
të popullit Shqiptar. Nuk ka dyshim se
Jeronim De Rada është figura më e spikatur e letërsisë së rilindjes shqiptare,
veçanërisht pas botimit të veprës:
“Këngët e Milosaos” kur ishte duke studjuar drejtësi në
Nje veper
e cila i bënte ftesë të gjithë shqiptarëve për të çliruar atdheun e para
ardhësve të tyre: "Erdhi dita e
Arbërit”! Që nga ky moment jeta e De
Radës mer një drejtim tjetër ku ai fillon përpjekjet për të ndriçuar atdheun e
të parëve.
Vite me
vonë, më 1840, kur De Rada punonte si mësues privat në një familje të pasur të
Napolit, botoj poemën e tij të dytë, "Serafina Topia” një vellim poetik ku
i bëhej thirrje bashkimit dhe vëllazërimit të Shqiptarëve dhe qarkullimi i saj
u ndalua nga çensura burbone.
Megjithatë,
poeti vazhdoi të pasuroj më tej krijimtarinë e tij letrare, duke plotësuar
"Milosaon” me këngë të tjera dhe "Serafina Topia” u botua për herë të
dytë; botoi gjithashtu edhe tragjedinë "Numidët” në Italisht, vepra që e
bënë të njohur De Raden edhe në arenën ndërkombëtare. Shkrimtari arbëresh ka qenë gjithashtu edhe
drejtori i gazetës letrare “Arbëreshi i Italisë” të cilën e botonte rregullisht
deri në vitin 1848. Në vitet 1847 - 1848
De Rada nxorri në dritë “Rrëfimet e Arbrit,” katër novela në vargje, ku ideja
patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e mëparshme. Këto
novela dalloheshin për nga romantizmi i vrullshëm, thellësia e lirizmit dhe
stili përparimtar. Në 1849, falë
përpjekjeve të njëpasnjëshme të De Radës, filloj të jepej mësim gjuha shqipe në
kolegjin e Shën-Adrianit ku poeti ishte njëri prej mësuesve. Më 1850 De Rada,
tashmë 36 vjeç, u martua me arbëreshen Madalena Melki, me të cilën pati katër
djem. Dhjet vjet më vonë, patrioti De Rada, filloi të botonte një sërë veprash
estetike, gjuhësore, politike, folklorike duke perfshire: "Parimet e
estetikës”(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar”(1864), "Rapsodi të
një poeme arbëreshe”(1866).
Më 1878
poeti ka qenë një mbrojtës i flaktë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke
ngritur zërin në mbrojtje të integritetit tokësor të Shqipërisë. Ne 1883-1887
De Rada nxorri revistën e parë shqiptare me titull "Flamuri i Arbrit” e
cila u bë zeri kryesor për mbrojtjen e autonomisë së shqiptarëve në rajon. Fatkeqesisht,
vitet e fundit të jetës kanë qenë të trishta dhe të mundimshme për De Radën,
megjithëse shkrimtari humbi gruan dhe djemtë, kjo nuk e mposhti dhe ai filloj
të pasuroj më tej krijimtarinë e tij brillante; ai përfundoi poemat e gjata:
"Skënderbeu i pafat,” "Gjon Huniadi” dhe përpunoi më tej vëllimin
e "Serafina Topisë” me titull
"Një pasqyrë e jetës njerëzore.”
De Rada
është arkitekti i krijimit të katedrës së gjuhës Shqipe në
Vazhdoj
te jetë mësues i shqipes në Shën-Adrian, deri sa vdiq në moshën nëntëdhjet
vjeçare, më 1903, në një kasolle të shkretë, në kushtet e një varfërie
ekstreme.