Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Monografi dokumentare për luftën e UÇK

| E hene, 17.12.2012, 07:49 PM |


Një monografi dokumentare për luftën e UÇK-së…

Nga Tefik Selimi

Libri është vlera më e madhe e njeriut. Pa libër, si pa sy, si pa miqësi në mes njerëzve. Kur e kemi librin, jemi më të pasur me dije. Pse jo? Nuk ka pasuri më të madhe për njeriun se libri. Libri nuk e urren asnjë njeri, por ka njerëz që e urrejnë atë. Libri dokumentar është një histori në vete. E thotë të vërteta e jetës. Ky libër dokumentar është më i rëndësishëm se sa një vepër artistike. Aty flasin faktet, ngjarjet, momentet, kohët, fotot, raportet, shënimet, ditarët, por flasin edhe dokumentet tjera, të cilat e bëjnë librin të fortë dhe të qëndrueshëm. Andaj, nuk është thënë rastësisht se, “I mençuri shkruan, e i marri prit ...”! Se është kështu, më mirë po ndërlidhemi me librin e Mr. sc. Hajrush Kurtaj, “Lufta e UÇK-së në ZON”, i cili autor, me librin në fjalë, e ka ndriçuar luftën e zhvilluar në Zonën Operative të Nerodimës. Është kjo kohë jo aq të largët, por jo edhe aq të afërme, ka autori ka mbajtur shënime të ndryshme për luftën e fundit 1999. Këto shënime, që janë bërë libër dokumentar, janë me interes të madh jo vetëm si dëshmi e një kohe të vendimeve të mësha, por janë edhe fakte dhe dokumente për luftën e drejtë të popullit tonë. Ky libër vlen shumë për sot, se vërehet rezistenca e vullnetarëve të lirië, të cilët, kur erdhi koha e ftesës për të mbrojtur vendin e trojet tona stërgjyshore, si një, me qindra luftëtarë të lirisë iu bashkuan aradhave Ushtrisë Çlrimtaree të Kosovës për të  luftuar ballë për ballë me armikun shekullor serb. Shih për këtë, edhe autori i librit, Hajrush Kurtaj u gjend në këto ngjarje të kthesave të mëdha për shqiptarët. Ai është i lindur në fshati Gabrricë, më 1966. Pas shkollimit fillor e të mesëm, regjistrohet në Shkollën e Mesme Ushtarake në Sarajevë. Kur erdhi koha dhe atdheu ishte në rrezik, ai largohet nga armata vrastare serbe dhe kthehet në Kosovë. Ishte i vullnetshëm dhe i gatshëm t’i shërbejë popullit të vet, ndonëse e la edhe ditarin e punës në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. I etur për liri, ai i ndërpreu studimet dhe punën me ditar në dorë dhe  rroku armët që të luftojë për lirinë e vendit. Ishte fillimi i qeshorit të vitit 1998, kur ky, si shumë intelektualë të tjerë, hyri në radhët e UÇK-së, dhe  ndjeu kënaqësinë që i erdhi dita të bëhet ushtar për të luftuar për lirinë e popullit shqiptar. Dhe jo vetëm kaq. Ky është libri i tij i dytë monografik e dokumentar. Pas lufës, ai botoi punime të ndryshme nëpër gazeta e revista tona të përditshme e javore. Ishte edhe drejtor i Gjimnazit në Kaçanik. Mr. Sc. Hajrush Kurtaj është një vullnnetar i madh i ngjarjeve të luftës së fundit 1999. Ai, si intelektual, mbajti shënime të shumta të këtyre ngjarjeve të luftës së fundit në Kosovë. Hajrush Kurtaj e deshi atdheun mbi të gjitha. Kur ishte koha “Atdheu ju therret”, ai u gjend me shokë në ato momente të rënda  të luftës për liri të Kosovës. Po këto ngjarje të rënda, por vendimtare, ai i shënoi dhe nuk kurseu mund t’i bëjë libër me interes për të gjithë ne. Pra, libri është një dokumentar i “krijuar” me shumë të dhëna, fotografi, raporte, ditar lufte, por edhe me intervista njerëzish që janë dëshmi e kësaj kohe. Andaj, vetëm njerëzit e vullnetit të madh dhe të  përkushtueshëm të kësaj fushe “strategjike” ia dalë kësaj “pune” në ndriçimin e  kësaj kohe të rënndësishme për popullin shqiptar. Libri i mr.sc Hajrush Kurtaj “Lufta e UÇK-së në ZON” (lufta e UÇK-së Zona Operative e Nerodimes), është një ditar i papërsëritshëm i një kohe vendimtare. Siç dihet, libri ka një hyrje mjaft të gjatë, që ngërthen në vete monografinë e autorit H. Kurtajt për luftën  e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes. Aty, në fillimi, është shkruar parathënie nga prof. Dr. Selim Daci. Pas këtij shënimi hyrës, autori e bënë një hyrje të gjatë, duke përmbledhur luftën e kësaj kohe në mes forcave liridashëse dhe okupuese serbe. Autori, H. Kurtaj, shton: “Në rrugëtimin e gjatë të historisë së hidhur, por edhe të lavdishme, populli shqiptar pati shumë personalitete, organizime, lëvizje dhe shumë të arritura, të cilat kanë vlera të larta jo vetëm në trevën e Zonës Operative të Nerodimes, por për tërë popullin shqiptar e më gjerë, me të cilën krenohet i gjithë kombi”. Pra, lufta erdhi në saje të gjendjes jo të mirë të popullit, ndaj të cilët ushtrohej terror dhe dhunë të paparë ndaj tij. Andaj, kjo gjendje nuk u durua dhe i erdhi momenti që populli të artikulojë parullën: ”Ja vdekje, ja liri”! E, autori, në hyrje të libri thotë se, “sa më shumë që shtohej dhuna dhe thellohej gjenocidi mbi shqiptarët, aq më shumë rritej mllefi dhe urrejtja antikomuniste dhe antisllave. Andaj, filloi lidhja e personave më të vendosur, ish udhëheqës të organizatës të organizatave patriotike kombëtare shqiptare e shumë personalitetet të tjera, që vepronin në grupe të armatosura ilegale, si në Kosovë dhe jashtë saj dhe lidhja e këtyre grupeve midis vete me njësi dhe rofomacione më të mëdha, me një organizim ushtarak të qartë për Shqipërinë Etnike”. Kështu, autori librin “Lufta e UÇK-së e ka ndarë në pesë kaptina, si janë: E para, Fillet e organizimit dhe njësitet e para të UÇK-së në Nënëzonën Operative të Nerodimës; Formimi i Nënëzonës Operative të Nerodimës; Rrethimi i fshatit Gabrricë, më 10 gusht 1998; Epopeja e Jezercit; Formimi i Zonës Operative të Nerodimës; Femra në Ushtinë Çlririmtare të Kosovës. Në kaptinën e dytë, autori ndalet te ngjarjet e kësaj kohe, si janë: Beteja e UÇK-së në Puset e Nikës, më 26 shkurt të vitit 1999; Beteja e Garës; Beteja e Ivajës; Beteja e 9 prillit 1999 në Rakoc; mandej, në kaptinën e tretë janë “ngjarjet”, si: Masakra e Reçakut (krim kundër njerëzimit); Masakra e Kotlinës; Sulmi i forcave policore ushtarake e paramilitare serbe mbi popullatën civile, më 28 mars 1999, në Kaçanik; Sulmi i forcave policore, ushtarake dhe paramilitare në Sllatinë, më 13 prill 1999; kaptina e katër përfshin këto ngjarje kohe, si: Ofensiva serbe prill-maj në fshatrat e Ferizajt dhe Shtime; Ofensiva serbe në maj 1999 në teritorin e gjerë të Kaçanikut; Rrethimi i fshatit Stagovë, më 21 maj; Ofenziva e 25 majit 1999 në fshatrat e Kaçanikut; dhe kaptina e pesë flet për ngjarjet me sa vijojnë: Strukturime të reja të UÇK-së në Zonën e Nerodimes; Dokumente, Fotoalbmue etj. Kështu, autori, Hajrush Kurtaj, me këtë libër monografik ka pasqyruar në mënyrë më detale betejtat e Brigadës 161 “Ahmet Kaçiku”dhe Brigadën 162 “Agim Bajrami” dhe njësiteve mbështjetëse të Zonës Operative të Nerodimës dhe aksionet që janë ndërmarr në zhvillimet luftarake. Gjithashtu, një pjesë të veçantë të kësaj monografie autori ka rezervuar edhe për një koleksion të fotografive për dëshmorët e Zonës Operative të Nerodimes dhe fotografi të tjera të bëra gjatë dhe pas luftës që padyshim se do të shërbejnë si një kujtim dhe një dëshmi për qëndresën luftarake që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po ashtu, autori H. Kurtaj, në përgaditjen e kësaj monografie është mbështetur dhe ka shfrytëzuar materiale të shumta autentike si shkresa, urdhëresa, raporte dhe analiza e të tjera fakte e dokumente. Ndërsa, Gjeneralmajori, Shukri Buja, ka shtuar se, “librit duket se është narrativ, kur kihet parasysh se autori është protagonist i ngjarjes mendohet se mund të jetë shkruar në vetën e parë, por autori nuk rrëshqet as në njërën as në tjetrën, ai do të përdorë burime nga më të ndryshme, qoftë të shkruara (kujtime), intervistime, me protagonistë të ngjarjeve, të dhëna historike arkivore, dokumentare të kohës së luftës për ta ngritur nivelin e librit të tij në libër historik faktografik”. Pra, autori H. Kurtaj është jo vetëm protagonist, por ai është në qendër të burimeve të shkrimit të kësaj monografie mjaft me interes. Pra, është njohësi më i mirë i strukturës ushtarake, i rrethanave, pjesëmarrës dhe udhëheqës i betejave. E, libri i tij është një dokumentar, i cili flet dhe dokumenton ngjarjet që u zhvilluan gjatë kohës së vitit 1999. E, autor i librit dokumentar “Lufta e UÇK-së në ZON”, sikur e ka kryer një borxh të madh ndaj gjithë asaj luftë që u zhvilluar në Kosovë, e sidomos në ZON, aty ku edhe u gjend si pjesëmarrës i betejave të luftës për liri dhe pavarësi të vendit. Në fund, autori i librit, shton: “...kam bërë përpjekje të sistemoj materiale relevante si dhe kam shfrytëzuar subjektin Njeri. Kujdes të veçantë, gjatë hartimit të kësaj teme (monografie), i kam kushtuar mbarështrimit të lëndës, duke pasur qëndrim parimor dhe kritik, për ta paraqitur sa më realisht të vërtetën, gjë që jam përqendruar në qëndresat dhe  sakrificat e betejave të UÇK-së, duke shtjelluar momente më të rëndësishme të luftëtarëve të lirisë dhe të popullit”. Librin e ka botuar QENDA, Prishtinë, 2012. Ka gjithsejt 326 faqe. Është i ilustruar më foto të shumta dhe me ngjyra.