| E hene, 17.12.2012, 07:54 PM |
Dibran
Demaku
RRËFIMI I NJËRËS NGA ATO
Tregim
-U ktheve
ti?!
-Siç më
sheh!
-Dhe?!
-Dhe
çfarë?!
-Mendon
se mund të të pranoj kështu si je?!
-Përse si
duhet të isha unë?!
-Edhe po
pyet!
-Më thuaj
si duhet të isha!
-Përse të
ta them kur ti e di?!
-Po ja që
dua ta dëgjoj nga goja jote!
-Në këtë
gjendje që qenke më mirë të mos ishe kthyer!
-Unë jam
fajtore për këtë?!
-E kush,
mos vallë jam unë?!
-E si
mendon ti?!
-Me
fëmiun e armikut në bark!Ti mendon se unë mund të të pranoj si të tillë?!
-E çfarë
të bëja unë sipas teje?!
-Të
mbroheshe, të mos pranoje!
-Po ti
përse nuk më mbrojte!...Apo deshe që të shpëtoje kokën tënde?!...Dhe para sysh
më erdhi ai moment i kobshëm...
...Dasmën
time e kisha ëndërruar ndryshe,por fillimi i luftës ndryshoi gjithçka.Një ditë
babai im më tha:-Bija ime lufta nuk
sjell të mira.Mund të ndodhë gjithçka.Andaj unë mendoj se vendi më i sigurtë
tash për ty është tek burri yt!...Unë
nga turpi dhe nga respekti për babain tim nuk fola fare.Heshtjen time ai e mori
si pranim.Dhe nuk kaluan
shumë
ditë dhe unë u nisa nuse.Dasma ime ishte e thjeshtë dhe në të morën pjesë pak
dasmorë.Sipas zakonit erdhen dy makina nga familja e të fejuarit tim dhe më
morën.
Dy vajza
që kishin ardhë të më merrnin megjithatë gjatë rrugës këndonin me zë të
ulët.Kur po hyja në derën kryesore të
shtëpisë,vjehrra ime duke më uruar mirëseardhje më tha:-Mirëseerdhe bijë dhe
ishalla me këmbë të mbarë!Veçse nga zbrite me këmbë të majtë!E këmba e majtë
sjell vetëm ters në këtë kohë ters!
Të them
të vërtetën as që më kujtohej se cilën këm e kisha nxjerrur të parën kur kisha
zbritur nga makina.Dhe mbase edhe në shtëpi do të kisha hyrë me këmbë të majtë
sikur ime vjehër të mos ma ndalonte këmbën time me këmbën e saj.
Unë sa
nuk rashë.Dhe vërtet unë do tërrëzohesha sikur mos të më mbanin ato dy vajza që
më shtrëngonin nga krahët.Nga goditja e sime vjehrre se si m`u ngattërruan
këmbët.Ime vjehrë ma drejtoi një shikim të shtrembër dhe me buzë të varura. Unë
mezi e kalova pragun e derës,por këtë herë me këmbë të djathtë.Sapo këmba ima e
kaloi pragun e shtëpisë kënga e çikave mori zjarrë.Ato po këndonin për mua dhe
për dasmën time.Unë po shikoja rrethe e rrotull se mos e shihja atë për të
cilin kisha ardhur.Ime vjehërr e cila përcillte çdo lëvizje timen më pëshpëriti
tek veshi me zë të ulët:
-Ec drejt
përpara dhe mos shiko anash!Të them të drejtën rdhërat e saj sikur filluan të
më bezdisnin.
Kënga e
çkave sa vinte e mirrte zjar.Mua po më ushtonin veshët. Sa nuk rrëzohesha. Ndjehesha
disi e lodhur.Si e këputur.
Për një
moment fare pa pritur u ndal kënga e çikave.Sikur ta prente dikush me
thikë.Dikush pëshpëriti me zë fare të ulët:
-Në oborr
kanë hyrë ushtarët e huaj!Po i arrestojnë burrat!Oh,kuku për ne!-u dëgjua një
zë i thekshëm diku nga fundi i dhomës.Dikush po jepte urdhër që sa ishim brenda
të dilnim jashtë.Filloi një rrëmujë e paparë.Ato dy vajzat që pak më parë më
rrinin anash duke më shtrënguar nga duart se nga kishin ikur.Dy ushtarë të
ushtrisë së huaj me fytyra të mërdhezura ia dhanë tek dera.Unë edhe më tutje po
qeëndroja në një vend,nuk po lëvizja.E nga të shkoja?! Unë isha nuse!
Njëri nga
ushtarët më zuri nga krazhu.Më tërhoqi fort.Unë sa nuk u rrëzova nga ajo
tërjeqje e fortë.Tjetri po kontrollonte nëpër dhomë tashë të zbrazur krejt nga
dasmorët.Im shoq u dha në derë.-Mos ma ngani nusen!-u dëgjua një zë që i doli
nga gjoksi, ndërkaq
nga fytyra sa nuk po i pëlciste gjaku.
-Ik,more
ti tutje,po nuk deshe një plumb në kokë!-ju kërcënua në gjuhën e tij ushtari i
huaj.Im sghoq bëri përpjekje të më shkëpuste nga duart e ushtarit që po më
mbante fort nga krahu,por dy ushtarë të tjerë ia mbërthyen duart.Me duar të
mbërthyera dhe duke e goditur me armë që i mbanin në duar e nxorën jashtë.Pas
pak më nxorën edhe mua në oborr.Aty ishte një rrëmujë e vërtetë.Ushtarët e huaj kishin
rrethuar oborrin.Ata ishinshumë.Disa qëndronin me armë në duar të gatshëm për të
shtirë,ngërgaq të tjerët po merreshin me njerëzit.I ndanin në grupe. I ndanë në
një anë të gjithë meshkujt dhe i nisën dikah.Pastaj filluan të merren me femrat
dhe me fëmijët.Ato më të vjetrat së bashku me fëmijët i ndanë në një anë,ndërkaq
të rejat në anën tjetër.Gjëma dhe vaji nuk kishte të ndalur!Por ushtarëve të
ushtrisë së huaj aq u bënte gjëma dhe vaji
ynë. Mua
më vendosën tek grupi i grave të reja dhe vajzave.Ne të tmerruara shikonim
njëra tjetrën pa guxuar të nxirrnim zë nga goja.Ai ushtari që më nxori nga
dhoma,bënte ç`bënte dhe më rrinte pranë.Prania e tij po më bezdiste edhe më
shumë, por nuk
kisha ç`të bëja.Pasi i ndanë ne të rejat,gra e vajza na dytyruan që të hipnim
në dy kamionë ushtarak.Dhe na nis?n dikah që për ne ishte vet ferri.
Si
gjithnjë ai ushtari më rrinte pran.Nga beseda me ushtarët e tjerë e kuptova se
ai ishte i pari i tyre,sepse ai jepte urdhëra dhe ata të tjerët i zbatonin ato
urdhëra.Makinat l?viznin,ngadalë, tmerrësisht ngadaë. Ndërkaq ne na dukej se ato
lëviznin shpejt,tmerrësisht
shpejt.Lëvizja e tyre dhe frika drejt së panjohurës së tmerrëshme që na
priste,po na vriste në zemër e në
shpirt.Ishim të gjitha të reja dhe pa asnjë mbrojtje në shoqëri të ushtarëve të
një ushtrie që përveq se të huaj edhe armike e përbetuar e kombit që ne i
përkisnim.Ushtarë që ngjanin me ujqër të uritur.
Në një
moment makinat ndaluan.Ne ishim të frikësuara,tmerrësisht të frikësuara.Nga
frika sytë po na zmadhoheshin,ndërkaq goja sikur na kishte ngrirë.Asnjëra nuk
nxirrnim as zërin më të vogël.Vetëm zemrat po na rrihnin me të madhe sikur
donin të shpërthenin kraharorin.
-Këtu do
të pushojmë pak!-e theu heshtjen prej varri që po mbretëronte në ato çaste ai
ushtari që po më rrinte pranë.
-Në
shtëpinë përballë janë dy dhoma dhe ne do ta kalojmë natën në ato dy
dhoma!Besoj se do të kalojmë mirë!dhe tgërdhihej.
Ashtu
duke u zgërdhirë m`u drejtua në gjuhën e tij të uurryer:-Ndërsa ti nuse sonte
do të bëhesh nusja ime!Ti edhe ashtu sonte
do të bëheshe nuse,andaj besoj se nuk do ta kesh problem se me kend do te flesh
sonte.Ti sonte do ta humbësh virgjërinë
me mua! dhe qeshej...
Kur
filloi zbritja,unë kundërshtova,por ai ushtari që më rrinte gjithnjë pranë m`u
drejtua me fjalët:Kot kundërshton!
-Ti do të
bëhesh sonte nusja ime!-dhe me forcë më zbriti nga kamioni.
Na
zbritën nga kamioni.Ne të tmerruara ia dhamë vajit.Ndonjëra duke qarë i lutej
zotit që të ia merrte shpirtin para se të
ndodhte ajo që pritej.Ndonjëra i lutej ushtarit që e kishte zënë nga duart që
ta lironte!Por, ata as që donin të dinin
për lutjet tona,për përbetimet tona!Ata ishin të uritur si ujqër!Ne kishim rënë
në strofullën e tyre dhe nuk kishim shpëtim!
Ushtarët
e ushtrisë armike na futën me forcë në ato dy dhoma të asaj shtëpia të
mallkuar.Ata përveq që na e kishin tokën, na e kishin shkelur pragun e shtëpisë
tash donin të na shkelnin edhe nderin tonë!A kishte diçka më të zezë se kjo, nëna
ime?!Hapu tokë e zezë e na përpijë ashu të gjalla, përpara se të na përpijë
zezona!
Ata
tashmë me sy të ndezur që nuk dihej se ata sy ua kishte ndezur epshi apo
urrjtje duke na shtyrë na rrëzuan në ata dyshekë të mallkuar.Filluan të na
çnderonin në mënyrë shtazarake.
Ai
ushtari që gjithmonë më rrinte pranë duke më rrëzuar me forcë më tha:-Ti së
paku nuk ke pse të kundërshtosh!Ti sonte ishe bërë gati për këtë lojë! Për lojën e
nusërisë!Dhe ja do të bëhesh nuse!Do të bëhesh me mua.Duke ma grisur vellon më
afroi afër vetës.Deshi të më puthte,por unë e largova kokën në anën tjetër.Të
njëjtën gjë bënin edhe ushtarët tjerë.
Vaji dhe
gjëma jonë shkonte gjer në qiell.Ai vaj pikëllonte edhe gurët e asaj
shtëpie,por jo edhe zemrat e bishave.
Pasi i
shfryen epshet e tyre shtazarake mbi trupat tanë,si me komandë dolën që të
gjithë nga dhomaa.Ne na lanë brenda të akatosura në trup e në shpirt.
Vaji ynë
tashmë kishte pushuar.Shenjat e lotëve tanë vëreheshin të tharë në fytyrat
tona.Ishim të pafuqishme për gjithçka.
-Si do
t`u dalim përpara burrave dhe prindërve tanë përpara, pas kësaj zezone që na
ndodhi!-u dëgjua zëri i një të reje.
-Jo, jo
ne nuk na ka mbetur tjetër pos të vdesim!-thoshte një tjetër.-Pas kësaj të zeze
që na ndodhi ne nuk kemi sy as faqe të dalim para njerëzve tanë!Më mirë të
gjejmë një lumë dhe të mbytemi të gjitha!...
Por...Për
ne të njëzetat jata kishte rezervuar dhembje dhe vuajtje të pafundme...Ushtarët
e ushtrisë armike as nuk na liruan e as
nuk na vritën edhepse ne u luteshim çdo ditë,çdo orë,çdo munut...
E para që
iku nga jeta dhe nga vuajtjet ishte ajo vajza pesëmbdhjetëvjeçare e që për të
zezen e vet kishte lëshuar shtat si të
kishte njëzet vjet!Ajo nga vuajtjet fizike dhe shpirtërore u çmend...Dhe kur
ushtarët e ushtrisë se huaj e kuptuan se asaj i kishte ikur mendja e nxorën nga
aty dhe e shpëtuan nga vuajtjet e mëtejme me një plumb pas kokës.Se çfarë ndodhi me kufomën e saj ne nuk e mësuam
asnjëherë.Ne që mbetëm të gjalla i luteshim zotit që të na i mmerrte mendët, që do të
thotë të çmendeshim dhe pastaj ushtarët e huaj do të na vritnin si atë
pesëmbdhjetëvjeqaren!...Por...ditët po kalonin e ne nuk po çmendeshim.Si duket
ne na kishte harruar edhe vet zoti!...
Jeta jonë
nën zezonën që na kishte gjetur u bë edhe më e zezë kur e kuptuam se disa nga
ne kishim ngelur shtatzëna!
Kur e
kuptuam këtë gjë atëherë nuk e deshëm më veten.Që nga ai moment mendonim vetëm
si të ia merrnim shpirtin vetës!
Ndërkaq
ushtarët e huaj kur e kuptuan se disa nga ne kishim ngelur shtatzëna u gëzuan
tej mase.Njëri nga ta kishte thënë:-Do t`i ruajmë që ato t`i lindin fëmijët
tanë,sepse kjo për burrat e tyre si dhe për të gjithë njerëzit e kombit të tyre
do të jetë vrasja më e rëndë!...
Ne
shtatzënat( e që ishim shtatë) tash e tutje do të ishim nën vëzhgimin e tyre të
pandërprerë!...Ndërkaq ato që nuk ishin
shtazëna do të ishin më të lira se ne...
Dhe falë
asaj lirie ato një ditë u gjenden të vdekura.Se ku e kishin gjetur një tel dhe
duke e shtrënguar me dorë
telin e
kishin lidhur me rrjetin elektrik dhe kishin vdekur të gëzuara!Lumturia e tyre
vërehej në fytyrat dhe sytë e tyre të
qeshur dhe të ngrirë!...Me vdekjen e tyre aro kishin shpëtuar nga vuajtjet e
mëtejme fizike dhe shpirtërore.
Ne qamë
për to,por në anën tjetër ju lutem zotit që edhe për ne të rezervonte një
vdekje të tillë,por zoti nuk do t`i dëgjonte as lutjet e as përbetimet tona!...
Ditët
tjera kalonin ashtu në mërzi dhe në vuajtje!Them ditët ashtu kot sepse për ne
kishte humbur domethënien koha dhe
hapësira!
Ajo
kishte ndalur dhe nuk lëvizte më ashtu si nuk mund të lëviznim as ne të shtatat
me bimën e armikut në bark!...
Një
mëngjes me vapë të padurueshme ndodhi e papritura:Ushtarët e huaj kishin ikur
që të gjithë.Këtë lajm na e tha ajo bjondja që thuajse kishte pasuar gati fatin
si timin.Ajo do të shkonte nuse vetëm pas një jave të asaj dite të kobshme...
Ajo
kishte dalë e para atë mengjes dhe kishte vërejtur se ushtarët e huaj kishin
ikur! Lajmin që na e dha ne të tjerat në fillim nuk e besuam,por pastaj e
kuptuam se ishte i vërtetë...Ushtarët e huaj kishin ikur.Se nga kishin shkuar
ne nuk e dinim.Mbase i kishte hëngër vet nata!I hëngërt nata e zeza!-kishim
mallkuar ne...
Dhe...kishim
ikur.Kishim ikur nga frika se ata mund të ktheheshin!Kishim ikur secila në
drejtim të vetin!...
...unë
ende po shikoja andej nga kisha ardhur!...Gjithnjë me frikë se ata ushtarët e
huaj mund të më ndiqnin nga prapa!Kur u binda se nga andej nuk vinte kush e
ktheva shikimin nga dera që pak më parë ishte e hapur. E para dera ai për të
cilin dikur kisha ardhur si nuse!...As ai ndodhej para dere e as dera më nuk ishte
e hapur! Ai kishte ikur e ishte fshahur pas asaj dere të mbyllur!...E kuptova
se ajo derë nuk do të hapej kurrë më për mua!...