| E marte, 18.12.2012, 07:11 PM |
ME VËLLEZËRIT EMIGRANTË NË SUEDI, KUR FESTONIM 100 VJET PAVARËSI…
-Mbresa-
Nga: Prof. Murat Gecaj - Publicist e studiues-Tiranë
1.
Në një
bisedë përmes Internetit, miku im Sokol
Demaku më kishte njoftuar se kolegu ynë i përbashkët, Bahtir Latifi ndodhej në
Vlorë, për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Gjithashtu,
më pare, ai më kishte thënë se, me këtë rast,
po përgatitej një udhëtim i disa vetave, nga Suedia, për në Kosovë dhe,
më tej, në kryeqytetin e shtetit të parë shqiptar…
Ndërsa
një ditë më pas, pra më 29 nëntor 2012, kur në Tiranë vazhdonin ende festimet
dhe veprimtaritë e ndryshme, më mori në celular i njohuri im, biznesmeni me
banim në atë shtet skandinav, Halim Hoti. Ai më tregoi se grupi i
bashkatdhetarëve nga Suedia ndodhej te Muzeu Historik Kombëtar dhe se prisnin orën
e takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, prof.dr. Sali Berisha. Sigurisht, pa u
vonuar u nisa për atje. Por, ndërkaq,
doja të dija për kolegun e mikun tim, shkrimtarin e publicistin Viron Kona,
gjithashtu, i njohur mirë nga ata. Pas lidhjes me celular, mësova se ai ndodhej
pikërisht në qytetin e Vlorës, pra ishte e pamundur ardhja e tij që t’i
takonte. Kjo sepse bashkatdhetarët tanë do të udhëtonin shpejt, pa u vonuar,
një pjesë me autobus për në Suedi dhe pak veta
për në Kosovë.
I pari,
që takova në afërsi të Muzeut, ishte Bedri Paci, bashkëfshatar i imi nga Bujani
i Malësisë së Gjakovës (Tropoja). Ashtu si dhe me një pjesë të atyre kolegëve,
me këtë isha njohur në prill të këtij viti, kur u zhvilluan, në
Ishte
kënaqësi për mua, kur ritakova Florije-Lule Bajraktarin, veshur me rroba të
bukura popullore, nga vendlindja e saj,
Kosova. Në Boras atë e kisha parë, kur i dhuroi albanologut Ullmar Kvik një
pikturë, ku ishte pikërisht një lule, simbol
mirënjohjeje e respekti për të. Ajo më tha se kishte pyetur disa veta,
nëse duhej ta veshte e ta mbante rrobën kombëtare, gjatë këtyre manifestimeve.
Sigurisht, edhe unë e përgëzova për këtë gjest të bukur e domethënës të saj.
U desh të
kalonin disa minuta, që t’i “gjenim” kolegët e miqtë e mi, Hysen Ibrahimin,
kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa
Klemanri XI-Albani”, në Suedi dhe biznesmenin e njohur, në atë bashkësi e më
gjerë, Halim Hotin. U përqafova përzemërsisht me të gjithë dhe, pasi koha na
priste, shkuam në një lokal, aty afër e pimë bashkë nga një kafe. Temë e
bisedave tona ishin festimet e bukura dhe masive të shqiptarëve, në Shqipëri e
Kosovë, por dhe në të gjitha trojet tona amtare e në diasporë.
Shënoj
këtu se, pasi ata u larguan për në Suedi, publicisti Bahtir Latifi publikoi te
faqja e ineternetit “Dituria”(
Këtu,
para teje u përkulën beglerë e pashallarë,
Hasan
Prishtina, Bajram Curri e Ismail Qemal…
Eu! Sa i
madh që qenke, sot gjeneral,
Sikur
bjeshkët e Isniqit me mal,
Me flamur
buzë Ibrit e Sitnicës,
Zbukuron
sheshin e Mitrovicës…
Kolegu
B.Latifi tregoi se, kur ata hynë në tokën e Shqipërisë, 48-vjeçari Enver
Krasniqi, që shkelte këtu për herë të parë, u emocionua shumë. Prandaj u ul në
gjunjë dhe e puthi tokën tonë amtare!
Gjithashtu,
gjatë bisedave tona të ngrohta, më treguan plot emocion për mbresat e shumta, nga pjesëmarrja në festimet
e organizuara në Vlorën e Ismail Qemalit. Më 28 Nëntor 1912, aty e kishin nënshkruar Aktin Historik të
Pavarësisë Kombëtare edhe disa delegatë nga Kosova, pra Sali Gjukë Dukagjini,
Bedri Pejani e Rexhep Mitrovica, por dhe Mid’hat Frashëri, përfaqësues i saj.
Në mbështetje të fortë dhe të palëkundur të kësaj ngjarjeje madhore, në
historinë tonë mbarëkombëtare, kishin qenë edhe Isa Boletini, Hasan Prishtina e
2.
Me
mendimin e afrimit të orës së takimit, me Kryeministrin Sali Berisha, udhëtuam
për atje me një autobus të linjës qytetëse. Sapo arritëm te porta e hyrjes,
nëpunësit e atyshëm na treguan se kishin dijeni të saktë për pritjen e parashikuar. Pasi u kryen formalitetet e
duhura, bashkë me këtë grup, hyra edhe unë në mjediset e Kryeministrisë.
Të jem i sinqertë me lexuesit, edhe pse
i moshuar, nuk më kishte takuar ndonjëherë rasti të shkoja në zyrat e
Kryeministrit të Shqipërisë. Ndërsa kisha takuar në zyrën e tij disa herë
kolegun publicist, Qemal Sakajeva, nëpunës pranë atij institucioni të lartë
shtetëror të vendit tonë. Pra, ashtu si kolegët bashkatdhetarë me banim në
Suedi, kjo përbënte një ngjarje të rrallë për mua. I pari, që njoha, ishte
Neritan Ceka, këshilltar aty dhe që e kisha patur bashkëstudent, në Faklultetin
Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, unë për gjuhë-letërsi dhe ai për
histori. Më vonë u bë arkeolog i dëgjuar, si i jati Hasan Ceka, por dhe
politikan e deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Kishim
zënë vend të gjithë afër kabinetit të Kryeministrit… Sakaq, nga dera përballë
doli prof.dr. Sali Berisha, i qeshur dhe
plot energji. U takua me radhë e përzemërsisht
me gjithë të pranishmit. Ai na uroi mirëserdhjen e iu drejtua të
tjerëve, nëse e dinin që unë e kisha patur atë nxënës, në shkollën 7-vjeçare të
fshatit Tropojë, në vitet ’50-të të shekullit të kaluar. Ndërsa unë iu
përgjigja atij, me faktin, tashmë të njohur: “Dhe, të kemi patur nxënësin më të
mirë të shkollës!” Ç’është e vërteta, pa u zgjatur, shënoj këtu se ne kemi
patur takime e kemi mbajtur lidhje të mëvonshme edhe familjare, për arsye të
vendbanimit në një lagje të Tiranës, të profesioinit të tij mjek zemre ose të
detyrës sime në shtyp.
Dr.Berisha
foli për festimet madhështore të 100-vjetorit të Pavarësisë, për nderimin e
veçantë, që iu bë shumë figurave të shquara atdhetare etj. Por edhe u interesua
posaçërisht për punën dhe jetën e këtyre bashkatdhetarëve, me banim në Suedinë
mike. Siç e kam shënuar dhe në një shkrim të mëparshëm, e falënderuan
Kryeministrin për pritjen e ngrohtë, Hysen Ibrahimi e Qibrije Hoxha. Pasi të gjithë
së bashku bëmë një fotografi me
Kryeministrin, ky i përshëndeti një për një të gjithë pjesëmarrësit në këtë
takim dhe i uroi ata përsëri, për festën
e përbashkët të Flamurit dhe për arritje sa më të mira, në jetën e përditëshme.
Kur po
delnim nga hyrja e Kryeministrisë, me një çantë në shpinë, gjetëm arsimtarin
dhe shkrimtarin e njohur Hamit Gurguri, gjithashtu, emigrant në Suedi. Ai ishte
kthyer nëpër Durrës, pas udhëtimit të kryer më këmbë, që nga Kosova e deri në
Vlorë. Sigurisht, atij i mbeti merak, që nuk arriti të ishte i pranishëm në
takimin me Dr. Berishën.
Për
korrektësi, shënoj këtu, se në takimin e mësipërm me Kryeministrin, prof.dr.
Sali Berisha, ishin: Hysen Ibrahimi, Qibrije Hoxha, Fetah Bahtiri, Osman
Ahmetxhekaj, Rrahman Rrahmani, Florije-Lule Bajraktari, Bedri Paci, Bahtir
Latifi, Bajram Muharremi, Shaban Murseli, Adem Ahmeti, Halim Hoti, Mursel
Shkupolli dhe unë.
3.
Në
vendtakimin e parë, pra në afërsi të Muzeut Historik Kombëtar, ku kishim bërë
edhe disa fofografi për kujtim, u ndava me të gjithë ata kolegë e miq të
dashur, duke i falënderuar sinqerisht
për nismën e tyre të bukur, realizimi i të cilës, padyshim, kërkoi nga të
gjithë edhe lodhje të shumta fizike, por që u solli atyre mjaft kënaqësi
shpirtërore dhe kujtime të paharruara. Sigurisht, për ato, ata do t’u tregojnë
familjarëve e të afërmve dhe gjithë të njohurve të tyre, si në Suedi, por dhe
në Kosovë e më larg.
Në mbyllje të këtyre pak radhëve, i përshëndes nga zemra të gjithë këta vëllezër bashkatdhetarë, të cilët morën udhën për në Tiranë e deri në Vlorë dhe që festuan e gëzuan bashkë me ne, në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!