| E hene, 17.12.2012, 08:00 PM |
Organizata
Austriake promovon vepra të autorëve shqiptarë
Histori dhe krijimtari shqiptare në Austri të Epërme
Nga Ramiz Selimi
Në simpoziumin e mbajtur nga Akademia Austriake për Paqe në Weißenkirchen të Austrisë së Epërme, u promovuan librat e autorëve shqiptarë, nga Dr. Enver Bytyqi, “Filozofia Politike dhe Nacionale e Ibrahim Rugovës”, si dhe libri i publicistit Miftar Dragidella, “Madhështitë e Kolonelit”.
Synimi i
këtij organizimi ishte që të prezantohej Shqipëria e shqiptarët dhe vlerat e
tyre për opinionin vendas përfshirë këtu edhe komunitetin tonë në Austri. Në
tubim merrnin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë, z. Dr. Vili
Minarolli me bashkëshorten e tij, Këshilltari pranë kësaj Ambasade z. Egin
Ceka, Atasheu, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës z. Naser Sherifi që jeton
në Linz dhe vet autorët e librave, z.
Dr. Enver Bytyqi dhe z. Miftar Dragidella , i cili kishte udhëtuar nga
Frankfurti, pastaj parlamentar nga Austria e Epërme, e disa kryetar shoqatash.
Në emër
të Ambasadës foli këshilltari z. Egin Ceka, për historinë 100 vjeçare dhe
miqësinë mes dy vendeve
Një
prezantim "Power Point" e kishte përgatitur zoti Mag. Günther
Rosenitz. Ai në prezantimin e tij ofroi numra të popullit shqiptarë nga
statistikat, për shtrirjen e tyre në të gjitha pjesët e botës, ofroi harta dhe
fotografi të kohës duke u koncentruar kryesisht në fakte të mbledhura nga miqtë
austriak. Tregoi për miqësinë e vazhdueshme mes dy popujve, duke treguar se
dikur kufiri i ndante këto dy vende, tani kufiri është larguar, por miqësia ka
mbetur dhe Austria luan një rrol të rëndësishëm në zhvillimet integruese
Evropiane, tha Mag. Günther Rosenitz, Kryetar i kësaj organizate. Shqiptari nga
kjo organizatë z. Miftar Kastrati është meritor për organizimin e këtyre
simpoziumeve. Nxënësit u përkujdesën me disa pika muzikore për atmosferën e
mirë në sallë.
Autorët e librave bënë vet prezantimin duke treguar për përmbajtjen dhe motivin që i shtyri ata ti shkruajnë librat. Ajo që lenë të kuptohet nga prezantimi i tyre është se në librat e tyre është hulumtuar dhe është përjetuar thelbi.
Filozofia
Politike dhe Nacionale e Ibrahim Rugovës
Libri i
Dr. Enver Bytyqit, Filozofia Politike dhe Nacionale e Ibrahim Rugovës, botimi i
dytë, është një vepër shumë e rëndësishme, ku autori dhe vepra e tij, jo vetëm
që e ndihmon opinionin lexues shqiptar, për ta njohur historinë dhe veprën
madhore dhe të pavdekshme të Dr. Ibrahim Rugovës, por i ka bërë një shërbim të
jashtëzakonshëm periudhës moderne.
Ajo që e
shtyri autorin ta shkruaj këtë libër ishte fakti se gjatë hulumtimit në
institute studimore, as në botime, as në komente, opinione, reportazhe, asnjëherë nuk kishte mundur të gjejë ndonjë
rast kontestues për politiken e tij.
Rasti i
dytë që e shtyri të marr një vendim për të shkruar librin ishte takimi i Dr.
Rugovës me kancelarin gjerman Gerhard Schröder, që e kishte lexuar në disa
dokumente. Kancelari gjerman e kishte zhvilluar një bisedë me tonë të lart
,duke i thënë:” Ju po na sillni probleme! Ju po destabilizoni Ballkanin! Ju
jeni përgjegjës për atë po ndodhë në Maqedoni!” Presidenti historik ju
përgjigj:”Zoti kancelar, unë ju dëgjova me vëmendje, por do të ju lutesha mos u
mërzitni, se do të behet mirë”! Kancelari i habitur kishte mbetur pa fjalë.
Libër që brenda tij e gjen të vërtetën historike dhe aktuale.
Autori ka shkruar edhe disa botime tjera.
Madhështitë e Kolonelit
Në librin
e z. Miftar Dragidella ”Madhështitë e Kolonelit, gjen artikuj autorial dhe
artikuj të bashkëluftëtarëve apo autorëve tjerë
të botuar në mjete të ndryshme të informimit. Ajo që të bie në sy është,
se autori kishte bërë kërkime studimore disa vjeçare, për të shkruar të dhënat
e sakta për ketë martirë. Autorët e këtyre shkrimeve janë mësues, studiues,
historian e shkrimtar.
Me
përmbledhjen e tyre, autori është përpjekur që të trajtojë temat edhe me
shembuj, foto dhe ilustrime të shumta, që të jetë sa me e kuptueshme për të
gjitha nivelet. Ka argumente bindëse që sjellin shumë fakte rreth jetës dhe
veprës së Tahir Zemaj. Veçori e këtij libri është se brenda tij gjen gjurmë të
gjalla të një historie të dhimbshme, por në anën tjetër edhe krenare.
Ajo që kishte shtyrë Miftarin ta shkruaj ketë libër për kolonelin, ishte bindja e tij personale që e kishte fituar sa ishte gjallë, ku e kishte njohur personalisht Tahirin. “Ai ishte njeri ushtarak, por me shpirt ishte njeri i fjalës dhe angazhimit, aty ku e kërkonte nevoja”. Tha Miftar Dragidella, i cli ka shkruar edhe tre libra tjerë.