| E diele, 16.12.2012, 02:28 PM |
LETER E HAPUR KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR TË KOSOVËS SË KORRUPTUAR
Korrupcioni: Analizë mbi ndjekjen dhe gjykimet e rasteve korruptive në
Kosovë 2012
Shpërdorim
i Pozitës Zyrtare ose i Autorizimit |
339 |
7 |
26 |
33 |
108 |
||||
Nxjerrja
e Kundërligjshme e Vendimeve Gjyqësore |
346 |
1 |
1 |
2 |
3 |
||||
Arkëtimi
dhe Pagesa e Paligjshme |
349 |
1 |
1 |
2 |
|||||
Gjithsejtë: |
10 |
29 |
39 |
121 |
|||||
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nga kjo tabelë shifen rezultatet zero?!
Nga
Xhevat Rexhaj
Njerëzit
që lindën, u rritën dhe u zhvilluan në sistemet e egra socio-komuniste të
tipeve staliniste, marksitë-leniniste, në një apo tjetër mënyrë nuk kishin
shumë njohuri për korrupcionin, ose edhe nuk guxonin të mendonin, dhe
shtjellonin më shumë se çdo të thoshte kjo fjalë gangrenë për një shoqëri. E
kundërta ishte te ato shtete me sisteme demokratike e isdomos në ato të perëndimit, të cilat qysh në
fillimet e shekullit të kaluar kishin zhvilluar, dhe kishin strukturuar me
ligje, dhe me rregulla një luftë të ashpër kundër korrupcionit, apo siç quhet “
pengu i njërëzimit”
Në trojet
shqiptare, të cilat gjerë në vitet e 90 ta të shekullit të kaluar ishin të
pushtuara, dhe si pushtim ishte njëri nga të huajtë ,pra amriqët tanë, dhe
tjetri pushtim ishte ai i shtetit amë nga pushtuesit me emra shqiptarësh të
regjimit enveristë, nuk kishte asnjë shenjë se ku shtrihej, dhe kush ishin
korruptuesit sepse i terë ai sistem ishte korruptivë, dhe anti njerëzor ku një
klasë politike zhvatëte të gjitha të mirat e shtetit. Më pas, pas vitit 1990 në
Shqipëri filloi të dukej në dritë një sistem pluralistë i cili ishte si
rezultat i lindjesë së pluripartizmit, dhe aty filloi të lëvizë diç në të mirë
të shqiptarëve të shtetit amë, për këtë nuk do bëhet fjalë në këtë shkrim,
ngase në realitet edhe këtu në këtë shtet me 100 vjet pavarësi , korrupcioni,
dhe krimi janë alfa dhe omega e shqoqërisë, dhe shtetit, mu sikur në të gjita
trojet tona të tjera etnike.
Pas shumë
tragjedive, dhe pas shumë mundimeve shqiptarët e Kosovës të prirë nga elita e
saj intelektuale, dhe e përkrahur nga shumica absolute e popullit filluan një
rrugë të gjatë për tu çliruar nga pushtimi serb, dhe këtu në krye me njerëz të
penës dhe dijesë nisi fillimi i fundit të mbajtjesë së kosovës nënë Serbi. Me
në fundë në gjysmëne vitit 1999 Kosova përfundimishtë u çlirua nga pushtimi i
egër serb, dhe filloi të vendöse struktura të reja në kierarkin e shtetit për
të udhëhequr popullin dhe vendin. Dihet mirefilli se në fillim në Kosovë u
vendosen edhe shumë forca të huaja, si ato ushtarake ashtu edhe ato civile, si
nga OKBja ashtu edhe nga Nato e Beja, pra Kosova u vu nën një administrim
ndërkombëtar si një gjendje kalimtare gjerë në vendosjen e rendit, dhe ligjit,
të formimit të Institucioneve, dhe të stabilizimti ,dhe rimëkëmbjëse së vendit
nga shkatërrimet e mëdha që kishte lënë ushtria, dhe policia gjenocidiale
serbe. Me këto lëvizje shumë shqiptarë menduan se tani më ecja e shoqërisë
kosovare, dhe rendi e ligji do të rreguloheshin, dhe se e ardhmja do të dukej
shumë më e mire, dhe më e ndritshme. Më këto vlerësime pajtoheshim thuaja se të
gjithe shqiptarët, ngase duke patur parasysh pushtimin e egër serb, dhe luftën
e zhvilluar me shumë dëme e humbje si materiale ashtu edhe njerëzore, më në
fundë ne shqiptarët do të bëheshim të vetëdijësuar, dhe se do të bënim gjithë
të mundshmet e mira që të ngrisnim këtë shtet të ri në këmbë, dhe ta zhvillonim
një demokraci me respektim të ligjit dhe rendit kushtetues. Mjerishtë kjo qysh
në fillimet a saja u pa se nuk do të jetë ashtu, qyshë në fillim të
strukturimit të Institucioneve në Kosovë u paraqiten makinacione, dhe
keqperdorime në vendosjen e njërzve të duhur në vende të caktuara. Një ndërë
shtyllat kryesore që do të duhej të tregohej si bazë për vendosjen graduale të
rendit, dhe respektimit të ligjit, ishin gjykatat, dhe trupat përcjellëse të
saj. Mjerishtë mu këtu filloi fillimi i mbarimit të vendosjesë së kritereve,
dhe bazave demokratike pë funkcionimin e rendit dhe ligjit.
Menjëhere
pas luftës UNMIK u filloi me të bëmat e saja, në një anë kinse ndihmonte
vendosjen e disa rregullave të saja për të punësuar gjykatës, dhe prokurorë të
cilët ishin dikur pjesë e një sistemi të ish Jugosllavisë, disa nga të cilët me
dekada ishin edhe vet pjesëmarrës në denime, dhe vendime të denimeve kundër
shumë shqiptarëve, ndërsa në anën tjetër klane dhe grupe mafioze filluan të
rekrutonin në gjyqë, dhe prokurori disa njerëz të rinjë, por të pa pervoj ,dhe
të interesuar vetëm që të mbronin krimin dhe kriminlitetin e miqëve të tyre që
kishin filluar ta zhvatninë pasurinë, dhe pronat e shtetit. Kjo katrahurë e
paparë ndonjëhere krijoi bazën që ata që dikur kishin qenë pjesë e sistemit
komunist jugosllav, tani më ishin të frikësuar, dhe të shantazhuar nga këta të
rinjët, të cilët ua mbanin te hunda etiketimet, dhe fjalët si ish bashkëpunëtor
të shkieve, e këta të rinjët si dhuratë e kishin që të jenë më duartë e lira që
të mos lejonin asnjë ndërhyrje të prokurorëve, dhe gjykatësv kundër
kompanjonëve të tyre, dhe krimeve të ndryshme të bëra nga ta. Dihet shumë mire
se në këto pazare një rol të madhë e luajtën edhe zyrtaret e byrokratizuar, dhe
të etur për mito e dhurata nga UNMIK u, kur dihet se kinse si njerëz të ardhur
edhe nga Banglladeshi e Somalia me "dije dhe me pervojë", “
demokratike” për të ndihmuar shoqërin, dhe Institucionet e Kosovës, ata tani më
vidhnin, dhe krijonin pasuri personale në dëmë të popullit, dhe shtetit të
Kosoves, dhe këtë e bënin në bashkëpunim me nëntokë te bandave shqiptare, qe
shume ishin, dhe janë ende në pushtet.
Pas
luftës në Kosovë ndodhen më shumë se 800 raste të vrasjeve, të atentateve, të
likuidimeve, të kercënimeve, të reketimeve, dhe të shpërlarjesë së parasë e
deri te vjedhja e dokumentacionit me dosje të kriminlevë. dhe vrasësve e
kontrabanduesëve mu nga dhomat e sigurise policore. Këto. dhe ky rast konkret u
bë në bashkëpunim në mes të njerëzve të UNMIK ut. dhe disa zyrtarëve të lartë
të policisë së Kosovës. Deri me sot
askush nuk është i hetuar apo i akuzuar për këto raste. Në Kosovë
ndodhën me dhjetëra vrasje politike, vrasje të figurave të çmuara kombëtare,
dhe gjerë me sot asnjë njeri nuk u akuzua apo nuk u zu nga organet e shtetit,
ngase nuk pati as hetime. nga prokuroria e shantazhuar gjerë në fyt. dhe e
kontrabanduar nga bandat e
caktuara. Në Kosovën e pasluftës
u uzrpuan me mijëra objekte banimi, tregëtie, biznesi, ndermarrje shoqërore,
toka mijëra hektarësh të shtetit, dhe jo askush nuk u ndoq penalishtë, askush
gjerë me sot nuk mori asnjë denim. Në Kosovën e pasluftës u pasuruan nga zeroja ne multi milionerë me mijëra zyrtarë, dhe
qeveritar si komunal e gjerë te ata qendror, por mjerishte për këto nuk
egziston gjykata e as prokuroria , ose thënë më mire kriminlet i kanë duartë e
lira. Në Kosovën e pasluftës u avulluan me qindra miliona euro nga tenderet e
ndryshme, u avulluan me qindra miliona nga tregtia me medikamente që u bënë nga
spitalet .dhe vet ministria e shëndetësisë. U vodhën me qindra miliona nga
sistemi arësimor si rezultat i ndertimit të shkollave ku 20 përqindëshi
mberrinte te firmat private e pastaj derdheshin në xhepat e zyrtarëve. Në
Kosovën e pasluftës Univerziteti i
Prishtinës bëri shitblerjen e mijëra diplomave të fushave të ndryshme
arësimore, duke u pasuruar profesoret, dekanet e gjerë të Rektorati, e që në
anën tjeter u paisen me diploma çobanet, loparet, kamarieret, kuzhinieret,
laviret, taksistet, hajnat, kriminelet, dhe ndytësirat e tjera që në realitet
nuk posedonin as shkollat e mesme e ndoshta as ato fillore tetë vjeqare. Në
Kosovën e pasluftës lulëzoi krimi ,dhe
korrupcioni, ndërsa gjykata, dhe prokurorit heshten, dhe heshtin, këtë e bëjne
ngase kambë e krye janë të lidhur me krimin, dhe korrupcionin, gjykatat, dhe
prokurorite sot janë oazat e inkriminimit dhe kontrabandimit me ligjin, këto dy
institucione mbeten qendrat kryesore të pengesave rrethë stabilizimit të gjithmbarëshem
shoqëror të Kosovës. Në Kosovë është më se lehti të vritet njeriu, dhe të mos e
“ shef” askush, në Kosovë është e mundur që të shkilet njeriu , femija, gruaja,
plaku e të tjerë nga manjak shofera, dhe të mos e shef askush, në Kosovë është e mundur që të kërcënohet çdo njeri ,
dhe të mos ndermerret asnjë hap nga organet e rendit, pra në Kosovë duhet të i
lutesh Zotit se pas një dite ,dhe pas një nate fillon një ditë e re pa të
ndodhur një e keqe. Sot gjyqësia kosovare është leva kryesore e frikës së
qytetarit nga e keqja, ngase së bashku me gjyqësorin një rol bashkëpunues e
luan edhe policia e Kosovës. Pse ndodh kjo, shumë e thjeshtë; nëse një njeri
kërcënohet, rrahet, vidhet, e shef
kriminlein, e shef hajnin, e shef dorasin e të tjera ai nuk është i sigurte që
rastin ta paraqesë në polici apo organe prokuroriale, ngase e ka frikën se ky
zingjirë është i lidhur me vet kriminelët dhe bandat, dhe pastaj individi do të
pësoi nga ndonjë telefonatë kërcënuese. Sot më shumë se kurr ka krim, dhe për
të ka aq shumë dëshmitarë të gjallë, por ende nuk e kanë guximin qytetarë të
jenë dëshmitarë të rasteve, arësye kjo se frikohen edhe nga policia e edhe nga
gjyqësori.
Në
Kosovë, deputetët, kryetarët e komunave, zyrtarë të ulët, dhe zyrtarë të lartë
janë të lirë ta keqpërdorin pozitën, paranë publike, dhe pasurinë shtetërore si
të duan ata. Ka njerëz zyrtarë që kinse edhe kanë marrë denim nga ndonjë
gjykatë, por ata me krye përpjetë shetiten rrugëve të Kosovës,
ngase nuk ka i lemë nane që i fut ata në burgje. Zyrtarë të Kosovës luajnë me gjyqësorin si macja me miun, dhe ky
aspekt është rezultat i lidhjeve të qëndryeshme me pushtetin e lartë, me njerëz
të forte të partive e sidomos të qeverisë. Kryetari i një komune dënohet me
vendim gjyqi, dhe ende nuk e vuan denimin, jo, ngase ai ka para, e korrupton ose edhe e kërcenon policin apo
gjykatësin që ta detyrojnë të shkoi në vuajtje denimi. Në Kosovë janë nënë
hetime më se 126 zyrtare të lartë institucional me vite te tëra, por
prokuroria, dhe gjyqësori pushojne, ose
thënë më mire nuk kanë guximin që ti hetojne me shumë apo edhe të i denojnë. Në
gjithë këtë lëmshë të nje sistemi aq korruptiv gjyqësor të Kosoves, ka vite qe
një shtresë e njerëzve të quajtur avokatë tani më janë klani më i pasuruara i
Kosovës. Avokatët e Kosoves sot marrin me miliona para nga banditët dhe
kriminelte, që kinse i mbrojnë për vepra
penale, dhe të tjera, këta avokatë sigurishte se as tatimin në pronë dhe atë të
të ardhurave materilae nuk e paguajnë, me siguri se ka raste kur edhe përmes
avokatëve bëhet edhe pastrim parashë të pista. Avokatët e Kosovës ditë për ditë
janë në qendër të vëmendjesë së opinionit, ata flasin, tregtojne ligjin,
mbrojne klientet e tyre hajna, dhe mbushin xhepat e tyre duke mbrojtur indirekt
korrupcionin dhe krimin e organizuar.
Me gjase
kjo gjëndje alarmante e një gjyqesori të paralizuar nga fuqizimi i bandave, dhe
klaneve mafioze partiako-qeveritare do te vazhdoi edhe vite te tëra, përderisa
gjykatësi dhe prokurori kanë frikë nga grupet e interesit në Kosovë nuk do të ketë rend dhe ligjë, nuk do të ketë
demokraci as të nivelit afrikan.
Ju njerëz
që paguheni nga buxheti dhe paraja e qytetarëve të Kosovës keni qalue, keni
humbur cakun, jeni të padenjë që të kryeni detyrën zyrtare, andaj do te ishte
njerëzi që edhe të largoheni, ata që e njofin veten, nga pozitat dhe të thoni
jo nuk mundemi më. Ju që do duhej të na mbroni ne qytetarëve të kosoves nga
krimi , a jeni të vetëdijshem se me këto dështime të juaja ju po krijoni një
situatë ku dikur edhe vet fëmijet e juaj do ju mallkojne ngase do të jenë të
ekspozuar dhe të rrezikuar nga një
shoqeri kriminale. Ju , pra prekeni koken dhe largohuni nga e keqja ose do të
jeni edhe më tutje vet e keqja e kriminalizuar.
Nëse do e
lexoi kush nga ju, përcillini të falat nga une, dhe nga besoi shumica e
qytetareve të Kosoves për brengat që i kemi.