| E diele, 16.12.2012, 04:40 PM |
Andrew
Jackson, Biografi e shkurter politike
Nga Peter Tase
Andrew
Jackson (Endriu Xhekson), Presidenti i 7-të i Shteteve të Bashkuara, ishte
aktori kryesor në jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe
Abraham Linkolnit. I lindur në një
familje të panjohur dhe i lënë jetim që në vogëli, ai ishte i pari lider i
formuar plotësisht me forcat e veta dhe e para figurë perëndimore që arriti të
hynte në shtëpinë e bardhë. Ai u bë një
simbol i partisë demokratike dhe themeluesi i kësaj partie, e cila ishte partia
më e vlerësuar për kohën. Gjatë
presidencës së tij prej dy mandatesh, Xhekson e zgjeroj më tej pushtetin e
ekzekutivit dhe e transformoj rolin e presidentit nga një krye-administrator në
një figurë të dashur nga populli.
Xhekson u
lind me 1767 në Uaksau, Karolina e jugut, nga një familje emigrantësh irlandezo
– skoceze. Që djalë i ri ai luftoj në
revolucionit Amerikan, studioj drejtësi, dhe në 1788 u shpërngul në Nashvill,
Tenesi. Më 1791, filloj të jetoj me
Reiçëll Donelson Robards, të cilën e kishte braktisur i shoqi. Ata u martuan
formalisht pasi ajo u divorcua më 1794.
Akuzat për imoralitet, të lindura nga ky episod e ndoqën gjithmonë
Xheksonin gjatë gjithë jetës së tij politike.
Pasi shërbeu si prokuror i Shtetit të Tenesi-të, gjyqtar, anëtar i
Kongresit Amerikan, dhe senator, ai fitoj famë si gjeneral major në luftën e
1812-ës, me fitore të cilat i shpartalluan grupet e ndryshme të indianëve më
1814 dhe kundër britanikëve në Nju Orlins një vit më vonë.
Triumfi i
Xheksonit në Nju Orlins shumë shpejt mori përmasat e një legjende dhe e bëri
atë heroin më të madh ushtarak që nga koha e Xhorxh Uashingtonit. Më 1818, ai drejtoj një ushtri në ndjekje të
Indianëve Seminol drejt territorit Spanjoll të Floridas, duke shkaktuar një
protestë ndërkombëtare. Pasi Spanja e
lëshoj Floridën, Xhekson shërbeu për një kohë të shkurtër si guvernator i
teritorit dhe pastaj senator, duke përfaqësuar shtetin e Tenesi-së, nga 1823
deri më 1825. Në 1824, në një garë të
ngatëruar prej katër kandidatësh për president, Xhekson mori votat popullore
dhe elektorale por e humbi garën në dhomën e përfaqësuesve, ku kryetari i saj,
Henri Klei, Influencoj në favor të kandidatit tjetër, Xhon Kinsi Adams.
Xhekson e
sfidoj Presidentin Adams përsëri në vitin 1828 dhe e mundi atë në një fushatë
të përqendruar tek imazhi i tij si njëri popullor dhe armik i betuar i
korrupsionit dhe aristokracisë. Xhekson
e mundi me lehtësi Henri Klei-n më 1832.
Presidenca e Xheksonit karakterizohet nga dy episode kryesore: Kriza e
shfuqizimit dhe “lufta e bankave”.
Xhekson e
mori detyrën duke u përballur me ashpërsinë sektoriale mbi programin e
“sistemit Amerikan” ç’ka do të sillte zhvillim ekonomik nëpërmjet
subvencionimit të transportit dhe nëpërmjet tarifave mbrojtëse mbi importin,
masa të tilla do të ndihmonin prodhimin industrial vendas.
Shumë
qytetar nga jugu mendonin se këto politika favorizonin zhvillimin ekonomik të
veriut të vendit nën koston e tyre.
Xhekson e balancoj sistemin amerikan duke vendosur veton në ndërtimin e
rugëve dhe kanaleve, që do të fillonte me rrugën Mejsvill në 1830. Sidoqoftë, më 1832 shteti i Karolinës së
jugut deklaroj tarifën ekzistuese anti-kushtetuese, dhe të pa vlerë. Shteti mori masa për të bllokuar mbledhjen e
tarifave brënda kufijve të tij.
Megjithëse
ai favorizonte tarifa të ulëta, Xhekson veproj me një herë për të ngritur
supremacinë federale – me forcë, edhe kur e kërkonte nevoja. Në një deklaratë
përpara popullit, Xhekson tha se Unioni i vendit është i pa ndashëm dhe e
cilësoj këtë shfuqizim si tradhëti.
Kongresi e reduktoj tarifën më 1833 dhe kriza u evitua.
Banka e
dytë në SHBA ishte një Korporatë e Krijuar nga Kongresi për të shtypur monedha
dhe bankënota si dhe menaxhonte financat e shtetit. Ashtu si Thomas Xheferson,
Xhekson besonte se një bankë e tillë do të ishte e rrezikshme për financat e
shtetit dhe anti kushtetuese. Më 1832,
Xhekson vendosi veton e kundërshtimit në një projektligj që do të zgjaste
mandatin e bankës përtej vitit 1836.
Vetoja e
Xheksonit shkaktoj reagime nga njerëzit e thjeshtë kundër pronarëve të stokut
në bankë. Vitin e ardhshëm Xheksoni
lëvizi depozitat e Qeverisë Federale nga Banka e aprovuar nga Kongresi, në një
bankë shtetërore, duke shkaktuar një panik financiar dhe e detyroj Senatin ta
çensuronte atë më 1834. I pa trëmbur,
Xhekson lëshoj një sulëm të përgjithshëm kundër të gjitha formave të
privilegjeve që të jep qeveria, veçanërisht privigjelet e korporatave. Në
Fjalimin e tij të lamtumirës parajmëroj “fuqinë e parasë” për motive
djallëzore.
Lufta e
Xheksonit kundër bankave dhe retorika e tij populiste formuan platformën e re
të partisë demokratike. Politikat e tij
konsiderohen të jenë shkaku i depresionit dhe i frikës financiare të 1837-ës.
Ai gdhëndi një rol më të fortë të Presidencës, duke e nxjerrë vetveten si
avokati i njerëzve të thjeshtë kundër elitës së pasur dhe veglave të tyre në
qeveri; ai prezantoj një element që do i rezistonte kohës në politikën
amerikane.
Xheksoni
ushtronte pushtetin ekzekutiv plotësisht, duke sfiduar kongresin, vendosur veton
në më shumë projektligje se sa të gjithë para-ardhësit e tij së bashku dhe
shpesh herë ndryshonte anëtarët e kabinetit të tij.
I
vendosur dhe me mëndje të kthjellët, një patriot i zjarrtë dhe partiak i
zhdërvjellët, Xheksoni ishte gjithmonë kontroversial, jo vetëm si gjeneral por
edhe si president. Ai i personalizonte
mos marrëveshjet dhe i demonizonte kundërshtaret. Në një episod të njohur,
Xheksoni sakrifikoj unitetin e kabinetit të tij të parë duke kundërshtuar
mendimin e zv. presidentit Xhon Kalhun dhe duke dalë në mbrojtje të Pegi Eiton
e cila ishte gruaja e Sekretarit të luftës.
Gjithmonë pas nervozizmit të Xheksonit, me oponentët e tij, fshihen
efekte dhe qëllime politike.
Më 1836,
Xhekson e siguroj vazhdimësinë e tij presidenciale me kandidatin e tij favorit
dhe Zv. Presidentin e dytë, Martin Van Byren. Pastaj doli në pension në fermën
e tij të pambukut në Hermitixh, pranë Nashvill-it, ku dhe dhe vdiq më 1845.