| E shtune, 15.12.2012, 03:11 PM |
LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA NË PRISHTINE, ZONJËS TRACEY ANN JACOBSON !
NGA BESNIK PRISHTINA
- Popujt
e sunduar me dhunë nga sunduesit e huaj dhe nga tiranitë vendore nuk munden të
dalin nga ai sundim i dhunshëm dhe të shpëtojnë nga dhuna e tirania e regjimeve
vendore, duke ju lutë Zotit.
Zonje e
nderuar,
Si
qytetar i Prishtinës dhe si shtetas i Republikës Shqiptare të Kosovës mund të
Ju them se, po atë respekt të lart që kam për SHBA, kam dëshirë që t´a ruaj
edhe për Juve personalisht. Ajo që më shtyri të drejtohem është deklarata e
juan mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbi liderin e saj aktual.
Edhe unë
kam vërejtje në strategjinë joparimore të Albin Kurtit për ardhje e tij në
pushtet, për sjelljen jo korrekte e joedukative ndaj rivalëve e kundërshtarëve, për diktaturën e
brendshme partiake të tij për qërimin e hesapeve me mjete të ulëta me ata që
mendojnë ndrysh, gjë që të len përshtypje se ai është pronar e jo lider i Lëvizjes.
Ndoshta
kjo është pasoj e qëndrimit edhe të liderëve tjerë të partive politike të cilët
sillen si me qen partitë e tyre firma private të tyre. Ky mentalitet është
trashëgimi e kohës moniste kur liderët e partive komuniste kanë qene kryetar të
përjetshëm të tyre, duke u sjellë si monark (mbretër) të kuq në krye të partive
e të vendeve të veta deri në vdekje.
Nuk më kanë
pëlqye qëndrimet arrogant të ti ndaj Adem Demaçit, ndaj Flora Brovinës, ndaj
Gjenral Kudisi Lama, ndaj Rilind Bytyqit, ndaj Sami Demakut, ndaj Fehmi
Berishës etj. Kur ai sot nuk i respekton veprimtaret e shquar të vendit, si do
ta respekton popullin kur të vjen nesër në pushtet? Mos respektimi i gjeneratës
me të vjetër të veprimtarëve të dëshmuar, dhe mënjanimi i tyre me metoda cinike
të len përshtypje se ai mendon se historia e Kosovës fillon me Albin Kurtin.
Kjo flet për shkurtpamësin e tij politike, sepse ai kështu i humb edhe votat që
sjellin përkrahësit e tyre. Nga ana
tjetër afron rreth vetes element të dyshimtë dhe të dëshmuar si demagog e
karrierist qe e kanë miratua edhe Planin e Ahtisarit. Me këto
sjellje të tij assesi nuk mund të pajtohem dhe as ti mbështes. Por mbes
me shpresë se ai është në fillim dhe ka shanse me i korrigjua këto qëndrime të
gabuara.
Por, unë
pajtohem plotësisht me platformën e tij politike në drejtim të realizimit të
Drejtës në Vetëvendosje të popullit të Kosovës. E Drejta për vetëvendosje të
popujve është e Drejtë universale në përputhje të plotë me të Drejtën
Ndërkombëtare, andaj kushdo që sinqerisht vepron në këtë drejtim e ka
përkrahjen time. Pra, në këtë drejtim
ketë përkrahje e ka edhe Albin Kurti.
Popujt e
sunduar me dhunë nga sunduesit e huaj dhe nga tiranitë vendore nuk munden të
dalin nga ai sundim i dhunshëm dhe të shpëtojnë nga dhuna e tirania e regjimeve
vendore, duke ju lutë Zotit.
Por nga
dhuna munden të mbrohen vetëm me dhunë edhe më të madhe, për të heq qafe
dhunuesit që e kuptojnë vetëm gjuhen e forcës. Ja, ashtu si ndodhi me Gadafin e
me diktatorët tjerë.
Pra, si
parim nuk ka kuptim që viktimat e terrorit shtetëror të akuzohen për terrorizëm
dhe terrori shtetëror të mbrohet si veprim ligjor, ndërsa protestat kundër terrorit shtetëror të quhen “dhunë”.
Prandaj
edhe nëse znj. Albright pritet me protesta kjo nuk është kur far përdorimi i
dhunës, sepse dhuna behet me minahedhës e jo me protesta.
Znj.
Albright tregon vet në librin e saj BIOGRAFIA, në bisedat me Millosheviqin, se
nuk ka qen shumë e mëshirshme ndaj Kosovës. Ajo i ka bindur me shantazhe krerët e Grupit për Negociata me Serbin të
nënshkruajnë se pranojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Ata njerëz janë
detyrua nga ajo të tradhtojnë Kosovën. Po të kishte pranua Serbia kushtet e
Rambujesë, bombardimet nuk do të ndodhnin dhe Serbia sot do të ishte në Kosove.
Pra, duhet t´a dini se nëse mundet të
mashtrohen politikanet e korruptuar e injorantet analfabetet, rinia e shkolluar nuk mund të
mashtrohet.
Andaj më
duhet të ju them se po shihet qartë se stafi i juaj dhe informatorët (spiunët)
e tyre vendor ju kanë dezinformuar sa i përket Albin Kurtit dhe LVV. Për sa
vite që Albin Kurti është në skenën politike ai gjithmonë ka qenë viktime e
dhunës se pushteteve diktatoriale kolonialiste të Serbisë, të UNMIK-ut dhe tani
EULEX-it si e të marionetave të tyre
vendore.
Kam frikë
se e terë kjo tirani ndaj tij, te ai ka akumulua aq shumë urrejtje ndaj
kundërshtarëve dhe se kjo e benë atë kandidat potencial për t´u bë edhe vet
tiran, nëse vjen në pushtet. Vlerat
reale të njeriut shihen vetëm kur njeriu
ka pushtet dhe kur të pasurohet. Atëherë shihet njerëzia apo panjerëzia
e çdo personi.
Praktikisht
deri me tani e kemi parë vetëm Albin
Kurtin dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të vrarë të plagosur, të dhunuar, të rrahur e të burgosur nga këto regjime diktatoriale dhe
nga mercenaret e tyre vendor. Pra, janë shkel të drejtat ligjore të këtij populli dhe të këtyre njerëzve nga
ata që duhet të e zbatojnë ligjin dhe kjo vazhdimisht po heshtet.
Ndërsa edhe ju, këtu në këtë prononcim, po i akuzoni
viktimat e dhunës për dhunë!
Çfarë
dhune ju lutem, është me dal në protesta
me pankarta ku kërkohet VETËVENDOSJE, me
i gjuajt me ve e me domate, ata që gjuan me granata dhe ata që e
tradhtojnë popullin e vet.
Mbes me
shpresë që Ju do t´a lexoni këtë letër
dhe të e rishqyrtoni dhe të i tërhiqni këto kualifikime të pa qëndrueshme për
Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kjo është
në interes të marrëdhënieve miqësore SHBA – Republika e Kosovës, si dhe
në interes të luftës së Kosovës për të dal, jo vetëm formalisht, por edhe
realisht nga sundimi i huaj diktatorial e kolonial që po vazhdon me ngulfat
ketë popull edhe pas 1999, duke e bërë demokracinë hipokrizi .