| E premte, 14.12.2012, 06:17 PM |
Ndahet
nga jeta pas një aksidenti automobilistik
në Durrës, përkthyesi
dhe poeti i mirënjohur Perikli Jorgoni.
Jorgoni
përgjatë gjithë jetës së tij karakterizohet si një individualitet njerëzor, një
krijues original, i shumanshëm dhe një përkthyes më një talent të spikatur, kryesisht i
poezisë botërore,
duke lënë pas një
trashëgimni të vyer edhe për
brezat e ardhshëm.
Falë
kulturës dhe aftësive të tij si shqipërues, ai mundi të sjellë në gjuhën shqipe
emra të tillë nga poezia botërore si: Safo, Kavafis, Gijom Apoliner, Friedrich
Horderlin etj.
Jorgoni
gjatë karrierës së tij të gjatë si poet
dhe përkthyes mori shumë vlerësime dhe çmime të ndryshme, të cilat bënë që ai të
ishte i pranishëm në shtypin letarar të Tiranës dhe hapësirave kombëtare, deri
ditën e fundit të ndarjes së tij aksidentale nga jeta.
Perikli
Jorgoni, me një frymëzim të fortë intelektual dhe patriotik, mori pjesë në të
gjitha debatet që shoqëruan rritjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri,
duke lënë gjurmë të qarta edhe si
publicist i lirë dhe veprimtar i lidhur ngushtë me vendin dhe kombin.