| E premte, 14.12.2012, 07:25 PM |
REPORTAZH
NGA DIASPORA
” Një gjuhë që nuk flitet e shkruhet është e destinuar të vdesë bashkë me popullin e saj, duke u asimiluar nga të tjerët.
Kështu na
thanë; Profesorët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Zejnije e Zeqir Asllani, e
momentalishtë mësues në shkollën shqipe”Migjeini” në … Kjo vajzë sa e madhe
qenka, sa e bukur .., por nuk po fliska mirë gjuhën shqipe. Dhe në ato momente
nga balli i saj i njomë shpërthyen djersët dhe nga sytë e saj si shqiponjë
lotët . Gjatë bisedës me qiftin bashkëshortorë Zeqir e Zejnije Asllani, në
Shtuttgart të Gjermanisë, biseduam për shumë gjëra.., por ne do i cekim ato
kushtuar shkolles shqipe. Në fytyrat e tyre vëreheshin shenja të një mos
kënaqësie... Dhe kur ne i pyetëm pse ndodhë kjo mësuese na tregoni ? Po, ti
analizosh fjalët e nxënëses …, s e çka na tha , mori frymë thellë dhe menxi
shqiptoi fjalët .., deri në vdekje pa kurfarë ndihme materiale do të punojmë me
gjeneratat e reja , për ti mbrojtë ata nga asimilimi, për ta rujat gjuhën,
historinë, kulturën dhe në fund për ti shërbyer çëshj
tes
kombëtare. Jemi betuar, vazhdon Zeqa, dhe do ti përmbahemi fjalës së dhënë.
Qëllimi ynë vazhdon mësuesja Zejnihje, është edukimi, arsimimi dhe mbrojtja nga
asimilimi i fëmijëve të mërgimtarëve tanë, të cilët janë ardhmëria e kombit.
Dëshira e mësueses dhe mësuesit si para nxënësëve ponjashtu edhe para prindërve
të fëmijëve ne (edhe pse ata ishin të pakët thotë mësuesja) , Zejnija, ndihemi
të privilegjuar ) që na është dhënë mundësia që në diasporë t’i arsimojmë,
edukojmë dhe mbrojmë fëmijët e mërgimtarëve tanë nga asmilimi. Këtë vitë unë do
të jemë nxënëse e rregulltë në shkolën shqipe ? E kursesi nuk do ti ndjek
ligjeratat në xhami për fenë. Këto ishin fjalët e një nxënëse që ia tha autorit
të këtyre rreshtave gjatë një manifestimi. Këto fjalë të cilat tek mësuesja dhe
mësuesi shkaktuan dhembje shpirtërore. Mësuesja thotë; me hapa të shpejtë iu
ofrova asaj vajze, me sy shqipno
një,
pushoi pakë fshiu lotët e unë u ofrova pranë saj, ajo morri frymë thellë uli
kokën e unë i thashë : Po zemra ime ju jeni e mirëseardhur tek ne në shkollë.
Mësuesi fillon rrëfimin për një rastë tjetër, në momentin kur në klasë
mbretëronte një heshjte e thellë, një nxënës ngriti gishtin.., dhe iu drejtua
mësuesit ? ! I nderuari mësuses.., unë kurrë më nuk do të shkojë më në Kosovë ?
! Mësuesi i habitur dhe duke e ditur rëndësin e vendlindjes me një zë të ultë
iu ofrua inxënësit ia përgdheli flokët, dhe i tha: Ne do të shkojmë s’bashku në
Kosovë…? ! Jo, mësuesi im JO. Po, pse jo…,e üpyeti mësuiesi ? Përsëri nxënësin
uli këkën i dridheshin buzët e njoma, dhe filloi rrëfimin. Kur isha duke i
lozur me shokë-( fëmijë) Prishtinë aty na lindi idea që ta vizitojmë memorialin
e Dr. Ibrahim Rugovës. Aty ndodhej një libër, ne të cilën duhej të shënonim
emrin e mbiemrin dhe përshtypjet tona.,
unë disa
shkronja nuk i dija,.., u ndala dhe kërkova ndihmën e shokut..,e.., ai i
befasur më tha .. ! Si.., akoma nuk dini të shkruani shqipë!. Nga ai momentë
kamë vendosur që unë të vijojë mësimet në shkollën shqipe. Unë në shkollën
gjermane jamë në mesin e atyre nxënësave të mirë.., por sa vlenë ajo kur unë
akoma nuik dij të shkruaj shqipë. Shtrohet pyetja çka do të ndodhë me gjuhën
tonë pasë pesë shekujsh ? Është shumë vështirë të përgjigjeshë kësaj pyetje kur
po e shohim se si zhvillohet gjendja në shkollën shqipe në diasporë.
Më tutje
vazhdon bisedën mësuesja, Zejnije,“ Të gjithë ata mërgimtarë që në kapilarët
dhe arterit e tyre lëvizë gjakë shqipëtari duhet të shqetësohen për këtë dukuri
të shëmtuar. Është e pa kuptueshme se disa“intelektual“ tanë jo që nuk i
dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.., por bëjnë përpjkeje titanike për
ta penguar punën dhe aktivitetet e shkollës shqipe. Po të njejtit duke e
quajtur vehten aktivistë , e disa prej tye edhe islamistë.., fëmijët e tyre nuk
i dërgojnë në shkollë.., por në xhami. Të gjithë prindërit që i dërgojnë
fëmijët në shkollën shqipe u japin një identitet atyre, sepse ta ruash gjuhën
tënde do të thotë ti mundësosh fëmiut ta njohë, ta shkruajë dhe ta flasë gjuhën
shqipe, kjo nuk barazohet me asnjë pasuri materiale , vlera e saj shpirtërore
është shumë e madhe, dhe toka tua jep bekimin e saj. Ky qiftë bashkëshortor
falë punës së tyre dhe talentit që pose
dojnë
s’bashku me nxënësit kanë përgatitur një program të larmishëm me përmbajtje
kombëtare; duke filluar nga vallet, këngët, balada, pjesë teatrale, skeqe, dhe
recitime poezish. Këta me mjaftë sukses janë duke e prezentuar para
mërgimtarëve (por edhe para të të huajve historinë, gjuhën, kulturën, veshjet,
këngët, vallet,) gjuhën e nënës, që të mos këndohen më vargjet e poemës së
Nolit “pranë dijes i panxënë”.Pikërisht ky është dhe shqetësimi ynë i madh. A
do të jemi në gjendje të ruajmë gjuhën tonë nga asimilimi në Gjermani –
emigracion ?
Punuar me
13.12.2012