| E merkure, 12.12.2012, 08:33 PM |
LUFTA E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBE ENDE NUK MBARON
Nga Dedë Preqi
Për të
shkruar një realitet historik, apo për një figurë historike të shekujve më
herët, në kushte dhe rrethana të sotme , nuk është aq lehtë, sepse duhet të
shfrytëzohen materiale dhe të dhëna të ndryshme historike, të cilat gjurmohen
nëpër arkivat përkatëse në Evropë dhe botë. Dhe për të kapur shkallën e
zbulimëve të reja në mënyrë reale të ndodhive historike shumë shekuj më herët,
për të cilat kanë shkruar shumë autor të përafërm me kohën e ngjarjeve, autorët
e sotëm mund të plotësojnë shumë pak, vetëm nëse zbulohet diçka që nuk është
thënë, apo shkruar më herët, përndryshe disa autor shkruajnë sot edhe pa e
analizuar bazën reale të studimit, vetëm duke i shijuar teket e tyre të
natyrave dhe qëllimëve të ndryshme.
Mënyrat e
tilla të vrojtimit historik janë më shumë fenomene në vete, se sa që janë
studime të mirëfillta historike, dhe si lloje të tilla degjenerative të fakteve
historike, prekin thellë në ndërgjegjën e çdo kombi dhe natyrën reale.
Edhe Akademia serbo-madhe gjithherë e ka injoruar të vërtetën shkencore
historike të shqiptarëve, por në disa rrethana bindshëm tregon se, shqiptarët
në krye me Gjergj Kastriotin-Skënderbe, në kohërat më vendimtare luftuan duke e
mbrojtë Evropën nga invadimi osman.
Duke pasë
parasysh shkathtësinë luftarake të Gjergj Kastriotit në kohën kur ishte peng i
Sulltan Muratit, e bënë atë, ta nderoj me çmimin më të lartë, duke e
quajtur I s k a n d e r Bey(Skënderbe)
që e ka kuptimin Aleksandër i Madh. Dhe, Sulltan Mehmeti i asaj kohe, kur
njoftohet se ka vdekë Skënderbeu, ishte gëzuar shumë, i cili thotë, tani Azija
dhe Evropa janë të miat.
Shkodrani
Marin Barleci, ishte biografi më i rëndësishëm, që ka lënë dëshmi mbi historinë e vërtetë të Gjergj
Kastriotit-Skënderbeu, të cilat shkrime i vlerësuan edhe shumë historian të
tjerë. Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu, iu drejtue edhe Evropës, se armikun e
përbashkët duhet ta luftojmë së bashku,i cili thoshte, fitoret nuk mvarën nga
numri, por nga strategjia e tyre,(M.Barleci)
Kanë
shkruar edhe shumë autor të tjerë të mëhershëm, si Frengu, Muzaka, mandej kanë
shkruar edhe Fishta, Naimi dhe shumë të tjerë, që me shkrimet e tyre për
Gjergjin, paraqitën në mbarë hapësirën shqiptare dhe më gjerë, duke pasë
parasysh një pasuri të madhe për historinë kombëtare, ashtu dhe duke nxjerrë në
pah preokupimet e historianëve shqiptarë
dhe të huaj, ku populli mund të gjejë frymëzime të begatshme për të
portretizuar më mirë figurën e heroit të madh kombëtar.
Shënime
të freskëta për Gjergj Kastriotin –Skënderbe, sjellin edhe shumë autor të tjerë
sot,sikur që shkruan edhe studiusi i
njohur J.Dranqolli, i cili merr disa të dhëna historiografike nga shënimet e ipeshkëvit të Ulqinit, i
quajtur Martin Segoni, me preardhje nga Dardana e Kosovës, dhe sipas autorit,
mund të llogaritet si një biograf i parë i heroit kombëtar.
LUFTA E
GJERGJIT ENDE NUK MBARON
Lufta e
Gjergj Kastriotit-Skënderbe, ende nuk mbaron, edhe pse Ai prehet në paqë, që
prej 17 janarit të vitit 1468, përsëri e sulmojnë ngucakeqët,nuk e lënë të qetë
as në arkivol. Në kohën kastriote , Gjergji u përball me pushtuesit osman dhe
as që u frikësue, ndërsa sot e ka më vështirë, në kundërshti i ka do njerëz, të
cilëve nuk mund t’u merr hak, sepse nuk janë o s m a n, por janë alban, dhe nuk
mundet t’ua drejtoj shpatën, dhe janë njerëz me bishta, sikur që ka thënë edhe
Fishta. Nuk mund ta gjeshë askund te popujt tjerë të botës, është e rrallë të
dëgjohet se heronjt e vet i „çmistifikon“, ndërsa te populli shqiptarë është e
kundërta, për heroin kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbe, që të njëjtat
fushata ndodhin edhe me figurat humanitare dhe të shenjta, sikur që është rasti
i Nënë Terezës.
Nëse
autorët e huaj shkruajnë për historinë dhe figurat tona historike, të cilët
mund ta gabojnë realitetin historik, përshkak të kushteve dhe rrethanave,dhe
mund ta shtrembërojnë realitetin e kombit shqiptarë, kjo nuk është e çuditshme,
ose ti quajmë mëkatarë, por nëse realitetin tonë historik e gabojmë dhe e
shtrembërojmë vet, për qëllime të ndryshme, të cilat nuk përkojnë me realitetin
kombëtarë e historik, atëherë pasojat llogaritën të pa imagjinueshme, dhe jemi
vetëvetja e vrasjes kombëtare dhe historike.
Një
orientim i tillë autorësh që shkruajnë në këtë mënyrë të çoroditjes dhe
rrebelimt,të cilët promovojnë propaganda për figurat heroike, për figurat
humanitare, për figurat letrare e shkencore kombëtare, ata punojnë kundër
vlerave të kombit dhe kundër vlerave të atij vendi, apo shteti, të cilët kanë
prapavija të programuara antikombëtare,në favor të një biznesi të turpshëm dhe
afatshkurtër.
Prandaj,
duhet ta falenderojmë Zotin dhe ti besojmë historisë dhe vlerave të saja
historike, me Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin,
dhe shumë bijë e bija të kombit tonë, që
u flijuan për komb e atdhe, dhe nuk
mbetët historia në mëshirën e këtyre „hamendësve“ të tillë antikombëtarë.
Shigjetat
që po ia drejtojnë sot heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbe, janë
shigjeta të drejtuara drejt kombit shqiptarë, sepse heroi kombëtarë është atje
ku është dhe nuk mund ti bëjnë asgjë, por ku qëndron realiteti historik i
kombit tonë, i cili po nëpërkëmbët nga njerëz të pa ndërgjegjëshëm…
Akademija
e Kosovës, këto ditë e bënë një mrekulli në vete, e cila e anëtarëson një
anëtarë të jashtëm, historianin filosllav zvicërran Jens Shmit, i cili
historinë shqiptare dhe figurën e Gjergj Kasriotit-Skënderbe, e ç’mistifikon,
dhe sipas tij, Gjergji luftoj as për hirë të atdheut, as të Papës, por për hirë
të babës. Dhe Shmiti e ka shkruar një libër mbi Skënderbeun, por figurën e
heroit tonë kombëtarë e zbehë aq shumë dhe e zbretë atë nga betejat e rrepta
kundër osmanëve, dhe e vë në pozicionin e një figure tradhëtare, dhe të një
atleti fetar.
E njëjta
Akademi e bënë anëtarë nderi edhe korespondent historianin Noel Mallkom, i cili
në shkrimet e veta tallët më shumë, me trashëgiminë ilire dhe traditat tona.
Atëherë,
si nuk tallën të tjerët me trashëgiminë tonë, kur vet Akademia e Shkencave të
Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, e mohojnë tezën pellazgjike, e cila është teza më
e hershme e origjinës shqiptare.
Gjergj
Kastrioti-Skënderbe,dhe as heronjt tjerë të kombit tonë, nuk mund të bëhën pre
e njerëzve të tillë, apo vegël e Shmitit, që shkroi një histori për heroin tonë
kombëtarë pas gjashtë shekujve, që u famos te shqiptarët me të madhe, sikur që
ta kishte sjellë një kryevepër historike, me ç’rast nuk mund të pajtohemi më
të, sepse nuk ka të bëjë me realitetin historik dhe heroin kombëtarë, por libri
në fjalë sjellë shijen e autorit, duke ua plotësuar edhe shijet e shumë
biznismenëve që përfitojnë nga shitja e librit dhe të pavërtetave historike,
kinse shqiptarët janë të flakëruar nga fryma e patriotizmit skënderbegian.
Gjergj
Kastrioti –Skënderbe,mbetët legjendë e fuqishme dhe madhore që synon gjithmonë
rrugen e lirisë, sakrificës dhe
qëndrueshmërisë, me dashurinë e madhe
ndaj kombit dhe atdheut të vet. Nga ky hero kombëtar nisët zanafilla e forcës
së kombit tonë, e cila bëhët nyje e çeliktë e rezistencës kombëtare dhe ishte
biri më i madh i sojit të heroit kombëtarë, si njeriu i vepres më të madhe të
historisë shqiptare.