| E merkure, 12.12.2012, 10:27 PM |
“NJË
HAP
POR, ME SURRAT NGA EUROPA…
Në 100 vjetorin e Pavarsisë…
Nga Fritz RADOVANI
Shqipnia vazhdon “një hap para e dy hapa mbrapa...”
ashtu si “kjoftë per atëherë”!
Ky asht parimi “leninist” i anadollakëve tanë! Që
nga viti 1922 Shqiptarët filluen me u infektue nga parimet leniniste të Rusisë
bolshevike. Nder të parët Shqiptarë që kerkon me ua ba të dijtun Popullit të
vet se çka asht komunizmi bolshevik, asht publiçisti i njohun nder faqe të
gazetës “Ora e Maleve” në vitin 1924, Don Lazer Shantoja, pra i pari Martir i
Demokracisë, që u pushkatue me 5 Mars 1945. Asht fillimi i “tangos anadollake”
të Enver Hoxhës, e kërcyeme me muziken “labe” nen kujdesin e jugosllavëve të
Titos, në vathen e Stalinit të “math”. Kjo ngjau porsa kishim fillue me vue në
jetë porositë e Leninit per “diktaturen e proletariatit”, mjeti kryesor me të
cilin komunistët tanë thonin se do të ndertonin “socializmin” në Shqipni.
Porsa në vitin 1925 Ahmet Zogu erdhi nga
Jugosllavia me forcat e tyne të armatosuna, vetshpalli veten me veprat e veta
jo vetem antikatolik, po edhe antiatdhetar, mbasi nuk u knaq me vrasjen e Avni
Rrustemit dhe Luigj Gurakuqit, por vazhdoi me Bajram Currin dhe vuni në litar
edhe Don Gjon Gazullin...Kështu, në Shqipninë feudale e anadollake filloi me u
aktivizue “shtrati i nxehtë bolshevik” në të cilin rinia shqiptare filloi edhe
“drogen” komuniste.
Në revisten “Hylli i Dritës, Nr. 3, Mars 1944, fq.
69, Shkoder, At Anton Harapi tregon për një takim të fundit me Luigj Gurakuqin
në vitin 1924: “...U kuq, iu muer goja, shterngoi buzët e i dha vehtes:
Padër Anton, tha, na kanë skreditue tepër keqas, na kanë deklarue komunista
n’opinjonin publik t’ Europës! Për Zotin, nuk due të hiki, por po ndeja këtu e
dij se derdhet gjak e derdhet kot...”. Sot në Shkoder nga ajo kohë duhet të
kishim jo vetem letren e Baltion Stambollës të ruejtun nga Atdhetari Gjon
Kamsi, por edhe Shtëpinë e Gurakuqit, edhe Até të ruejtun nga Populli i
Shkodres. 40 vjet perpara Ramiz Alia urdhnon skulptorët e Monumentit të Vlonës
së 1912, “mos të vehet Luigj Gurakuqi, se ishte mik i Klerit Katolik
Shqiptar...”. Porosia e tij po vazhdon nga qeveritarët e sotem në perpjekje per
fshimjen e Emnit të Gurakuqit. Sot pranë Ismail Qemalit nuk asht ma as Don
Nikollë Kaçorri, gja që na lejon me mendue që aty po zen “vend” një tjeter
personazh i njohun mirë nga veprat e tija në Shqipni: “tradhëtari dhe hajduti i
Popullit Shqiptar Ahmet Zogu, paraardhësi i turkoshakut Enver Hoxha!”
Kryemintra e kompani të vetquejtun “vëllezer gjaku
me turqit”, ma në fund e kanë ba zemren gur dhe me një “guxim anadollak” e
hoqen qafe Heroin Kombtar Gjergj Kastriotin!
Në zyret e tyne “dalngadalë po vjen behari!”...Nuk
mund të harrojnë zakonin e vjeter!
Pasuesi vrasës i kosovarëve në Tivar në vitin 1945,
krimineli Ramiz Alia, njëherit edhe “vëlla gjaku me turqit” (si ka tregue ai
vetë), porositë qeveritarët tanë të sotëm të Shqipnisë, antares 20 vjeçare të
“Konferences Islamike” se: “Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto
lidhje që të garantojmë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë!...
Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas
së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne
apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do
të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila
do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes…në fund të fundit
rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. …Mbajeni mend: Fitorja
dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat!” (Nga fjala e R. Alisë në
Byro Politike të K.Q. të PPSh, viti 1989. Tiranë).
Qeveritarët tanë kanë fillue me kohë me tregue
veten se po i ruejnë të paprekuna parimet “leniniste” kapitaliste me të
cilat i rriti dhe i edukoi “mësuesi dhe ati i tyre” Enver Hoxha, tue fillue nga
kercimi i “tangos” me muzikë labe, që po e ndigjojmë çdo ditë nder lajmet nga
Shqipnia “socialiste – demokratike”, e kryesisht porositë e R. Alisë, me të
cilat u sigurohet, pasunia, kapitali, pushteti dhe që me ta mund të
vazhdojnë me mbajtë “surratin” nga Europa, por tue ba perditë ecjen e tyne 100
vjeçare: “Një hap para e dy hapa mbrapa”…
Shqiptarët sot drejtohen nga një “kllasë” pasanike
që të kujtojnë vallzimet me maska në prag të festes së karrnevaleve... Mund të
njihen se kush janë vetem nga xhepat e mbushun.
***
A e dini, lexues të nderuem, se mbas 28 Nandorit
2012, pa vështirësi me këte rritem që po ecin Shqiptarët, të drejtuem nga
“prof. dr. e akademikët” qeveritarë, pasues e kompozitorë të “tangos” moderne,
mund t’i çojnë tradhëtarët edhe njëherë “pashallarë” në dyertë e Stambollit..?!
20 vjetorin në “Konferencen Islamike” ne e pritem
si asnjëherë...
Ngritja e “monumenteve” të figurave të vrasësëve të
djeshem...
Asht “çelsi” i dyerëve të Lindjes...në duert e
tradhëtarëve të sotem.
Po kurrë... i Shqiptarëve të Shqipnisë Europjane të Kështjellës Heroike të Krujës!