| E merkure, 12.12.2012, 09:02 PM |
AMANETI I
PROF. DR. HASAN KALESHIT
Nga Begzat RRAHMANI
Gati
kishte kaluar gjysma e orës së mësimit. Unë përveç titullin e Ushtrimit me
shkrim s’kisha shkruar asnjë një fjalë e ku më fjali. Profesori edhe pse shumë
rrallë hynte në mes të rreshtave të klasës atë ditë disa herë kaloi nëpër ta.
Herën e parë apo të dytën s’ më kujtohet, nuk më vërejti se unë s’kisha shkruar
asnjë fjalë. Por duket se prej më larg më kishte vërejtur se unë nuk shkruaja.
Atëherë u afrua dhe më tha:
- Ti
s’dinë kurrgjë të shkruash?! Unë i thash:
-
Profesor di bile shumë dijë, por s’di si. Ai duke mbajtur kokën lart më tha:
- Shkruaj
si të dish, a nuk e dinë gjuhë e Kosta Racinit.?! I thash se edhe atë e di
shumë pak. Atëherë prerë tha:
- Shkruaj
si të të vijë bile edhe në gjuhën tënde shiptarçe. Përpara shumë herë ishte
tallë, ashtu siç dinë më ata. Unë s’di si por mora një guxim dhe për më pak se
dhjetë minuta e mbusha një faqe, profesori kaloi andej afër meje unë dola te
faqja tjetër, ai më shikoi dhe vetëm lëkundi kokën.
Ditën e
parë të javës në vijim i solli fletët dhe me atë stilin e vet, disa minuta foli
për suksesin e atij ushtrimi me shkrim, por më shumë foli për mos suksesin.
Filloi t’i shpërndaj edhe atë prej notës katër minus, tre plus që ishin shumë
pak dhe pastaj me radhë me notat e mjaftueshme, por më shumë të pa mjaftueshme,
që reaguan fëmijët e funksionarëve të ati qyteti, por edhe shoku im i bankës që
ishte djali i Kryetarit të Komitetit. Profesori aspak nuk ua vëndoi veshin, por
filloi t’i shpërndante deri te ai i parafundit. Pasta pyeti a i morët të
gjithë, një shok që kishte mbaruar tetëvjeçaren në Kosovë, më shikoi mua dhe më
dha shenjë që të them se unë se kam marrë. Por profesori ashtu me atë stilin e
vet prej ciniku tha:
- A e
shikoni këtë fletë të shokut tuaj shqiptarë. Krejt kthyen kokën nga unë. Për
nga përmbajtja sa e kuptova unë, meriton notë kaluese, por për jo pastërtinë e
gjuhës tonë të bukur dhe të shenjtë që e dinë edhe zogjtë e malit, meriton një
NJISHË të MADH, të MADH. U afrua te unë dhe prapë me atë stilin e tij cinik dhe
nënçmues më tha:
- Mos
donë të bëhesh si Dr. HASAN KALESHI. Edhe ai është prej vendit tënd. Unë
mërrola krahët. Ai i habitur tha:
- A nuk e
njeh?! Jo thash, nuk e njohë, por kam dëgjuar, për atë njeri të Madh...
Shpejt
vizituam Avallën. Aty e shkrova poezinë
“FIKS VAKSINA”.
Pak ditë
pasi filloi gjysmë vjetori i dytë ashtu kishte qenë shkruar, që as unë ta dua
atë vend, por as edhe ai mua. U ktheva në vendlindje, ku vazhdova gjysmë
vjetorin të dytë. Por edhe këtu në vendlindje ata të Kostës jo vetëm që më
përzunë mua, por edhe tërë arsimin shqip. Por siç thuhet në popull i yti nëse
ta hanë mishin ai ta ruan kocin. Aty ku u flijuan për flamurin na i hapën derën
dhe ashtu mbaruam shkollën e mesme një numër bukur i madh nxënësish.
Ashtu
ishte rekomandimi i mjekëve prej atje në qendër ku ERUDITI I MADH SHQIPTAR Dr.
HASANI jetonte prej kohësh, që për shkak të shëndetit pushimet e verës ti kaloi në qytetin
piktoresk të Ulqinit. Ashtu edhe ndodhi disa vite me radhë.
Mua më
kishin ngelur edhe disa provime në SH.L.P, atje në kryeqendrën shqiptare.
Prandaj aty ka mesi i shtatorit ku bënte një ditë e bukur dhe e ngrohtë vajta
atje në kryeqendër. Rastësisht takova një Dr. Prof. të fakultetit ekonomik ku
atë verë po ashtu rastësisht u takuam dhe disa ditë pushimet e verës i kaluam
në plazhet e Ulqinit të bukur.
Duhej të
kalonim përpara Fakultetit Filozofik. Disa metra larg shkallëve pamë një grup
njerëzish që me siguri bisedonin, diçka në lidhje me punën, ose biseda të lira
të rastit. Njëri prej tyre profesorin, shokun tim e thirri me emër dha ne u
afruam te turma. Në mesin e tyre ishte edhe i nderuari Dr. Hasan Kaleshi. Si u
përshëndetëm dhe bënë pak bisedë shoku im i tha doktorit:
- Edhe ky
është nga vilajeti Juaj profesor. Bisedën profesor Hasani nuk e zgjati, por
kërkoi leje që të shkonte, ata i thanë se edhe ata do të shkonin, por profesor
Hasani mu drejtua mua dhe më tha:
- Vendas
a keni kohë të vini te unë në kabinet të bisedojmë nja dhjetë minuta, se gjatë
kohë skam qenë në Kërçovë. I thash po profesor, por dorën në zemër rashë pishman.
Unë një student i vogël të shkoj në kabinetin e një profesori të madh! Shoku më
tha shkoni takohemi në mensën e SH.L.P, aty ka ora katërmbëdhjetë.
U ngjitëm
shkallëve të fakultetit, por më dukej se edhe Ai lodhej njëlloj si unë.
Profesori më tha pleqëria e bënë të veten. Në zyrë më pyeti a e pi cigaren i
thash se jo. Atëherë tha më thuaj prej kujt katundi jeni? I tregova se jam nga
Zhubrina, i tregova edhe për prindin.
Atëherë profesori më tha:
- A je i
sigurt se je nga Zhubrina? Unë u habita, kurse ai më tregoi fije e për pe për
familjen time, dhe se baba im e ka prejardhjen prej fshatit të tij Sërbicë. Ma
përshkroi edhe babagjyshin, se ka pasur një zë të ëmbël kur ka kënduar Ezanin,
por edhe Ajete Kura’nore. Më tregoi se shumë herë shumë kërçovarë që kanë
punuar në afërsi të Beogradit e kanë vizituar, në mesin e tyre edhe babai im. E
unë i tregova për rastin e profesorit në gjimnazin e Smederevës. Profesori
qeshi dhe tha:
- Ashtu
janë ata, por nuk duhej të mërzitemi. Ne duhet të vazhdojmë punën, edhe atë me
shumë maturi. Më vjen mirë që Juve siç tha kolegu merreni me krijimtari. I
thash, i kam disa punime, prej tyre disa
janë të botuara nëpër revista. Më këshilloi që kurrë të mos nervozohem, për
sjelljen e redaktorëve.
Biseda
zgjati afër dy orë. Disa herë më pyeti për martesën dhe fejesën. I thash nuk
jam as i martuar e as i fejuar. Po ashtu më tregoi se në Prishtinë jeton pa
familje. Gruan dhe fëmijët i jetonin atje në kryeqendër.
U ndamë
me shumë ngrohtësi duke më thënë se është freskuar shumë prej asaj që kishte
dëgjuar prej meje për Kërçovën.
Pasi kaloi një kohë , mua ajo bisedë shpeshherë ma qiste gjumin. Ashtu zgjati një kohë bukur e gjatë, deri atëherë kur një ditë e shkrova poezinë:
GABIMI
Isha te
varrezat Pak
ruhen nga unë
Varrin
Tënd se gjeta Më
përbuzin, pse kam
E din TI
vet babi Gjakun
Tënd babi!
Zënkat me
nënën vazhdojnë Thonë të ngjaj Ty
Por tash
me mua babi. Unë krenohem
Vinë
plotë njerëz Më beso babi
Për ty
flasin keq.
Ndoshta do të bëjë gabime
POR GABIM MARTESE JO BABI...?!
Këtë
ndodhi mendoj unë kaq të bukur e shkruaj me rastin e katërmbëdhjetë korrikut
kur në qytetin tim u mbajt Akademi Shkencore për dijetarin Shqiptar Prof. Dr.
HASAN KALESHI. Akademia u organizua në kuadër të 100 vjetorit të ngritjes së
FLAMURIT dhe 90 vjetorit të lindjes së Dr. Prof. HASAN KALESHIT.