| E marte, 11.12.2012, 08:42 PM |
VAJZAT
DHE DJEMTË E NËNËS MBRETËRESHË
Nga Begzat RRAHMANI
Njëzetedy
nëntori është një datë e veçantë për shqiptarët e tërë botës. Në këtë datë
kujtuam dhe manifestuam njëqindetre vjetorin e Kongresit të Alfabetit të
Manastirit.
Kjo datë
ishte shumë e veçantë për shqiptarët e Kërçovës dhe rrethinës së saj. Këtë e
them pasi në këtë ditë një grup intelektualësh të Kërçovës me banim të përhershëm
apo të përkohshëm në qytetin e Shkupit, të cilët kohë më parë kanë formuar
Shoqatën qytetare me emrin “USKANA-SHKUP”, në qytetin tonë dhe të tyre
organizuan një SIMPOZIUM SHKENCOR me temë “SHTATËDHJETË VJETORI I SHKOLLËS
SHQIPE NË KËRÇOVË”, me kënaqësi mundem të them dhe të thonë se u pritën dhe u
ndihmuan shumë përzemërsisht.
Pati
shumë kumtesa edhe atë në gjuhën shqipe. Dikush do të habitet pse e them
kështu. Ka arsye ta them se dikur në atë vend një apo dy kat nën tokë dhe vetëm
afër pesëdhjetë metra në largësi përgatiteshin dhe riparoheshin armë, kam pasur
rastin ti shohë me sytë e mi dhe flitej vetëm gjuha serbe dhe bëheshin plane
për shfarosjen e kombit tonë. Këtë do t’ua lej atyre që janë kompetentë.
Nga
referuesit u thanë shumë fjalë të mira dhe u përmendën shumë emra arsimtarësh
dhe arsimtaresh nga shteti Shqiptar. Të ardhur për të arsimuar dhe edukuar
fëmijët e vëllezërve dhe motrave të tyre në qytetin e Kërçovës dhe fshatrat për
rreth, por edhe më gjer. Prej fjalëve
dhe emrave që dëgjova mua mu kthye kujtesa shumë vite më parë, saktësisht ajo
kohë kur u shkatërrua njëherë e përgjithmonë kufiri i hekurt në mes
shqiptarëve.
Mu kujtua
ajo ditë kur isha në një udhëtim disa kilometra në lartësi, atje ku eteri
freskonte mushkëritë e mia gjysmë të kalbura. Kur unë prej lart nëpërmes
dritares së vogël të aeroplanit sodisja peizazhin e bukur të një shteti
perëndimor, zonja e cila ishte ulur në karrigen afër meje disi u afrua që edhe
ajo pak të kënaqej me atë panoramë të bukur, unë pak u mënjanova që edhe ajo të
shikonte. Zonja u falënderua dhe filloi të foli në gjuhën që unë se kuptoja.
Ajo më shikoi habitshëm dhe më pyeti:
- a
flitni anglisht, unë mohova, ajo më pyeti edhe në italisht, unë prapë mohova,
ajo më pyeti edhe në frëngjisht, unë i thash shumë pak. Dhe në atë gjuhë i
thash se unë jam shqiptar. Zonja u habit, më shikoi dhe buzëqeshi, ashtu me atë
buzëqeshje më tha:
- edhe
unë jam shqiptare, nga Durrësi i bukur. Unë i thash
- unë jam
nga Kërçova. Durrës nga Kuçova tha nuk është shumë larg. Atëherë unë i thash se
nuk jam nga Kuçova, por nga Kërçova e Maqedonisë. Zonja u habit, tha sa mirë,
dikur motra e nënës sime, pra tezja ka punuar një vit në qytetin e Kërçovës si
mësuese. Ma tregoi edhe emrin, por unë nuk kisha dëgjuar kurrë për atë emër. Me
siguri thash është në moshë, por pasi jetoni në Durrës me siguri me shëndet do
të jetë mirë, unë i thash tri vite vijë në Durrës dhe ndihem shumë mirë. U
afrohet tha të nëntëdhjetave por mirë është me shëndet. Jeton tha në një vilë
të plazhit të Durrësit. I dhashë zonjës një nga veprat e mija që më kishte
ngelur në çantë duke i premtuar se shumë shpejt do të takohemi në Durrësin e
bukur.
Aty nga
fundi i korrikut një paradite u gjenda në klinikën dentare ku më tha se punonte
zonja. Shpejt e gjeta pasi me të vërtetë emri i saj ishte i shkruar në njërën
nga dyert klinikës. U përshëndetëm si miq të vjetër, tha
- me
fillimin e sezonit turistik e veçanërisht me fillimin e muajit korrik për çdo
ditë u kam pritur, por edhe tezja. Pas pirjes së kafes e lamë që të nesërmen
pas dite saktësisht në ora tre të takohemi te restoranti -BRESHKA.
Edhe pse
koha mjaftë e nxehtë unë u vesha mirë siç duhet të jetë arsimtar i veshur për
orën e mësimit, më falni kollare nuk vendova se nuk e kisha. Mësuesen e
shoqëronte e motra që ishte disa vjet më e re se ajo. Mësuesja ishte flokë
bardhë e veshur me një fustan me ca lule të bukura dhe i gjatë deri nën gjunjë.
Më priti shumë ngrohtë edhe pse e rënduar prej viteve u çua në këmbë dhe më
përqafoi, ndoshta tha do të jeni ndonjë fëmijë i ish nxënësit tim. I thash nuk
besoj unë jam fëmijë fshatari, siç mësova ju keni qenë mësuese në qytet. Po tha
është e vërtetë në qytetin e Kërçovës.
Duke e
pirë kafen pyetnim dhe përgjigjeshim ashtu që biseda ishte shumë e larmishme e
ngrohtë dhe e këndshme. Zonja mësuese u dëshpërua shumë kur dëgjoi se busti i
Skënderbeut prej moti është largua nga Kalaja e Kërçovës. E lëkundi kokën dhe
tha;
- mëkat qenka shëmtuar ajo kala aq e
bukur...?!!! e pyeta mësuesen:
- edhe pse është një kohë bukur e gjatë, çfarë
Ju ka ngelur në kujtesë nga Kërçova e ime dhe e juaja? Mësuesja si u mendua
pak, shikoi anësh e anësh e lëkundi kokën, mori frymë thellë dhe ia nisi:
- edhe
njëherë ju dëshiroj mirëseardhje më keni kthyer në vitet e rinisë në lumturinë
time më të këndshme që kam pasur në jetë. Shumë herë e kam ëndërruar Kalanë e
bukur atë dhuratë të rrallë Perëndie. Ja njeriu ndonjëherë dinë të zbukurojë,
por edhe të shëmtojë. Në kujtesë i kam nxënësit dhe nxënëset e mija të shëndoshë
dhe të pashëm si molla në pemë. Të veshur me atë që ua mundësonte gjendja
ekonomike. Por të pastër, pedantë dhe mjaftë të edukuar familjarisht. Më
kujtohen nuset e bukura me bishta të gjatë shamia të kuqe por edhe ngjyra të
tjera me këmisha të gjata, këmbëza,(një shirit i gjerë përafërsisht prej 30-35
centimetrash i vejtur në tullar u vendohej qepej brekëve të grave për
zbukurim) poshterka të kuqe dhe të
bardha edhe dizga dhe breza të vejtur në tullarë me ato
figura dhe ngjyra të bukura, që kam punuar përpara kur dhe në asnjë vend tjetër
si kam para në trojet shqiptare, që do të thotë se ajo ishte një gjë unike.
Mësuesja do të vazhdonte por ndërhyri e motra duke më pyet mua për profesionin
dhe çfarë pensionimit. U tregova se profesion kam arsimin dhe se kam punuar në
të njëjtën shkollë në Kërçovë ku ka punuar edhe mësuesja e nderuar. Atëherë
mësuesja tha se unë pak përpara kam thënë se jam një fëmijë fshatari. Po i
thash zonjë, në atë shkollë kam punuar vetëm katër vjet dhe kam banuar në
afërsi të shkollës te një zonjë, që jetonte vetëm pasi burri i kishte vdekur
dhe me atë s’ kishte pasur fëmijë, por kishte një djalë me burrin e parë. Këtë
ia ceka mësueses se zonja e shtëpisë më kishte folur disa herë për një mësuese
të bukur dhe shumë pedante nga Shqipëria. Atëherë mësuesja qeshi dhe tha:
- më
duket se përveç që kemi punuar në të njëjtën shkollë kemi banuar edhe te e
njëjta zonjë. Pyeti për zonjën dhe i erdhi keq shumë herët tha i paska vdekur
burri dhe të afërmit e saj. Motra e mësueses u kthye nga unë dhe më tha:
- zotëri
mësues ne krenohemi me motrën URANIJA ZAHARIJA, jo vetëm se ka qenë një mësuese
e shkëlqyer, por ajo ka qenë dhe është VAJZA E NËNËS MBRETËRESHË. Unë u habita
the i tash si është e mundur? Zonja tha se Nëna Mbretëreshë në atë kohë i ka
mbledhur vajzat dhe djemtë më të bukur të Shqipërisë dhe i ka rritur dhe
edukuar në oborrin mbretëror, por edhe jashtë vendit. Njëra nga ato është edhe
motra e jonë shumë e dashur-URANIJA. Pas shkollimit janë dërguar atje ku ka
pasur nevojë ATDHEU.
U ndamë
me përqafime vëllazërore me ZONJËN MËSUESE, motrën e saj dhe doktoreshën me
urime për shëndet, jetë sa më të gjatë dhe takime të tjera... Për respekt dhe
nder të mësuese unë shkrova një poezi të cilën e kam të botuar në disa revista
por edhe te vepra e ime për fëmijë “ VALËT E GURRËS”
KALAJA E
KËRÇOVËS
( Uranija
Zaharija)
Sa e
lumtur do të isha E
kam ruajtur në zemër
Në mes të
nxënësve kërçovarë Sekretin
pesëdhjetë vjet
Të mbaja
një orë mësimi në –KALANË
E KËRÇOVËS-
Si shumë
vjet më parë. BUSTI I
HEROIT MË FLET...
Tha
mësuesja e moshuar Të
fala KALASË
-URANIJA
ZAHARIJA- dhe –UJMIRIT
PLAK-
Në
Durrësin piktoresk
Barra më e lehtë
I
shndriste shtëpia.
Pasi perdja u hap.
Begzat RRAHMANI
PLAGË TË
PA SHËRUARA
-Beqir
Limanit-Baca Beqë-
Imëtak në
trup
Por me
shpirt dhe zemër
-
SHQIPONJE-
Të
lartësive qiellore
Që kurrë
s’të trembte
Plaga e
plumbit të armikut
Të
moliste tepër
-PLAGA
SHEKULLORE E KOMBIT-
Kafeja
pret e nxehtë
Biseda të
shtrohej si përherë
Në
temperaturën nën -15 shkallë
Që të
brengoste shëndeti im
Ty Baca
Beqë dhe Ferit Ramadanin
Vazhdoni
qetë atje
Unë
përmallem me amanetin
-STILOLAPSIN
ME SHKABË-
Duke
trasuar rrugën
Që të
kyçem në KUVEND...