| E marte, 11.12.2012, 08:06 PM |
Në rrugë të mbarë për bashkimin tonë kombëtar
Takim i artit dhe i politikës artëdashëse për nderë të 100 vjetëshit Shqiptar
Nga Xhevat Muqaku
Shoqata kulturore " Yjet e Kosovës " prej datës 02.12.2012 në "Librin e artë" të qytetit Emmendingen, "Iliria" në Lahr, Unioni i studentëve shqiptar në Freiburg, rrethi kulturor në Emmendingen, Caritasi dhe subjekti SKIP po ashtu në Emmendingen, organizuan së bashku për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë një Ekspozitë me krijimet e artistëve shqiptar dhe një pasdite kulturore- artistike në prezencë të madhe të politikës artëdashëse dhe numrit të madh të bashkatëdhetarëve tanë.
Përmes opinjoneve dhe prononcimeve drejt efektit dhe madhështisë festive;
" Ekspozita e sotme prezanton në veprat e artistëve
shqiptar, ëndërren për një jetë më të mirë, në skulpturat që na rrethojnë, në
pikturat tradicionale, impresioniste, ekspresioniste dhe fotografitë me plisat
e bardhë". (Fritz Kendel- Enti për kulturë në Emmendingen)
" Përvjetori i 100- të i pavarësisë së Shqipërisë, Shqiptarët populli më i fundit në Europë i pavarësuar nga osmanlinjët, edhe pse ishin populli më i vjetër. Kjo tregon fytyrën e vërtetë, dhe tragjike të historisë me gabimet e fuqive të mëdha në kohën kur u mbajt Kongresi i Berlinit. Kohët kan ndryshuar mbarë dhe mirë andaj sot i gëzohem demokracisë edhe në Shqipëri edhe në Kosovë me përspektiven dhe aromën e mirëfillët europjane." ( H. Poselt- Deputet i Bundestag- ut)
Mirë se erdhët Artist të nderuar në Emmendingenin e yjeve tuaja
Para publikut shpalosën biografinë dhe rrëfyen për veprat
e tyre të ekspozuara ; Nanë Tereza, Ismail Qemalji, Kulla, Vjeshta, dita e
pavarësisë, rrugëtimi, bashkimi, Dielli, i mbijetuari, luftëtari, valltari
Arvanitas, hyjneshë e Manastirit, plisat e bardhë dhe ciklin e veprave " unë dhe ti
", me radhë: Dan Gashi, Augustin
Përgega, Mal Myrtaj, Bukurie Dalladaku, dhe Habib Shashivari të përcjellur nga
moderatori H. Hauser.
" Një festë e madhe, është dhe do të mbetet 100
vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, e veçantë në mërgim, në Emmendingenin e
veprimtarëve të vyeshëm, yjeve të rrethuar nga kultura dhe prominenca shqiptaro- gjermane. (Dan
Gashi- Piktor )
" Këta 100 plisa shqiptar i kam ekspozuar në
ambientet e Banjës publike në Shkup për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së
Shqipërisë. I përcjell një mesazh, ju rrinë përballë shëllungat e leshit të
deleve në pritje, ne jemi po ashtu në pritje të madhështisë.
Edhe populli im përbëhet nga një shumëllojshmëri kategorishë njerëzore, sikurse edhe veprat e miqëve të mij artistë që na rrethojnë sot. Nga kjo që ceka, len të kuptohet se edhe ne jemi popullë i vjetër i Europës, ndërsa dyert e Europës duhet t'ishin, duhet të mbetën të hapura. Kam ardhur me knaqësi në këtë manifestim, jam ithtare e kësaj mënyre të jetesës. Duke u inkorporuar në shoqërinë e vendit mikpritës, mërgimtari nuk e harron identitetin e tij, bartë në trupin e tij farën dhe tiparet e të parëve të tij dhe e tregon ate me krenari".(Bukurie Dalladaku- Docente në Akademinë e artit në qytetin Lahr )
Zakonisht mua më intereson njeriu, fotografia dhe shpirti
i tij, me një fjalë bota e jashtme dhe e mbrendshme e tij. Në Emmendingen kam
sjellur temat që i buzëqeshin Ciklit " unë dhe t'i ". Shtrohet
pyetja: cili jam unë dhe cili je ti? Përgjegjëja është; unë dhe ti sëbashku me
të tjerët dhe anasjelltas mundemi dhe duam të ndryshojmë botën, natyrisht
gjithmonë duke besuar vetëm në rrafshin pozitiv. Unë dhe ti- ne të dy së bashku
duam të shohim dhe përjetojmë botën e lumturë. Është kjo një ditë më e bukurë
të cilën e përjetova në mesin e kolegëve- krijuesve të rrespektuar, së bashku
me bashkatëdhetarët tanë dhe qytetarët e vendit mikpritës. Përgëzoi drejtuesit:
e " Yjeve të Kosovës, Kulturës së
Emmendingenit, Projektit SKIP dhe të tjerët që dhan kontributin e tyre në
organizimin e kësaj Ekspozite vërtetë deri më tani më të mirë dhe të
paparë.(Habib Shashivari- Piktor)
" Madhështia e organizimit të sotëm tregon se edhe
komuniteti i krijuesve të artit pamorë, me shansin e ofruar nga këshilli
organizativ i kësaj Ekspozite për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, e
tregoi vehten, kontribuoi përmes ngjyrës, formës, vijes, fotografisë etj. që
100 vjetëshi i shtetit shqiptarë të përjetohet i veqantë dhe madhështorë. Këto
jan elemente të cilat e përcjellin punën tonë kudo që jemi e në këtë rast edhe
pse jemi në mërgim krijimet tona dërgojnë mesazhe, gjuhë, shkëlqim dhe aromë
shqiptare". (Mal Myrtaj- Skulptor).
" Njehem shkëlqyeshëm në Ekspozitën e miqëve të mij, artistëve shqiptar sot në Emmendingen. I dèshiroi Shqipërisë dhe Kosovës së bukurë të shkëlqejnë edhe më shumë drejt përspektivës së tyre europjane, këtë e kan dëshmuar që moti ndërsa artistët tonë të artit pamorë dhe muzikorë e skalitën sot edhe më fortë. (Rolf Ulmer- mik i artistëve tanë, të cilin dëbora sot, nuk e bëri të hamendej, udhëtoi enkas për Ekspozitën, nga qyteti Singen)
" Kjo dëshmon pikërisht për pjesën e krijuesve tanë
që jan larguar nga vendi i tyre. Dhe tani Mërgata e jonë nuk është më vetëm
konsumuese dhe kultivuese e vlerave kombëtare por njëkohësisht është edhe
vetëkrijuese e këtyre vlerave. Kjo Ekspozitë sot me krijimtarinë e krijuesve
tanë në Mërgatë dëshmon se Mërgata e jonë po zhvillohet në të gjitha drejtimet
e saj, po bëhet pjesë e barabartë e jetës kulturore por edhe në fushat tjera,
në vendin ku jeton e vepron, dhe po vazhdon të jet Ambasadori më i mirë e
shtetit dhe origjinës në aspektin
kulturorë dhe më gjerë". ( Ibrahim Makolli- Ministër i diasporës së
Republikës sè Kosovës)
Artistët e muzikës klasike Vigan Kuqi- Piano, Albert Ibrahimaj- Kitarë dhe Alban Pengili- Violinë, interpretuan shkëlqyeshëm pjesë të muzikës klasike, ndërsa edhe kuzhinë tradicionale shqiptare nuk mungoi.
Pas Ekspozitës edhe pasdite artistike për nderë të festës kombëtare
" Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotrinjë, fytyra
publike dhe politike, të dashur vëllezër dhe motra Shqiptar, urime festa e
shenjët e cila në vehte ngërthen historinë tonë të dhimbshme por të lavdishme
dhe krenare.
Sot, ne si komunitet falë zotit, falë qytetit të
Emmendingenit, Kryetarit të qytetit z.Schlaterer, njeriut kryesor të rrethit z.
Harno Huth, anëtarit të Bundestagut Gjerman z. Peter Weiss, hymë në
"Librin e artë" të qytetit Emmendingen.
Zoti e bekoftë këtë ditë të shënuar dhe këtë shekull të
ri,
Zoti e bekoftë qytetin e Emmendingenit dhe Gjermaninë mike
Zoti i bekoftë shqiptareët.
Pa hezitim më duhet të falënderoj nga thellësia e shpirtit, anëtarin e Parlamentit Europian, zëdhënsin e 42 partive populliste të Europes, mikun e shqiptarëve z. Berndt Posselt, pèrfaqèsuesin e Ambasadores së Shqipërisë në Parlamanetin Europian z.Dastid Koreshi, ambasadorin e Kosovës në Berlin z. Skender Xhakaliu, ish ambasadorin e parë të Kosovës në Gjermani z. Vilson Mirdita, z. Weingärtner- drejtues i shtëpisë së Caritas- it, ku pak më parë u hap Ekspozita e krijuesëve tanë, pjesmarrës të tjerë nga qyteti, rrethi, Landi dhe nivelet tjera më të larta, shkollën e Emmendingen-it me grupin e tyre të cilën e udhëheq z.Eckert- pjesëmarrja dhe prezentimi i tyre e nderon Manifestimin tonë, shkollën e vallëzimit Shota nga Zvicra me Koreografin e shquar Agron Bajrami, të cilët do të ju përcjellin gjat këtij programi si dhe shoqatat si motra.(Moderatorja e programit artistik- Nife Shala)
Huazuar prej pjesës skenike "Lulja e shekullit"
(me korreografi, kostumografi, skenografi dhe muzikë të
Agron Bajramit-drejtor i shkollës së vallëzimit "Shota" nga Zvicra
ndërsa në regji dhe skenar të Kosovare Shabanit. Rrolet i luajtën grupi i
aktorëve të rinjë dhe i valleve të shoqatës kulturore "Yjet e Kosovës) :
" Ndërkohë ndëgjohej muzikë e përzier me historikun-
Monologu i ngritjes së flamurit në Vlorën e 1912- tës, me Plisa në Skenë në
formën e simbolit të 100 vjetorit dhe në mes tyre një vashë- zanë e mbuluar me
flamurë. Kosovarja- lulja e shekullit të
ri hyri në Skenë dhe foli: ka syresh që më kuptojnë, por ka edhe të atillë që
nuk më kuptojnë. Derisa ata që nuk më kuptojnë më kërcnojnë, ata që më kuptojnë
heshtin. Herën e parë ju drejtua shikueseve, e herën e dytë Kosovarja ju foli
Plisave-atyre që kishin flijuar gjithqka për flamurë dhe shtet, për liri. Ata/
ato e kuptojnë dhe më tutje heshtin.
Në fakt ata/ato nuk heshtin, zgjohen nga varri dhe vijnë
në këtë ditë të shënuar. Ndërkaq Ajo- Kosovarja, e lëshon lulen dhe zë vend në
anën e majtë të Skenës, në anën e djathtë prej shikuesve...Muzikës klasike në
vazhdim ju bashkua ritmi i daulleve në katër qoshet e sallës, pas tyre vinin
burra dhe gra të cilët ju afruan Skenës. Derisa këta afroheshin, zëri i
fëmijëve bëhej më i fuqishëm derisa kulmoi. Sejcili nga burrat identifikohej me
Plisin e vete, e vendosnin në kokë dhe zinin vend mu aty ku ishte Plisi.
Vajza e cila ishte e mbuluar me flamurë duke e ndëgjuar muzikën, fillon të ngritet ngadalë, më pastaj fillon të qendisë Flamurin dhe të qendisurë i jep njërit prej katër burrave të parë, Ismajl Qemajlit, i cili po ashtu e kapi lulen dhe i zgjati vajzës duke ju drejtuar me: Lulja e shekullit...
Veqojmë nga rrjedha e programit artistik
Fjalë rasti për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,
drejtuar të pranishmëve nga Ministri i Diasporës së Kosovës- Ibrahim Makolli,
fjalë përshëndetëse e Ambasadorit të Kosovës në Berlin- Skender Xhakaliu, dhe
ish amasadorit Vilson Mirdita, një program i pasur me valle festive nga shkolla
e vallëzimit "Shota", shkolla e muzikës në Emmendingen, të cilët
performuan pjesë nga repertoari i tyre, Torta e pavarësisë e gatuar nga Samire
Shabani që përgadit për publikun nga ; Skender Xhakaliu, Vilson Mirdita, Ibrahim
Makolli, Zef Prenka, Arif Hoti, Xhemshir
Haziri, Nue Lekaj dhe më në fund edhe këngëtarët e mirënjohur Enkeleda Bashaj
dhe Habib Elezi pasuruan festën madhështore në organizim të shoqatave dhe
subjekteve te lartpërmendura.
Ky shekull i pavarsisë së shtetit shqiptar, do të mbahet në mend për sakrificën e madhe të mbarë kombit tonë në bërjen e atëdheut dhe ruajtjen e tij, veqanërisht të pjesëve të mbetura jasht trungut të tij." I përkulemi përjetësisht Ismajl Qemajlit- babait të pavarësisë së Shqipërisë,Ideologut dhe arkitetktit të pavarësisë së shtetit Shqiptar- strategut Hasan Prishtina, gjeneralit të luftrave dhe krenarisë së kombit- Isë Boletini dhe të gjithë atyre burrave dhe grave që nuk kyrsyen jetën e tyre për të mirën e kombit, ndërsa pa veprimtarët dhe patriotët e mërgatës tonë, jo vëtëm bërja e Shqipërisë shtet i pavarur, por as lufta dhe as pavarësia e Kosovës nuk do të mund të ndodhnin. Me këtë rast më lejoni që përmes juve, të gjithë bashkatëdhetarëve tanë mërgimtar të ju shprehë mirënjohjen më të thellë për këtë angazhim kombëtar ", (pjesë nga fjalë rasti, Ibrahim Makolli- Ministër i Diasporës së Kosovës)
Opinione
Shoqata kulturore "Iliria" , zyrtarisht është
themeluar kètë vit dhe në gjirin e saj jan aktualisht 60 anëtar. Bashkëpunojmë
ngusht me shoqatën "Yjet e Kosovës". Mësimi plotësues në gjuhën
shqipe është prioritet. Uroi që Ideali i
çdo shqiptari- bashkimi kombëtar të arrihet sa më shpejt. .(Arif Hoti- shoqata
kulturore "Iliria" në qytetin Lahr)
Ekspozita e sotme së bashku me programin artistik më
pëlqyen jashtzakonisht së bashku me organizimin e mirëfillet dhe prezencën e
mysafirëve të rrallë. Uroi popullin shqiptar për festën e madhe, e dëshiroi sa
më parë bashkimin kombëtar.( Vllaznim Haziri- Student i fakultetit juridik në Osnabr?ck)
100 vjetëshin e pavarësisë e kam festuar së pari me
kolegët e mij Student. Ndjehem shumë e lumtur që sot isha e pranishme edhe në
Ekspozitën e krijuesve tanë edhe në programin artistik të përcjellur me
recitimet, pjesë skenike, këngë dhe valle shqiptare. Veqanërisht ndjehem mirë
kur mendoi se kulturën tonë e pëlqejnë edhe të tjerët dhe kemi me çka krenohemi
edhe para botës.(Agneta Osmani- Studente e linguistikës në Stuttgart)
Zemra ime është bërë mal. Due me të thanë të drejtën; kam
jetue tërë këtë vit për këtë ditë. E kam përjetuar ditën e sotme si të
jashtëzakonëshme. Uroi shqiptarët kudo që jan për ditën e pavarësisë dhe
ngritjen e flamurit. Mendoi se duhet të punohet me shumë zell rreth këtij flamuri që në të ardhmen të
bëjmë, të jemi dhe të kemi rrugë të mbarë për bashkimin tonë kombëtar. (Ali
Osmani- bashkatëdhetar që jeton në periferi të qyretit Freiburg)
Këshilli organizativ falenderon me këtë rast të gjithë ata që ndihmuan në realizimin me sukses të këtij Manifestimi si dhe sponzorët; Wolksbankën në Emendingen, Habib Elezi, Sanije Shabani, Bedri Blakqori, Avni Shabani dhe Beqir Dervishaj.