| E marte, 11.12.2012, 08:11 PM |
SA SHUMË GJAK, PER PAKL LIRI!
E NDERUAR REDAKSI E ZSh-së
I nderuar z. Lushaj!
Keto vargje kushtuar vellait tim te ndjere i pati bere kolegu i Tij Muhamet Vuthaj me rastin e 10 vjetorit... Une sot po kam deshire ta kujtoj vellain tim pikerisht me keto vargje. Andaj nese ke mundesi ju lutem,
botojini ne revisten tone te dashur ZSH
Miqësisht,
Mustafë Rugova
Ahmet Rugova nuk vdes kurrë
Nga: Muhamet VUTHAJ
Flut’ron shqipja prej pal’s flamurit
Ndalet pak n’Cerrollukë t’Podgurit
Ndalet pak n’Cerrolukë t’Istogut
Ku ka djem e burra t’logut
Burra që i nderon Kosova
Atdhetar - Ahmet Rugova
Është Ahmeti djalë i Tahirit
Fjala e tij si rreze e Diellit
Djalë i ri – plot ideale
Krenari në shkollë Normale
Gjithmonë ishte një yll drite
N’SHLP – n’deg: Gjuha Shqipe
Burrë i fjalës dhe i ndërgjegjes
Nisi punën n’Banjë të Pejës
Mendja e tij tejkalon detin
Me sukses kreu Fakultetin
Profesor i gjuhës shqipe
N’Gjinmaz t’Istogut rreze drite
Dritë e kombit – nder i fisit
Me tipare si t’Luigjit
S’e tremb dhuna, pushka as flaka
N’ballë të nxënësve – n’demonstrata
S’trembet zemra as mendja e trimit
As n’organe t’sigurimit...
Sa më shumë që po kërcnohej
Aq më shumë burri forcohej
Dhe në vitin ‘89
Kohë e keqe, kohë e rëndë
Ti me burra t’shqiptarisë
S’i pranon planet e Serbisë
Kur na u mor ne Kushtetuta
Disa shkive iu hoq tuta
Bëhen argat t’zi t’Serbisë
I shtrejnë dhunën Shqiptarisë
Fëmijëve tanë ua ndalin lojën
Bijve t’shqipes ua mbyllin shkollën
N’ballë t’protestës popullore
Ahmet Rugova – drejtor shkolle
Para bishave te Serbisë
Foli burri i shqiptarisë
Foli rrast ky yll drite
Kurrë nuk mbyllet shkolla shqipe
Jemi popull plot ideal
Do t’punojmë në fushë e n’mal
Sa t’ketë dielli rreze drite
E gjallë do t’mbetet gjuha shqipe
Po çuditen bijtë e shkinës
Për guximin e djalit t’shqipes
Dhe pas luftës ky burrë i logut
Prap punon n’Gjimnaz t’Istogut
Kthehet n’shkollë që e pagëzoi
Dhe me shokë me nder punoi
Po një ditë i ndodh rreziku
Kah shkon n’punë – aksident trafiku
U përpoqen mjekët e Kosovës
T’i shpëtojn jetën burrit t’botës
Po plagët e rënda e bënë t’vetën
Ahmet Rugovës ia morën jetën
Ahmet Rugova nuk vdes kurrë
Mbetet shqipe në flamur.